web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pazari i prishur/ Zbulohet kush do t’ja jepte "Babales" 200 mijë euro

9 Tetor 2018, 08:31, Aktualitet CNA

Çështja e audio-përgjimit ?Babale?, për të cilën opozita pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shfaqet duke bërë pazare droge, vijon të jetë një ndër temat më të nxehta të politikës.

Ndërkohë, organi i akuzës ka nxjerrë në dritë të tjera detaje në lidhje me këtë audio-përgjim, i cili në media u publikua nga deputeti demokrat Ervin Salianji, disa muaj më parë.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

Por, në përgjime del se Albert Veliu, apo i ashtuquajturi ?Babale? do të merrte një shumë prej 200 mijë euro. Ndërkohë, Salianji mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Open? e pranoi që është telefonuar nga ?Babalja? dhe që e ka takuar këtë të fundit, por nuk pranoi çështjen e lekëve.

Ai tha  ?le të vertetojnë që kam kryer elementë të veprës penale?, por në fakt prishja me ?Babalen? duket të jetë çështja e lekëve, sepse premtimi mesa duket është bërë, por paratë nuk janë dhënë. Ky mund të jetë një detaj, i cili ka çuar më pas në prishjen me ?Dëshmitarin X?, dhe pazari është bërë , pavarësisht nëse janë dhënë apo jo paratë.

Një fakt që provohet nga të gjitha palët, është se këta janë takuar dhe kanë negociuar, ndërkohë që Salianji dhe PD-ja në prokurori kanë dorëzuar një audio të manipuluar. Një audio me zhurma, dhe jo audion e pastër, bruto, të dorëzuar nga gazetari. Kanë dorëzuar një audio, në të cilën pas ekspertizës del se nuk është vëllai i Fatmir Xhafës.

Salianji kërkon që të kapet me detaje teknike në mënyrë që të rrëzojnë proçedurën dhe të dalin pa lagur dhe kanë fshehur audion bruto. Por, ka përgjime të tjera, ndaj të cilave Salianji nuk shpëton dot. Sepse në regjistrime flitet për 200 mijë euro. Thuhet se Salianji është takuar me Babalen, ndërkohë që gazetari në ?Klan? ka thënë se? unë e kam bërë investigimin pastaj ja kam dhënë Salianjit?. Por, Ervin Salianji në prokurori dhe mbrëmë në studion televizive tha të kundërtën. Ai tha se është ky që e ka çuar ?Babalen? tek gazetari.

Proçesi është edhe më i komplikuar dhe me shumë gjasa, Ervin Salianji ashtu siç dridhej dje para televizorit, duket të jetë në hall të madh dhe duket të jetë ai njeriu i cili ka përgatitur gjithë këtë skenar, që siç del nga audio-përgjimi, ku ka bërë pazar me aktorët për t?ju dhënë 200 mijë euro, para të cilat Salianji tha se nuk i ka paguar. Ndoshta lekët mund të mos jenë paguar, por manipulimi dhe pazari është bërë. ?Babalja? është përgatitur nga Salianji dhe është çuar më pas tek gazetari Olldashi, siç del nga provat e reja dhe hetimi i prokurorisë.

Fillimisht u tha se e bëri gazetari dhe më pas e mori partia, kur në fakt rezulton e kundërta. Është partia që e ka çuar tek gazetari dhe më pas ky i fundit e përgatiti dhe e rikthen tek partia. Askush nuk do të mund ta besojë se ?Babale? ka mundësi të regjistrojë dhe të manipulojë audion e më pas ta dorëzojë në prokurori të manipuluar.

Por, nga ana tjetër Salianji në deklarimin e pasurisë nuk i ka 200 mijë dollarë, ndërsa Luli dhe kunati i kanë. Kush do i jepte dhe pse nuk i dha, këtë pritet ta tregojë Ervin Salianji dhe aktorët e tjerë në prokurori./ CNA.al





Lajmet e fundit nga