“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Disa muaj më parë, Partia Demokratike publikoi në media një audio-përgjim, në të cilin pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shfaqej duke bërë pazare droge. Çështja në fjalë trazoi politikën dhe bëri shumë bujë në media dhe në opinionin bublik.
Ndërkohë, pas marrjes së përgjigjes së ekspertizës, e cila tregon se audio në fjalë është e manipuluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuza për 3 persona, mes tyre edhe interpretuesin e Agron Xhafajt.
Një ndër personat e përfshirë në këtë skandal, është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili bëri publike përgjimet.
Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Open? në Top Channel u shpreh se në prokurori është çuar një material i publikuar në media dhe jo origjinali, sipas tij për të tjetërsuar zërin e Agron Xhafajt.
Ndërkohë, sipas ekspertizës një zë i dytë nuk dëgjohej dhe në disa zëra dilte se nuk ishte Agron Xhafaj, por ishte Fredi Alizoti.
Sipas Salianjit nuk është çuar audio-përgjimi i duhur për ekspertim, por në fakt mësohet se prokuroria ka çuar për akt-ekspertim audio-përgjimin që ka dorëzuar PD-ja.
Pra, pasi ka ndodhur ngjarja, PD ka dorëzuar në prokurori audio-përgjimin, i cili është ai që ka prezantuar Salianji dhe që është çuar për ekspertizë. Pra, prokuroria ka dërguar për ekspertizë, atë audio-përgjim që ju ka dorëzuar Ervin Salianji, apo zyrtarisht PD-ja.
Pra, ekpertiza është bërë mbi të njëjtën audio, për të cilën opozita pretendon se është Agron Xhafaj, e njëjta që është publikuar nga PD-ja edhe për mediat.
Ndërkohë, dje Salianji tha se nuk është audio e duhur ajo që ka dërguar për ekspertim prokuroria. Sipas tij është audio e marrë nga mediat, por në fakt është e provuar shkresërisht dhe zyrtarisht se është e njëjta audio që PD-ja i ka servirur opinionit publik.
Tani ka disa detaje. Salianji thotë se është marrë nga mediat, ndërkohë që në fakt është vetë audio që ka dorëzuar PD-ja. Nga ana tjetër rezulton që po ajo audio që PD ka publikuar për mediat nuk është audio bruto e bërë nga gazetari dhe nga ?Babalja?, pasi Jetmir Olldashi ka deklaruar se audion bruto ja ka dhënë deputetit Salianji, por PD-ja zyrtare në Prokurori ka dorëzuar audion që i serviren medias, dhe jo atë bruto.
Në prokurori PD-ja ka dorëzuar një audio me titra dhe me zhurmë. Një audio, e cila ka ndërhyrje dhe i është futur muzikë, kurse audio bruto nuk ka.
Kjo deklaratë në prokurori është bërë nga gazetari, i cili ka thënë se ka dorëzuar në PD një audio bruto. Kurse Salianji dhe PD-ja në organin e akuzës nuk kanë çuar audion bruto, por kanë dorëzuar atë që prezantuan në media.
Pra, Salianji me atë çfarë tha dje dhe me atë çfarë ka deklaruar gazetari, duket të jetë personi kyç i këtij manipulimi. Dhe kërkoi që nëpërmjet kësaj audio apo dhe detajeve teknike të rrëzojë proçesin e hetimit, për të dalë pa lagur. Zgjidhja e gjetur duket të jetë ?mos dorëzo audion e pastër, atë bruto e cila vërteton çdo skenar dhe manipulim, por dorëzon audion e montuar?.
Pra, PD-ja ka dorëzuar një audio të montuar dhe në bazë të kësaj audio të montuar është bërë ekspertiza. Dhe megjithëse është e montuar dhe i është futur muzikë në sfond, ekspertiza ka nxjerrë ato të dhëna. Nëse do ishte dorëzuar audio bruto, të dhënat do të ishin më të plota dhe më të qarta.
Por, Salianji dhe të tjerët për t?i shpëtuar manipulimit dhe zhdukur gjurmët nuk kanë dorëzuar në prokurori audion e plotë dhe të pastër të bërë nga gazetari, por kanë dorëzuar atë që ju serviren mediave. Kjo është një nga pikat e manipulimit që Salianji kërkon t?i bëjë proçesit, gjë që dje e tha copë vetë me gojën e tij, në emsionin ?Open?, ku theksoi se PD kishte dorëzuar audion që kishte servirur publikisht.
Ndërkohë vetë thoshte se audio, të cilës i është bërë ekspertizë nuk është ajo që ka dorëzuar PD-ja. Kur në fakt ekspertiza i është bërë të njëjtës audio që ka dorëzuar PD-ja, por fakti është se audio ka qënë e manipuluar. Pra, vetë Salianji ka dorëzuar në prokurori një audio ku ka ndërhyrje, zhurma, muzikë dhe titra./ CNA.al
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi sh...
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka lëshuar aku...
Barbara Bush, vajza e ish-presidentit amerikan George W. Bus...
Rona Nishliu ishte këngëtarja që bëri krenarë të gjithë shqi...
Flaka Krelani është një ndër këngëtaret e cila njihet për st...
Çfarë kërkon veziri Mustafa nga Atike?Sulltan Murati niset p...
Pak minuta pasi personat në brendësi të lokalit Monopol, në ...
Shqipëria duket një vend rekord për moshën e 150 vjeçarëve, ...
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me efektivët e komisariat...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten dominante deri në ...
Një 21-vjeçar nga Mamurrasi ka rënë në prangat e policisë, p...
Një gomone me 557 kg kanabis në bord është kapur nga policia...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjeni kohë për të riparë disa çë...
Në emisionin “Opinion” gjatë mbrëmjes së sotme është folur p...
Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e emisionit “Op...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar përfshirjen...
Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Open” në Top...
Çlirim Gjata, avokati i gazetarit, Jetmir Olldashi ka lëshua...
Deputeti i Partisë Demokatike, njëherazi edhe denoncuesi i a...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...