web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koalicioni me Idrizin/ Këshilltari i djathtë “shuplakë” Bashës

27 Shtator 2018, 14:20, Aktualitet CNA

Anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topollaj ka reaguar, pasi këshilltarët e PDIU-së votuan sot pro të gjitha aktet, duke mbështetur Veliajn.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan, se sot tre këshilltarët e PDIU në Bashkinë e Tiranës, njësoj si deputetet e të njëjtës parti në Parlament, kanë votuar pro miratimit të të gjitha akteve dhe aferave të rënda korruptive nga ana e Erion Veliajt, në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tiranë.

Më tej, këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës shprehet se këta këshilltarë nëse do u ishin bindur vlerave kombëtarë që reklamon, PDIU nuk do kishin votuar pro Veliajt.

Kujtojmë se kreu  i PD-së, Lulzim Basha  dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi zyrtarizuar koalicionin, midis dy partive rreth dy javë më parë.

Postimi i plotë

PËR ATA QË JANË GËZUAR NGA “ZGJERIMI” I KOALICIONIT OPOZITAR.

Ndryshe nga deklarimi i Kryetarit te Partise per kthimin ne opozite disa jave me pare, sot tre keshilltaret e PDIU ne Bashkine e Tiranes, njesoj si deputetet e te njejtes parti ne Parlament, kane votuar pro miratimit te te gjitha akteve dhe aferave te renda korruptive nga ana e Erion Veliajt ne KeshillIn Bashkiake te Bashkise Tirane.

Edhe pa qene nevoja te prisnin deklarimi e Kryetarit te tyre per largim-perjashtimin nga Tepsia, nese keta keshilltare do t?iu ishin bindur vetem per nje moment vlerava kombetare qe proklamon dhe mbron kjo parti, apo te pakten interesit publik qe edhe sot kane deklaruar qe i udheheq ne ushtrimin e mandatit, do duhet te kishin dale kunder korrupsionit te Veliajt qe diten e pare te punes ne Keshillin Bashkiak. Por dhe kesaj here, fatkeqsisht ndodhi e kunderta. Vajten me Kryetarin e Bashkise, ate qe kontrollon lejet dhe shperndan tendera nga mengjesi ne darke.

PDIU eshte nje parti shqiptare, ndaj nuk eshte as ndonje mrekullli dhe as fundi i botes sa here ajo del apo hyn neper koalicione qeveritare. Edhe keshilltaret respektive jane ne te drejten e vet kushtetuese si kur i binden ashtu edhe kur refuzojne vendimin e partise.

Vetem ju lutem shume per nje gje dhe kryetareve dhe keshilltareve respektive, te pakten na e kurseni shoqerimin e ikejakeve tuaja me ceshtjen kombetare dhe ate te interesit publik. Jo per gje, por nga shpeshtia e ikejakeve, gjithmone per te njejtat arsye, nuk ju beson me askush ne kete vend./ CNA.al





Lajmet e fundit nga