Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Në ditën e dytë të vizitës në Maqedoni Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u takua me homologun Nikola Dimitrov, ku në fund të takimit dhanë dhe një konferencë për shtyp.
Ministri Bushati u ndal tek mbështetja që Shqipëria i jep Maqedonisë në projektin e saj euroatlantik. Ai vlerësoi rolin e shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe mbështetës të flaktë të proceseve euroatlantike të Maqedonisë.
Në këtë kontekst, i bëri apel qytetarëve maqedonas dhe veçanërisht shqiptarëve të Maqedonisë, që të votojnë Pro Referendumit më 30 shtator si një marrëveshje me ?rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike?.
Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se Shqipëria pret me padurim zbatimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni, i cili është një hap vendimtar për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike.
Të dy qeveritë po punojmë për agjendën e ardhshme të mbledhjes së përbashkët dhe për një sinkronizim akoma më të mirë të ndërveprimit me Komisionin Europian në kuadër të procesit ?screening?. Dy homologët diskutuan dhe për situatën në rajon, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë.
Më herët, Ministri Bushati u takua me Kryeparlamentarin Talat Xhaferri dhe Zëvendëskryeministrin Bujar Osmani. Në takimin me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Talet Xhaferri, Ministri vlerësoi rolin e Parlamentit dhe faktorit politik shqiptar në mbajtjen e ritmit dhe dinamikës së reformave gjatë vitit të fundit.
Ministri Bushati dhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani diskutuan dhe për mundësinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit operacional në procesin ?screening?, në kushtet kur ka një kalendar dhe një horizont të qartë për dy vendet tona në vitin 2019.
Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe mbi mundësinë e zhvillimit të rajoneve dhe komuniteteve ndërkufitare duke e maksimizuar dhe asistencën financiare të BE-së.
Fjala e plotë e Bushatit
Përshëndetje të gjithëve,
Faleminderit i dashur Nikola për mikëpritjen këtu në Shkup.
Për mua është kënaqësi e posaçme që vizitoj Maqedoninë në një moment shumë të rëndësishëm për sa i përket perspektivës euroatlantike të vendit.
Me këtë rast, dëshiroj të përcjell në radhë të parë falënderimet nga ana e qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, për gjithë ecurinë e këtij procesi që na ka sjellë sot në këtë ditë të rëndësishme vendosmërinë e demostruar nga ju, nga Kryeministri Zaev për të ecur përpara dhe për zgjidhur një mosmarrëveshje që qëndronte aty prej disa vitesh mes dy fqinjëve të mirë të Shqipërisë.
Në këtë kontekst, dëshiroj që në emër të shtetit shqiptar, t?i bashkohem gjithë zërave, gjithë miqve të vendit tuaj, duke ju bërë një apel e sidomos, shqiptarëve që jetojnë këtu, për të mbështetur marrëveshjen historike të Prespës, sepse kjo marrëveshje, pavarësisht se shpesh konsiderohet si një marrvëshje për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet dy vendeve, në fakt ka një rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe për perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike. Prandaj, dëshiroj më të mirën për vendin tonë fqinj, Maqedoninë, në datën 30 shtator.
Së dyti, ishte një mundësi gjithashtu e mirë për të diskutuar me mikun tim Nikola edhe në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët të dy qeverive tona si dhe për programin e përbashkët, qoftë për sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar ku ne kemi një angazhim të tre vendeve tona, përfshi edhe Greqinë për ta zhvilluar më tej rajonin e Prespës, pra për të mos e lidhur thjesht dhe vetëm me një marrëveshje, e cila urojmë që do të jetë e një rëndësie historike, por për të zhvilluar dhe rivitalizuar jetën e komuniteteve ndërkufitare si shenjë e miqësisë më të mirë mes vendeve tona.
Në këtë kontekst, jemi të mandatuar nga ana e kryeministrave Rama dhe Zaev për të punuar më tej dhe për të detajuar më tej marrëveshjet që do t?i paraprijnë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona.
Dhe së treti, para dy vendeve tona kemi horizonte bashkëpunimi shumë më të rëndësishëm.E vizitoj sërish Shkupin me dëshirë sepse jemi fqinj, kemi ndarë dhe do të ndajmë bashkë, shpresoj sa më pak ditë të vështira dhe vetëm ditë të lumtura, por nuk ka si të mos shënoj faktin që sot për sot kemi një atmosferë më gjithëpërfshirëse, një harmoni më të mirë ndëretnike, disa veprime më kurajoze qoftë në raport me Bullgarinë dhe Greqinë, sikundër angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës aktuale për ligjin e gjuhëve, përdorimit të gjuhëve që i krijon një mundësi të gjithëve të ndihen qytetarë të lirë me të drejta dhe detyrime të barabarta.
Në këtë kontekst, ne kemi diskutuar me Nikolën dhe për sa i përket kalendarit të procesit të integrimit evropian, pjesës politike më të rëndësishme, punës me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke qenë se 2019-ta përcakton një kalendar të qartë për dy vendet tona. Nga ana tjetër, si një vend anëtar i NATO-s që prej 2009-ës, kemi qenë dhe vijojmë të jemi mbështetës të pakushtëzuar të anëtarësimit tuaj në NATO dhe sot, kolegu im më ka njohur me disa nga pritshmëritë e vendit tuaj. /CNA.al
Reperi Mac Miller humbi jetën në banesën e tij mbrëmjen e 7 ...
Pasi u panë bashkë të shëtisnin nën dritën e hënës në një pr...
Policia ka vendosur në pranga 32 vjeçarin Besmir Lupi, si pj...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj në një intervistë në...
Bukuroshja e ekranit Viola Spiro po shijon pushimet pas përf...
Ditën e djeshme ishte 20 vjetori i vrasjes së Dëshmorit të K...
Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar përgji...
“New York Fashion Week” u pushtua nga Rihanna, Rihanna dhe v...
Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar propozi...
Sherri i dy repereve më të kërkuara të momentit po bën kërdi...
Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani k...
Një video është duke qarkulluar në rrjet, ku shihet se gjatë...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka sul...
Të shumtë janë reperët të cilët kanë humbur jetën si pasojë ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ftuar...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ftuar...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ftuar...
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike ”Astrit Patozi i ftuar...
Ish- nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka lës...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...