web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon referendumi për emrin/ Në Maqedoni nis festa

30 Shtator 2018, 19:56, Aktualitet CNA

Ditën e sotme në Maqedoni u zhvillua referendumi për emrin e ri. Sipas të dhënave, pjesëmarrja në votime ishte më pak se 50% e numrit të përgjithshmë të votuesve.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, qindra qytetarë maqedonas të cilët bojkotuan referendumin, kanë dalë para Kuvendit duke festuar, atë që e quajnë ?Fitore të Maqedonisë?.

Në duar ata mbajnë pankarta, në të cilat shkruhet ?Nuk e japim Maqedoninë dhe emrin e saj?, ?sot u ndërpre gjenocidi grek?.

Vendimarrja për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë tashmë do të kalojë në Kuvend, ku do të duhet 80 vota, që ajo të kalojë.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti dhe kryeministri Zoran Zaev u shprehën pas referendumit, se nëse marrëveshja nuk kalon, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakoshme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga