web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati për kufijtë shkon në Bruksel/ Thaçi i kthen përgjigje Haradinajt

30 Gusht 2018, 16:32, Aktualitet CNA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili është shprehur se çështja e kufijve nuk do të diskutohet në Bruksel.

Sipas Thaçit, kërkesa do ti dorëzohet Brukselit, edhe nëse dikujt nuk i pëlqen, raporton gazeta Express.

Ndër të tjera ai ka thënë se do të parashtrojë kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjit dhe Bujanovcit, për tju bashkuar Kosovës.

?Ajo që dua të them përfundimisht dhe zyrtarisht i pëlqeu dikujt apo jo, unë do ta shtroj kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovci, që ajo pjesë t?i bashkohet Kosovës?, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës, ka shtuar më tej se kufijtë e Kosovës nuk do të negociohen, pasi kjo do të sillte luftë dhe konflikte.





Lajmet e fundit nga