web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I sekuestroi telefonat/ Artan Hoxha "dush të ftohtë" Besim Hajdarmatajt

31 Gusht 2018, 14:49, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha nga studio e lajmeve në Report TV, ka rikthyer në vëmendje çështjen e sekuestrimit të telefonave të tij rreth dy vite më parë.

Teksa ka komentuar sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, Hoxha ka thënë se prej dy vitesh telefonat e tij po mbahen peng në Prokurori pa arsye.

Kujtojmë se telefonat e tij u sekuestruan me kërkesë të ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

?Dyshime të pambështetura në fakte dhe prova. Këtu ka aq shumë lajme sa qytetari ta ketë të vështirë kush është e vërteta. Çdo njeri e di me kë ka të bëjë. Unë jam si çdo qytetar, flas me emër. Klodiana flet me emër. Për pak bëhen 2 vite, kur prokuroria më shoqëroi nga redaksia e një televizioni. Piloti që transportoi drogën, është i lirë, ndërsa 2 celularët e mi, janë akoma atje. Çdo raportim i medias për situatë kriminale, është akuzë e drejtpërdrejtë për qeverinë. Këtu kam parë, që bandat ndahen në të majta dhe të djathta. Klasa jonë politike duhet të qendrojë larg reporterëve dhe medias?, shprehet Hoxha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga