web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata bombë/ Rama i dha para në dorë Bashës, në 18 maj

19 Tetor 2018, 14:15, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit ?Top Talk? ka bërë një deklaratë të fortë.

Imami ka thënë se Basha dhe Rama i ndajnë paratë midis tyre.

?Në perceptimin tim është se punët shkojnë mirë, paratë bëhen, po ndahen paratë. U dha një shumë jo e vogël në dorë në marrëveshjen e 18 majit?,  deklaroi ai.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se nëse me këtë donte të thoshte se PD-ja është marr peng për interesa biznesi.

Imami iu përgjigj duke thënë se kjo është e dukshme.

?Pse kjo nuk është e dukshme kjo. PD-ja nuk bën asgjë vetëm se rrit pozicionin negociues të Bashës për të marrë sa më shumë para nga Rama?,- tha Imami duke kujtuar edhe njëherë 13 milion eurot e pallatit të vjehrrit të Bashës në Vlorë.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Arben Imami tha se Edi Rama dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë të dy fajtorë për gjendjen, ku ndodhet vendi.

Kjo sepse ata i dhanë zgjidhjet në tavolinë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga