Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Universitetin e Korcës ?Fan S. Noli?, ndërsa ka konstatuar një sërë shkeljesh në fushën e administrimit financiar. Sipas KLSH dëmi ekonomik llogaritet në vlerën 1.068.188 lekë me TVSH dhe Prokurorisë i është kërkuar një hetim i thelluar.
KLSH ka rekomanduar gjithsej 22 masa organizative, 2 masa për përmirësim legjislacioni, 9 masa për shpërblim dëmi,10 masa disiplinore dhe 15 masa administrative, etj.
Njoftimi i plotë i KLSH:
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 202/1, datë 23.02.2018, përfundoi auditimin Financiar dhe të Përputhshmërisë në Universitetin ?Fan S. Noli? Korçë, për periudhën nga 01.01.2016 deri më 31.12.2017.
Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, e veçanërisht në fushën e administrimit financiar, kontrollit të brendshëm dhe të prokurimeve publike, të cilat evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, të depozituar në subjektin e audituar.
Një ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohet në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe për të cilën i është kërkuar prokurorisë një hetim i thelluar, është ajo e parregullsive në administrimin e dokumentacionit teknik të zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të punimeve ndërtimore si dhe likuidimit të tyre në kushtet e mungesës së mbi 95 % të librezave të masave për objektin “Rikonstruksioni i godinës ish konvikti i shkollës mekanike”. Më konkretisht ka rezultuar:
Kontrata bazë dhe shtesë përbëhet prej 4 situacione pjesore progresive, të cilat nuk janë shoqëruar me libreza masash pjesore, në kundërshtim me Udhëzimin e KM nr. 2, datë 13.5.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit” dhe Udhëzimin Nr. 1, datë 16.6.2011 ?Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 3, datë 15.02.2001 të Këshillit të Ministrave ?Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit?, pika 3.3 ku përcaktohet se:
“Situacionet mujore pjesore, progresive dhe përfundimtare hartohen mbi bazën e volumeve të llogaritura në librezën e masave dhe çmimeve faktike, mbështetur në analizat teknike të çmimeve, që përfshihen në manualin teknik të çmimeve të ndërtimit, të miratuara çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Ato firmosen nga drejtuesi teknik i objektit, mbikëqyrësi i punimeve dhe përfaqësuesi ligjor i sipërmarrësit për të cilin është miratuar leja e ndërtimit“.
Në kushtet e mungesës së dokumentacionit teknik të mbikëqyrësit dhe AK, argumentimet mbi rritjen e volumeve të punimeve nuk justifikohen me llogaritje metrike me librezën e masave në përputhje me Udhëzimin Nr. 1, datë 16.6.2011 ?Për disa ndryshime në Udhëzimin nr. 3, datë 15.02.2001 të Këshillit të Ministrave ?Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit?, pika 3.2, që përcakton se:
“Libreza e masave për punimet e ndërtimit është dokumentacioni bazë për verifikimin e saktësisë së vëllimeve të punimeve të ndërtimit, të vendosura në situacion. Kjo librezë hartohet nga drejtuesi teknik i objektit dhe firmoset nga ai, nga mbikëqyrësi i punimeve dhe nga përfaqësuesi ligjor i sipërmarrësit, për të cilin është miratuar leja e ndërtimit“.
Si përfundim, nga OE me të cilët është lidhur kontrata e zbatimit të punimeve të rikonstruksionit të godinës, janë përfituar padrejtësisht punime të pakryera dhe të mbivendosura, duke i shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 1,068,188 lekë me TVSH.
KLSH në bazë të përcaktimeve të ligjit nr. 80/2015 ?Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në RSH?, ka rekomanduar masat për përmirësimet e kuadrit nënligjor në fuqi, si plotësime e ndryshime të VKM nr. 418, datë 27.06.2012 ?Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore?, në lidhje me vendosjen e tarifave të shpërblimit për anëtarët e Bordin e Administrimit që angazhohen në këto funksione administrimi.
Si përfundim, për përmirësimin e gjendjes dhe korrigjimin e pasojave të shkeljeve të konstatuara, strukturave përgjegjëse të universitetit ?Fan S.Noli? Korçë u janë rekomanduar gjithsej 22 masa organizative, 2 masa për përmirësim legjislacioni, 9 masa për shpërblim dëmi,10 masa disiplinore dhe 15 masa administrative, etj.
Në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e kundraligjshme si dhe ato të evidentuara në Raportin përfundimtar të Auditimit përgjegjësia kryesore bie mbi mbikëqyrësin e punimeve të ndërtimit (apo dhe mbi persona të tjerë që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve penale).
Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimit nr. 74, datë 30.06.2018 si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë? me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 15 germa ?gj? të ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 ?Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit?, KLSH ka dërguar indicie penale, për vlerësim dhe veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Shënim :Më hollësisht, argumentimi i plotë në lidhje me konsumimin e figurës së kësaj vepre penale pasqyrohet në materialin e trajtuar në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimin Nr. 74, datë 30.06.2018 të Kryetarit të KLSH-së.
Lëvizja e PDIU drejt Lulzim Bashës dhe opozitës pritet të sj...
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit nj...
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace gjatë fjalës së ...
Me 74 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka rrëzuar dekretin...
Në rrethin e Lezhës dhe Matit, 23 shkolla nuk do të hapin dy...
Analisti Mustafa Nano, në një opinion të gjatë, ka shkruar n...
Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare me emrat ka...
Nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta ardhur ...
Tetë persona humbën jetën rreth një muaj më parë pasi 24-vje...
Parlamenti Europian ka votuar sot pro rekomandimin për liber...
Në seancën plenare të ditës së sotme deputeti i Partisë Soci...
Opozita ka bojkotuar sërish sot punimet e Kuvendit dhe është...
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit realizuar d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit t...
Ish-kryeministri Sali Berisha referuar mesazhit të qytetarit...
Tao u ngjit me ngut tek studjoja e zoografisjes.Pik-tori at’...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nga rihapur çështjen për...
Kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i mba...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish sot në lidhje më de...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...