web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndaloni gjithçka: Adelina Tahiri bëhet nënë, publikon foton e adhurueshme të djalit të porsalindur

28 Gusht 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Adelina Tahiri ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon. Është vetë këngëtarja, e cila njoftoi në profilin e saj në ?Instagram? ardhjen në jetë të vogëlushit më foton e adhurueshme, ku shfaqet dora e tij.

?Mirëseerdhe në botë, princi i vogël Jon? ? shkruan Adelina krahas fotos.

Gjithçka është gati për të voglin e familjes. Më herët, këngëtrja e hitit ?Mos u kthe? zbuloi dhomën e vogëlushit. Ajo ka zgjedhur ta dekorojë dhomën e bebit në ngjyrë të bardhë dhe në shtëpi, Jonin e presin dhjetëra dhurata nga miqtë e të afërmit e familjes.

Jon, është fëmija i parë i këngëtares Adelina Tahiri me biznesmenin maqedonas Serjozha Markov,  me të cilin lidhi kurorë në fillim të këtij viti.

 





Lajmet e fundit nga