“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në një shkrim të publikuar për Gazetën “Albanian Free Press” gazetarja Sonila Meço, bën një analizë në lidhje me shqiptarët që kanë bërë kërkesë për azil jashtë vendit.
Meço nis analizën duke thënë se në janë rreth 157 mijë shqiptarë që nga viti 2013 që kanë bërë kërkesë për azil. Sipas gazetares Shqipëria renditet e para në Raportit Vjetor të Situatës së Azilantëve, duka ia kaluar dhe vendeve si Gambia.
?Kur nuk ke adresuar ende absurdin e ikjes, prej një prej vendeve me pasuri më të mëdha natyrore në Europë, në shifra emigracioni të njëjta me ato të vendeve në luftë, atëherë edhe zgjidhja që propozon qeveria, do jetë po aq e keqe sa problemet që has çdo i ikur.? Shkruan Meço.
Analiza e plotë
Që nga viti 2013, rreth 157 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil. Nëse përllogaritim numrin e azilkërkuesve për herë të parë për 1.000 banorë, për secilin nga 10 shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute Shqipëria renditet e para në botë, të dytët renditen shtetasit nga Gambia, duke u ndjekur nga sirianët, sipas Raportit Vjetor të Situatës së Azilantëve, të publikuar nga Bashkimi Europian
Ndërkohë, sipas sondazhit të kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit, 43% e shqiptarëve i janë përgjigjur po pyetjes, nëse do të merrnin në konsideratë largimin nga vendi. Në rajon jemi të dytët, së bashku me boshnjakët.
Të shtatët në botë vitin e kaluar, për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian.
Pra, një vend që bombardohet dita ditës e ora orës, në media e rrjete sociale, me propagandën se negociatat janë hapur, se jemi më pranë Europës me reforma, sërish prodhon numrin më të madh të azilantëve e të dëshiruarve për tu larguar drejt… Europës.
Kur argumenti i vetëm që lideri i jep këtyre shifrave, është se “çështja e atyre që ikin e vijnë është çështje e kohës dhe e lirisë për të lëvizur; se nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës, jemi një vend i lirë dhe njerëzit kanë lirinë e lëvizjes dhe se azili politik kërkohet sepse ende nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës”, – atëherë të zhbëjmë ca absurdin e pohimeve.
Lëvizja e lirë për një punë a angazhim më të mirë, është njëra anë e medaljes. Por të firmosësh si emigrant ose azilant e për më tepër duke konkurruar shifrat e atyre që largohen nga lufta, nuk është status privilegjues, për të cilin një lider, një qeveri, duhet të flasë me këtë lehtësi turbulluese!
Nëse pranojmë se, tregu ndërkombëtar i punës konkurron fuqishëm për të thithur trurin dhe forcën më të kualifikuar punëtore, si mund të pretendosh si qeverisje të realizosh objektivat e rritjes ekonomike, produktivitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm? Me zbrazjen e vendit nga më të aftët, krijuesit, mjekët, shpikësit, inxhinierët, profesionistët e lartë e teknikët e mesëm?
Investimet e ulëta, lulëzimi i sektorëve jo prodhues në ekonomi, normat e larta të fitimit në ndërtim e lojëra fati, këto do përthithin trurin për të kompensuar lëvizjen e lirë nga Shqipëria drejt BE-së? Pse nuk janë këto thagma të mjaftueshme për të kompensuar ikjen nga ky vend?
Si ka mundësi të përmendet mungesa e aksesit në tregun europian të punës, si arsye e ikjes së shqiptarëve, kur Shqipëria, sipas matjeve të Bankës Botërore, ka pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë, nivel më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit, se grekët, italianët, gjermanët e të tjerë europianë?
Mund të rendisja këtu edhe çështjet e ngritura nga Banka Botërore e të tjerë organizma ndërkombëtarë mbi arsimin, që nuk u përshtatet nevojave të tregut e zhvillimit ose cilësisë së ulët të shërbimeve.
Kur nuk ke adresuar ende absurdin e ikjes, prej një prej vendeve me pasuri më të mëdha natyrore në Europë, në shifra emigracioni të njëjta me ato të vendeve në luftë, atëherë edhe zgjidhja që propozon qeveria, do jetë po aq e keqe sa problemet që has çdo i ikur.
Dhe sa i takon krahasimit me Kroacinë, ja e vërteta…
Këshilltarët bashkiakë në Bashkinë e Tiranës kanë bojkotuar ...
“Cannabis Store Amsterdam” është një dyqan-kafe, me produkte...
Policia e Fierit me mbështetjen e FNSH Fier, kanë kryer disa...
Shqipëria dhe Maqedonia nisën sot në Bruksel takimin e parë ...
Pas ngjarjeve të fundit, siç është edhe denoncimi i oficerit...
Nënkomisari Emiljano Nuhu, i arratisur pas intervistës dhe i...
Kryeministri Edi Rama dje gjatë prezantimit të platformës so...
Një zjarr me përmasa të mëdha vijon prej mëngjesit të sotëm ...
Një vatër zjarri ka pushtuar sipërfaqet pyjore në stanet që ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej disa kohës...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka...
Shkëmbimet e ndërsjellta për të zhvilluar sektorin e shëndet...
32 doza me kannabis janë sekuestruar nga Policia e Tiranës, ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, mbrëmjen e djeshme ka rea...
Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kresh...
Angela Merkelit iu desh të pranojë një disfatë të hidhur. Gr...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadh...
Gjatë natës së mbrëmshme, në kuadër të operacionit “Forca e ...
Vdekja e një vajze 3 vjeçare e cila u godit nga një tablet s...
Një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...