web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për rrëmbimin e foshnjes/ Gruaja nga Struga denoncon bashkëshortin

31 Gusht 2018, 16:33, Aktualitet CNA

Një 30 vjeçare me iniciale M.G nga Struga, ka denoncuar bashkëshortin e saj, pasi dyshon se ka marrë në kundërshtim me ligjin fëmijën e tyre vetëm një vjeç dhe e ka çuar në Kosovë.

Mësohet se bashkëshorti i 30 vjeçares është shtetasi me iniciale D.G, shkruajnë mediat maqedonase.

Në denoncimin e saj gruaja është shprehur se bashkëshorti, nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike, ndërsa ka marrë me vete pasaportën e tij, të foshnjes së tyre, si edhe kartat e bankës.

Policia ndërkohë ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen. /CNA.al





Lajmet e fundit nga