web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari bashkiak ngre alarmin/ Akuza të forta Veliajt

16 Gusht 2018, 12:57, Aktualitet CNA

Pas ngjarjes së rëndë në një cerdhe të Tiranës, ku mëngjesin e sotëm, u raportua për një shpërthim të një bombole gazi, ka reaguar edhe anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Nardi Olli.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Olli shkruan se ngjarja në fjalë, është një kambanë alarmi për sigurinë në godinat publike, sidomos ato arsimore.

Ndër të tjera, Olli ju kërkon organeve të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet për të gjetur përgjegjësit, ndërsa thekson se ?dihet të fillojnë kontrolle nga ekspertë të pavaruar në të gjitha institucionet publike që përdorin sisteme të ngjashme pasi babëzia, paftyrësia dhe papërgjegjshmëria mund të shkaktojnë tragjedi të rënda!?

Po ashtu Olli shkruan se ?Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të konstatuar se në rastin në fjalë mungonte sistemi alarmit që sinjalizon rrjedhjen e gazit, sisteme që duhet të jenë të detyruara me ligj të vendosen.?.

Ndërsa më tej, Olli i drejton një thirrje kryebashkiakut Veliaj që të lërë propagandën false, dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë. ?Z. Veliaj boll me shfaqjet Lejfeniste, por ngrihu të paktën një herë në nivelin e përgjegjshmërisë ndaj besimit që u grabite qytetarëve dhe merr masat që të mos kemi tragjedi.?-shkruan Olli në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Ngjarja e rëndë e ndodhur në çerdhe sot, është një kambanë alarmi për elementët e sigurisë ne godinat publike e sidomos ato arsimore. Falë zotit nuk pati asnjë humbje apo lëndim në njerëz, por kjo vetëm falë Zotit.

Kërkoj publikisht që nga Inspektoriati Shtetëror dhe Prokuroria të fillojnë hetime te detajuara për të përcaktuar së pari shkaqet e pastaj autoritetet përgjegjëse. Duhet informuar me transparencë maksimale opinioni publik dhe të fillojnë kontrolle nga ekspertë të pavaruar në të gjitha institucionet publike që përdorin sisteme të ngjashme pasi babëzia, paftyrësia dhe papërgjegjshmëria mund të shkaktojnë tragjedi të rënda!

Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të konstatuar se në rastin në fjalë mungonte sistemi alarmit që sinjalizon rrjedhjen e gazit, sisteme që duhet të jenë të detyruara me ligj të vendosen. Z. Veliaj boll me shfaqjet Lejfeniste, por ngrihu të paktën një herë në nivelin e përgjegjshmërisë ndaj besimit që u grabite qytetarëve dhe merr masat që të mos kemi tragjedi.

Boll me gjuetinë shterpë të shtrigave ndaj shitësve ambulntë e tiranisë së gjobave donkishoteske dhe përdori astet njërëzore e finaciare në sherbim të qytetarëve që janë pumëdhënësit e tu e jo për ndëshkim kriminal. Falë Zotit dhe vetëm falë tij, sot jemi vetëm në gjendje alarmi dhe shqetësimi absolut, por nesër mund të jetë vonë!/ CNA.al

Veliaj si ?vrasës? i fëmijëve/ Akuzë pas një shpërthimi në çerdhe





Lajmet e fundit nga