Mbante armë pa leje/ Të riut i vihen prangat
Policia ka arrestuar një tjetër person për armëmbajtje pa le...
Tani duket si një pellg i fjetur, i rrethuar nga pishat dhe mbeturinat, të hedhura mbi të për vite me radhë.
I përplas dallgët e tij me përtim, pa ato bulzat e bardha të ujit në breg, aq sa duket sikur një dorë e sipërme t?i ketë caktuar një detyrë që se ka dashur kurrë.
Është grykëderdhja e Semanit, emër i njohur. Vetëm, se nuk është më, ai famshmi, nuk është më Semani, ku dikur dëgjoje të qarat e fëmijëve që kridheshin në ujë nga prindërit për të mësuar notin.
E më pas, pasi u kishte dalë frika nga ujërat e tij, në bregun e Semanit dëgjoje me radhë të qeshurat e fëmijëve. As rëra e plazhit të Semanit nuk është ajo e dikurshmja, mbi të cilën mund të gjeje gjurmët e gjithë fierakëve.
Nuk e di, seç më ka sjellë sërish në këtë plazh, i cili të sjell ndërmend, ato qytetet mesjetare, të braktisur nga frika e murtajës.
Vetëm se braktisja e plazhit të Semanit i ka rrënjët e thella, ato nisin që nga ?Uzina e Përpunimit të Thelle të Naftës në Ballsh?. Pranë saj rrjedh lumi Gjanica, nga aty e ka fillin dhe braktisja e plazhit të Semanit.
Në Gjaincë derdhen mbetjet e naftës, e duke rrjedhur nëpër fshatrat e Mallakstrës, më pas mes për mes qytetit të Fierit , ajo i çon ato në grykëdherjen e lumit Seman.
Seman quhet edhe një fshat në afërsi të kësaj grykëderdhje, pikërisht aty ndodhem edhe unë. Dikur ishte një fshat që gllabërohej nga pushuesit që vinin nga Fieri.
Çadrat që nguleshin në rërën e nxehtë ishin me qindra, e sot në këtë ditë të nxehtë gushti i numëron me gishtat e dorës.
Semani është braktisur nga era e naftës që ndihet kudo, madje dallon dhe pika të zeza nafte nuk bëhen bashkë me ujin, dikur të kulluar.
Buzë atij gjiri të vogël mes pishash, vështrimi më kap një burrë të kërrusur nga mosha. Në duar mbante një kallam peshkimi, ishte po aq i përhumbur sa mua që kërkoja Semanin e dikurshëm, plazhin ku mësova notin.
I afrohem dhe e pyes ?A keni kapur gjë??, buzëqeshi hidhur dhe tha:
?Jo edhe nëse kap, i hedh prapë në det. Vij për të hequr mërzinë këtu, dikur kam qenë mjek në Fier dhe nga stresi i punës vija peshkoja. Tani vij e hedh kallamin të shikoj në ka akoma peshk. Nafta ka vrarë çdo gjë këtu?.
Vazhduam të flisnim, mësova se quhej Veli dhe se kishte studiuar në Rusi, më pas ishte kthyer në Fier, ku kishte punuar në spital si pulmolog, mjek që kujdesej për mushkërinë. Mes rrëfimit të tij m?u ngulitën fjalët që për vite me radhë, i këshillonte banorët e Fierit të pinin qumësht, pasi vetëm ai mund të luftonte hidrokarburet në gjakun dhe mushkritë e tyre.
U largova, e lashë ashtu me shpresën, se do gjente ndonjë peshk të gjallë. Teksa ikja ktheva, kokën pas. Sytë m’u ndeshën me ato me disa ndërtesa të çuditshme në mes grykëderdhjes së Semanit.
Ishin depozita e dikurshme që shërbenin për të furnizuar fshatrat e atyre anëve me ujë. Qëndronin stoike. Teksa i vështroja e kuptova pse kisha shkuar, po kërkoja gjurmë nga fëmijëria, por edhe ato i kishin vrarë si çdo gjë në këtë vend.
I ktheva shpinën depozitës që rrinte hijerëndë, mes Semanit dhe m’u kujtua hera e fundit që isha kredhur në ato ujëra, ishte 14 vite më parë./Shkruar nga Xhentiana Muskaj- CNA.al
Policia ka arrestuar një tjetër person për armëmbajtje pa le...
Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen është dorëzua...
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka ashpërsua...
Shoqata e autostradave në Itali, do të shpenzojë 500 milion ...
Shkencëtarët janë të bindur tashmë se në hënë ka ujë. Ata ka...
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar me në të një postimi në prof...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj me anë të një p...
Pasditen e sotme, kati i dytë i një godinë në zonën e ish-bl...
Moska ka forcuar sërish ndikimin e saj në Ballkan.Mësohet se...
Ditën e sotme besimtarët myslimanë kremtuan festën e Kurban ...
Një shtetas shqiptar është ndaluar në doganën e Kakvijës në ...
Prej dy ditësh, PD ka ndërmarrë një fushatë denoncimesh ndaj...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka sulmuar kreun e...
Ish-presidenti Bujar Nishani sot ka ngritur alarmin se sipas...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kërkuar sh...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pronaren...
Analisti Fatos Lubonja ka folur sërish për Reformën në Drejt...
Pak ditë më parë pati një lajm se Këshilli Suprem i Sigurisë...
Analisti Fatos Lubonja ka treguar pritshmëritë e tij për sez...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...