web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këngëtari i njohur refuzon publikisht ftesën në “Dance With Me”

1 Shtator 2018, 08:10, Lifestyle CNA

Pak ditë më parë Alketa Vejsiu zbuloi se në sezonin e ri televiziv të ?Klan?-it do të rikthehet spektali i kërcimit ?Dance With Me 5?.

Përgatitjet kanë nisur dhe bashkë me to edhe përzgjedhja e konkurrentëve. Regjisorja Vera Grabocka ka ftuar këngëtarin e njihur Devis Xherahu për t?u bërë pjesë e spektalit, por ai ka refuzuar publikisht.

Përmes një videoje në Instagram, Devis Xherrahu falenderon regjisoren për ftesën, duke e cilësuar si më të mirën në Shqipëri dhe me keqardhje tregon se ai nuk e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e edicionit të 5-të të ?DWM?.

Këngëtari nuk jep asnjë arsye në këtë video, ndërsa burime për ?Blitz.al? kanë mësuar se ai ka probleme shëndetësore. Devisi ka probleme me meniskun e gjurit të djathtë dhe nuk donte të rrezikonte duke e dëmtuar më shumë atë.

Ndërkohë, konkurrentët e parë të ?DWM? janë zbuluar javën e kaluar. Çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga do të jenë bashkë edhe në skenë, për të na shpalosur një tjetër talent të tyre përpos aktrimit, atë të kërcimit.





Lajmet e fundit nga