Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria vijon të ketë borxhin më të lartë publik në rajon dhe ndër ta parat në Europë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në fund të tremujorit të dytë të 2018 borxhi publik në Shqipëri ishte 66.3 për qind e PBB, duke u renditur në vendin e 15 ndër 34 vende të Europës dhe Rajonit të Ballkanit, sipas të dhënave të Eurostat dhe Komisionit Europian.
Në rajon, Shqipëria ka nivele të ngjashme borxhi me malin e Zi, ndërsa Serbia që dikur kryesonte, me mbi 70% e ka ulur këtë tregues në 55.9% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë. Maqedonia ka një borxh rreth 44% të PBB-së, Bosnja 36.3 dhe më të ulëtin e ka Kosova, me rreth 16%.-raporton Monitor.
Mesatarja e borxhit në 28 vendet anëtarë arriti në 81.5% të PBB-së në 81.0% të PBB-së. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, raporti i borxhit ne BE ra nga 83.4% në 81.0%, sipas Eurostat.
Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018, letrat me vlerë të borxhit përbënin 81.1% të eurozonës dhe 81.9% të borxhit të përgjithshëm të BE-së.
Raporti më i lartë i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018 u regjistrua në Greqi (179.7%), Itali (133.1%) dhe Portugali (124.9%) dhe më e ulëtat u regjistruan në Estoni (8.3%), Luksemburg 22.0%) dhe Bullgari (23.8%).
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, gjashtë shtete anëtare regjistruan një rritje të borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018.
Rritjet më të larta u regjistruan në Qipro (+10.6 pikë përqindje ? pp), Letonia (+1.4 pp), Mbretëria e Bashkuar (+1.1 pp) dhe Sllovakia (+1.0 pp).
Zvogëlimi më i madh u regjistrua në Slloveni (-2.8 pikë përqindjeje), në Gjermani (-1.2 pikë përqindjeje), në Holandë (-1.1 pikë përqindje) dhe në Lituani (-1.0 pikë përqindjeje).
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, vetëm tre shtete anëtare regjistruan rritje të borxhit të tyre ndaj PBB-së dhe njëzet e pesë shënuan ulje. Ulje u e borxhit në raport me PBB u regjistrua edhe në Shqipëri.
Rritje u regjistrua në Greqi (+3.5 pikë përqindje), në Mbretërinë e Bashkuar (+ 0.3 pikë përqindjeje) dhe në Sllovaki (+ 0.1 përqind), ndërsa zvogëlimet më të mëdha u regjistruan në Slloveni (-7.4 pikë përqindjeje), Lituani (-6.5 pikë përqindjeje ), Irlanda (-6.4 pp), Portugalia (-5.9 pp) dhe Malta (-5.5 pp).
KLSH, borxhi më i lartë sesa deklarohet
Në fund të 2017-s, borxhi publik i vendit zbriti në 69.9% të PBB-së, nga 72.4% në 2016-n, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin për buxhetin faktik 2017 ka konstatuar se treguesi i borxhit nuk ka marrë në konsideratë detyrimet e prapambetura. ?Nga auditimi konstatohet se deri në fund të vitit 2017, sipas vetëdeklarimeve të enteve buxhetore, të raportuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë janë akumuluar detyrime të prapambetura në shumën 16 miliardë lekë dhe sipas auditimit të KLSH vlera e detyrimeve të prapambetura ka rezultuar në shumën jo më pak se 19 miliardë lekë?, konstaton KLSH. Vlera e detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në tabelën e treguesve fiskalë, cka do t ë sillte nj ë deficit mbi 2% t ë PBB, por është raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme. Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088 miliardë lekë, do të ishte në rreth 1,104 miliardë lekë, i cili në raport me PBB do të jepte një tregues të borxhit në nivelin mbi 71%. Nëse marrim në konsideratë edhe shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH në vlerë 11 miliardë lekë, borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72% të PBB, sipas KLSH.
Burimi: Eurostat, Komisioni Europian për rajonin
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme karakterizojnë ...
Parashikohet në ditë e cila do ju shohë mjaft të tensionuar....
Drejtori i Arkivave, Ardit Bido gjatë një interviste në emis...
Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se personazhet qesha...
Në një komunikim në skype në studion e emisionit “Opinion” t...
Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar një tjetër skandal të kryeta...
Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se ngarkesat e drogës që ka...
Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e ...
Gazetari Xhevahir Zhabina ka bërë një deklaratë bombë në stu...
Kreu i LZHK dhe njëherazi aleati i Lulzim Bashës, Dashamir S...
Ditën e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Tran...
Emisioni “Stop” i rikthehet çështjes së sigurisë së ushqimev...
Gazetarja Fatjona Mejdini ka thënë se listën e turpit me emr...
Vuajtjet e periudhës së komunizmit janë trajtuar në dokument...
Gazetarja e Kronikës, Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të re...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të frikshëm në...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka hedhur poshtë zërat, q...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Provokacja” të Mu...
Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me çështjet e financ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...