web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregtonin djath të mykur/ AKU mbyll baxhon në Shkodër

16 Gusht 2018, 10:30, Aktualitet CNA

Siguria ushqimore në vendin tonë është një nga problemet më të mëdha me të cilën përballen konsumatorët shqiptar.

Gjatë ditës së sotme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka mbyllur një baxho në Shkodër, pasi tregonte djathë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.

AKU gjithashtu ka marrë masën administrative gjobë 350.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit ?djathë i bardhë? prej 120 kg, si dhe u morën mostra për analiza.

Si dhe e ditur bëhet, se inspektorët e AKU-së kanë kapur në flagrancë shtetasin Durim Gallubja i cili tregtonte djathë të bardhë pa asnjë lloj etikete./ CNA.al





Lajmet e fundit nga