Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Në të dalë të Fierit marrim, rrugën majtas. Jemi nisur për në fshatin që i përket hartës së qarkut të Fierit, por ata që kanë lindur aty e quajnë veten mallakastriot.
Kreshpan i thonë, një fshat i mbushur me histori. Është fshati i parë në hyrje të qytezës së Cakranit, ose zona që njihet si thesar për arkeologët. Aroma e naftës, nuk na ndalet gjatë gjithë rrugës edhe kur mbyll xhamat e makinës, atë prapë e ndjen.
Prej gati 5 dekadash, kjo zonë po vuan nga një plagë e thellë, industria e naftës. Gjurmët e naftës i gjen, kudo në ajër, tokë dhe ujë.
Gjatë gjithë rrugës për në Kreshpan, na bëjnë hije pemët. Makina ndalon, vështrimi më ndalet para një sipërfaqeje të madhe me pemë, i thonë pylli i fshatit. Buzë tij rrjedh Gjanica, lumi më i ndotur në Shqipëri. Në të ka vite që dredhen mbetjet e rënda të naftës dhe edhe pse banorët po vuajnë nga sëmundje, si fenolet në gjak e deri çrregullimet në sitemin nervor, askush nuk ka bërë asgjë për t?i ndaluar kompanitë naftënxjerrëse që mos t?i derdhin mbetjet në lumë.
Për t?u ngjitur në fshat duhet të kalojmë, pyllin. Ka edhe një rrugë tjetër, por ajo nuk është aq e magjishme sa rruga e pyllit. ?Eh sikur Gjanica të mos ishte ndotur, mbase Kreshpani do të ishte në listën e 100 fshatërave turistike?, them me vete, teksa përshkoj pyllin.
Në të dalë të pyllit më shfaqen shtëpitë e para, i afrohem njërës prej tyre. Në baçe siç i thonë në Kreshpan, një burrë i moshuar po punonte tokën.
E përshëndes dhe e pyes si quhet.
?Musa e kam emrin. Kë kërkon ti këtu??- më pyet ai.
I tregoj se gjyshi im kishte lindur në Kreshpan dhe se quhej Kadri dhe se doja të shikoja shtëpinë, ku ishte gjetur thesari më i madh ilir në Shqipëri.
?Ah, po ti fol moj. Thuaj jam mbesa e Kadriut. Nga e di për thesarin, as sot se dimë se ku është. E gjeti një djalë i ri, katërmdhjetë vjeç ishte në oborrin e shtëpisë. Në 1980 i gjeti, ishin shumë monedha nga ato të kohës së mbretit Monun. Ka qenë mbret ilir ai, po ku e dini ju të rinjtë?,- tregonte Musai.
Pasi i tregova se origjina ime ishte nga ky fshat, toni i zërit të tij ndryshoi dhe siç thonë mallakastriotët, u shtrua në muhabet.
?Që ta dish t?i bija e xhaxhait, në Kreshpan, dikur ka pasur më shumë gra të veja në kohën e turkut. Se i vranë burrat se kemi qenë katolik ne, po pasi vrarë shumicën e burrave u bëmë myslyman. U bëmë të gjithë, ka pasur dhe një kishë këtu, po dha urdhër xhaxhi ta shembin. Ai që e goditi i pari me çekan, i vdiqën katër djem. Shikon Zoti bijë e xhaxhait, shikon?,- tregonte ai.
E pyeta sërish se si mund ta gjeja shtëpinë, ku ishte gjetur thesari, por Musai nuk kishte ndërmend të më linte të ikja pa m?i treguar të gjitha, se ç?ndodhte në Kreshpan, madje për ta vërtetuar se kreshpanjakët ishin më shumë mallakastriot se sa fierak urdhëroi gruan të më sillte një gotë raki. Ndryshe nga çdo zonë tjetër në Mallakastër rakia pihet dhe nga gratë, madje ngrenë dhe dolli me burrat.
?Tani dëgjo t?i bijë e xhaxhit. Këta mirë thesarin na i morën, po këtu po bëjnë më keq. Që thua t?i mua tokën ma kanë kërkuar për të mbjellë drogë?,- rrëfeu Musia.
Unë zgurdhullova sytë.
?Ça ke moj nuk beson? Na ktheje këtë ta marrësh veten?.- tha dhe më zgjati gotën.
Nuk e ktheva më mjaftoi vetëm era e fortë e alkoolit që dilte nga ajo gotë.
?Është nga rrush i mirë. Dëgjo, jo vetëm mua po shumë ua kanë kërkuar. Se ka ujë këtu, nga lumi dhe ajo e uruar ujë do që të rritet të bëhet e mirë. Pastaj na mbulon pylli, si i thonë nga ne?,- vazdonte Musai të tregonte.
Pasi tha këto fjali, ma tregoi rrugën për tek shtëpia ku ishte gjetur thesari. E pashë nga larg nuk iu afrova shumë, i bëra një foto dhe ika.
Nuk e kisha më mendjen tek thesari, as tek mbreti Monun, për të cilin kisha lexuar në librat e arkeologjisë, që ime motër kishte studiuar në shkollë.
Mendimet m?i kishte bllokuar fjalia ?Ma kanë kërkuar tokën për të mbjellë drogë?. Vallë a është e vërtetë se në fshatin, ku lindi gjyshi im, po ndodh diçka e tillë?!
Që prej më shumë se dy javësh edhe tani, që po e hedh në letër udhëtimin për në Kreshpan e kam ende në kokë, pyetjen ?A janë të vërteta fjalët e Musait plak??
Edhe nëse rezulton ashtu Kreshpani, nuk është fshati i parë Shqiptar që mbillet me drogë.
E kësaj i shkon për shtat vetëm një shprehje e një shkrimtari gjerman ?Kush di shumë ,atij i dhemb më tepër e vërteta e hidhur?…
Sqarim mbiemri i Musait nuk është treguar, për arsye frike nga ana e tij.-Xhentiana Muskaj/ CNA.al
Juristi Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin “Open”, ka koment...
Në një intervistë dhënë për emisionin “Open” të Eni Vasilit ...
Djali i deputetit socialist, Rexhep Rraja, u arrestua ditën ...
Nënkomisari Emiljano Nuhu në një intervistë për emisionin “3...
Nënkomisari Emiljano Nuhu në një intervistë për emisionin “3...
Presidenti Ilir Meta ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në As...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spah...
Djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja ka rënë në pranga...
Tre punonjëse banke dhe një biznesmen akuzohen nga Prokurori...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar shu...
Mbrëmjen e sotme Fiks-Fare do të paraqesë një tjetër skandal...
Opozita në Kosovë ka nisur hartimin e platformës zgjedhore, ...
Në Partinë Demokratike ka filluar procesi i ristrukturimit t...
Këngëtari franzec Harles Aznavour ka ndërruar jetë në moshën...
Në Tiranë është duke u ndërtuar një urë e re. Mësohet se kjo...
CNA.al raportoi sot se kreu i opozitës, Lulzim Basha është n...
Një 42-vjeçar italian është kapur nga policia italiane, duke...
Nga Ylli RakipiXhisiela Maloku, është një vajzë jetime, 25 v...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...