web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Fier/ Plagoset rëndë një i mitur

13 Shtator 2018, 16:29, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Fierit.

Mësohet se nga aksident ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë, 11-vjeçar.

Sipas informacioneve nga policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

Gjithashtu  mësohet se shtetasi A.XH, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip ?Skoda?, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G., 11 vjeç, banues në fshatin Dërmenas Fier, i cili është transportuar drejt spitalit të Tiranës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga