Sot i japin një mesazh të fuqishëm botës/Binjaket që lindën duke i mbajtur duart njëra tjetrës
Sarah Thistlethwaite dhe Bill nga Orrville, Ohio janë binjak...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat nga selia blu ka publikuar prova të reja, për çështjen ?Babale?.
Sipas Alibaejt përgjimet telefonike provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.
?Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar prova e sajuar dëshmitar për të mbrojtur vëllanë trafikant droge të Ministrit të Brendshëm nga burgu? ? ka thënë ai.
Deklarata e plotë e deputetit, Enkelejd Alibeaj
Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.
Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.
Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.
Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.
Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.
Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:
Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë ?hap gojën sa do?.
Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: ?Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart?? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët ?Mora një pako të mirë?.
Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet ?lart ku më latë?. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë ?Shefin e madh? me patjetër atë ditë, duke e garantuar se ?nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa?.
Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:
Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.
Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, që jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.
Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t?i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.
Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t?i mbyllur gojën denoncuesit.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.
Por fundi i tyre është i afërt. Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët./ CNA.al
Foto të tabulateve telefonike
Sarah Thistlethwaite dhe Bill nga Orrville, Ohio janë binjak...
Ajo e ka treguar gjithnjë se i mungon figura e të atit në je...
Një 32-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme nga polic...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shprehur s...
“Lumturia është në gjërat e vogla”.Kështu shkruante Alfio pa...
Egziston një mënyrë, sesi të shpëtojmë nga orët e gjata mbi ...
Tetorit po i vjen fundi, por termometri vijon të shënojë vle...
Policia e Krujës ka ndërmarrë një operacion kundër ndotjes s...
Ditën e djeshme Besi dhe Xhensila kanë festuar 3-mujorin e l...
Ai është një nga këngëtarët më të njohur dhe të preferuar në...
Gjatë kësaj jave që po lëmë pas, në një konferencë për shtyp...
Dekorimi i shtëpisë mund t’ju kushtojë shumë, prandaj jo rra...
Një shpërthim me bombë ka ndodhur gjatë natës në selinë e p...
Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë shtet...
Në rrjetet sociale, po qarkullon një reportazh që Fahri Ball...
Dy nga tezat, apo thënë ndryshe kauzat politike mbi të cilat...
Sot, lidhjet e rëndësishme janë në fokus të tensioneve. Venu...
Policia italiane ka arrestuar tre vëllezërit shqiptarë, Ledj...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shpreh...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një banes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...