web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb jetën në aksident ish-lojtari i Seria A

10 Shtator 2018, 14:53, Aktualitet CNA

Ish-sulmuesi i Cagliarit në Seria A, Krystian Popea, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë.

Lajmin e ka konfirmuar ?Sardegna Sport?, e cila ka sqaruar se ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje.

Mësohet se futbollisti 20 vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat anësore, në një rrugë në Poloni.

Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar klubi i Cagliarit, i cili me një postim në rrjetet sociale, ka shkruar se ndihet i pikëlluar për vdekjen e ish-sulmuesit të tyre.

Kujtojmë se Popea ka debutuar në moshën 17 vjeçare me të rinjtë e Cagliarit. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga