Paketa anti-shpifje/ Deputeti vë me shpatulla pas muri Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas ...
Curraj i Epërm është nga fshatrat me bukuri të rralla natyrore, por pak shqiptarë kanë mundur t?i shikojnë.
E kjo për shkak të rrugës, e cila për shekuj me radhë ka qenë njësoj si një rrugë mesjetare.
Fshati Curraj i Epërm njihet, si vendi i kreshnikëve dhe ndodhet në trekëndëshin mes Thethit dhe Valbonës në njësinë administrative Nikaj Mërturë, të bashkisë Tropojë.
Ujëvarat, shpellat të e eksploruara deri sot që alpinistet dhe arkeologet italiane, deri tani kanë arritur në 6,5 km gjatësi dhe akoma nuk i kanë dalë në fund, dhe dy lumenjtë me ujin e kulluar e bëjnë këtë fshat një perlë të alpeve shqiptare.
Falë iniciativës së komunitetit të Currajt të Epërm, kryetarit të bashkisë Besnik Dushaj, deputetit Isuf Çelaj, administratorit të njësisë Nikaj Mertur, Gjovalin Gjeloshaj, kryetarit të shoqatës Nikaj Mërtur dhe mjekut Mhill Gecaj.
Lajmi për përfundimin dhe inaugurimin e rrugës automobilistike, të Currajt të Epërm është dhënë nga ky i fundit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
I kontaktuar nga CNA.al (CityNews Albania) mjeku, Gecaj ka treguar se u deshën 3 muaj pune intensive, pa pushim asnjë ditë për të përfunduar këtë rrugë.
?Puna ka filluar me datë 4 Korrik 2018 me hapjen e sezonit turistik në një zonë tjetër të bukur turistike siç është Vrana e Madhe në Nikaj Mërtur, sepse deri aty shkonte rruga kuptohet e pa shtrua dhe e pa mirëmbajtur dhe kemi filluar hapjen e trasesë, e cila është rreth 12 km rrugë e re e hapur . U deshën rreth 3 muaj punë intensive pa pushim, asnjë dite dhe me orë të zgjatura që kjo të arrij në destinacion, q ne i themi në log të Kishës në Currraj Eperm?, – është shprehur Mhill Gecaj.
Mjeku, Gecaj ka treguar për CNA.al se iniciativa për shtrimin e kësaj rruge lindi nga burrat dhe djemtë dhe bijat e Currajt të Epërm, të cilët morën në dorë fatin e këtij fshati.
?Burrat,djemtë, bijtë dhe bijat e Curraj Epërm morën në dorë fatin e këtij fshati, duke hapur 12 km km rrugë të re që nuk ka ekzistuar kurrë?,- ka treguar ai.
Mjeku i cili punon në Tiranë, ka shpjeguar më tej për CNA.al se kjo iniciativë u mor, për arsyen sepse vetëm kështu fshati mund të kthehet në një atraksion turistik.
Por edhe pse pa rrugë dhe pa energji në gjithë këto vite fshati Curraj i Epërm është vizituar nga qindra turistë polak dhe çek.
Ai ka treguar edhe se si do mirëmbahet, kjo rrugë, e cila zgjon një rreze drite për zhvillimin e fshatit me bukuri të rralla.
?Sipas marrëveshjes me Bashkine Tropoje kjo rrugë do të hyje në inventarin e rrugëve të Bashkisë Tropojë dhe do regjistrohet në ZRPP. Plus që po mendohet nga disa djem nga Curraj Eperm që do të sjellin edhe një traktor për mirëmbajtjen, do të sillet edhe një kamion vetëshkarkuese dhe me vinç nga biznesmeni Skender Perpepaj?.
Shuma në total, për përfundimin e kësaj rruge ka qenë 150 milion lekë, ku kontributet kanë qenë nga vlerat më modeste e deri tek shuma të mëdha, që janë dhuruar nga komuniteti kësaj zone.
Në përfundim mjeku ka treguar për CNA.al se banorët e këtij fshati shpresojnë, se me shtrimin e kësaj rruge ata do të kenë mundësi të zhvillojnë turizmin.
?Së pari do ketë një kthim masiv të banorëve në shtëpitë e tyre të bukura dhe do fillojë restaurimi i tyre për ti kthyer në bujtina pritëse për turizmin dhe vizitorët që nuk do jenë të paktë. Së dyti do japë një zhvillim të madh gjithë zonës Nikaj Merturit duke kthyer në një atraksion të madh turistik, pasi kjo rrugë lidh pothuajse të gjitha Fshatrat e Nikaj Merturit?,- ka shpjeguar mjeku Mhill Gecaj./ CNA.al
Më poshtë foto nga fshati Curraj i Epërm, si dhe foto që tregojnë punimet e rrugës
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas ...
Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit ka arrest...
Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në zonën e Viterbos...
Nëse vajzat e familjes Kardashian, Jenner janë të famshme, v...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha me anë të një postim...
Këngëtari shqiptar Seven Saraqi ka lajmëruar për një bashkëp...
Gjumi është ëndrra jonë e ditës. Sa zgjohemi duam të biem së...
Edhe pse vendi është përgjakur nga krimi dhe jetë njerëzish ...
Kompania turke e produksionit “Ay Yapim”, ka nisur xhirimet ...
Kryeminstri Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës në ...
Prokurorja e përgjithshme, Arta Marku i bën thirrje të gjith...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një vizit...
Këtë javë gjatë vizitës së saj në Afrikë, Melania Trump dha ...
Një super-jaht 264 milionë dollarë që kthehet në padukshëm p...
Studimet e bëra ndër vite kanë treguar se si është jeta e nj...
Deputeti Spartak Braho, në një intervistë të dhënë pak ditë ...
Tryeza e partive joparlamentare u mbodh sërish sot në Tiranë...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shoqëruar nga Kryetari ...
Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar plotësisht një magazinë n...
Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku priti zëvendëspresident...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...