Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Çim Peka
*Kadri Veseli është një nga shqiptarët më të njohur, mes gjeneratave të 3 dekadave të fundit në Kosovë dhe më gjerë.
Ai ka lindur dhe është rritur deri në rininë e hershme në zonën veriore të qytetit të Mitrovicës, pikërisht aty ku përçmimi dhe klasifikimi i shqiptarëve si, ?njerëz që lindin me bisht?, nga serbët merrte kuptimin më të plotë.
Prandaj edhe rioshi Veseli u bë një nga protagonistët e lëvizjeve shqiptare rinore dhe popullore të fundviteve 80-të kundër shtypjes serbe, në të gjithë dimensionet që njeh historia botërore e gjenocideve.
Prandaj braktisi arsimimin e mesëm për veteriner dhe ju fut punës në universitetin e Prishtinës, për studimin e gjuhës shqipe. Prandaj ishte nga të parët që ju bashkua edhe lëvizjes së armatosur në mes të viteve 90-të, për tu bërë deri ?gjeneral? në UÇK, ku drejtonte shërbimin sekret.
I ka bërë të gjitha këto, sepse Kadri Veseli është një mitrovicas me trashëgimi brez pas brezi si patriot shqiptarë dhe natyrisht, i tillë është edhe sot pas kaq vitesh që shijon të mirat e pakufi të pushtetit, në një Kosovë tashmë shtet i pavarur.
Por në këto ditë të nxehta Gushti, kur në Shqipëri e Kosovë, `temperaturat` janë rritur edhe më shumë pas zjarrit të madh që kalli Hashim Thaçi në rolin e relatorit publik të një plani gati masonik, për ndarjen e Kosovës, Kadri Vesli, na u shfaq ditët e fundit sërish si një ?gjeneral?. Këtë herë jo si në kohë të luftës për punët e fshehta të udhëheqjes së UÇK-së, por si gjeneral i ?gjeneralëve të vdekur, të kombit shqiptarë?.
Pikërisht në zemër të kësaj histerie të rikonfigurimit të kufijve me Serbinë, e cila po bëhet çdo ditë e më shumë çështje ndërkombëtare, kur Rusia fërkon duart për të qenë edhe njëherë protagoniste në një ?Konferencë Londre? të dytë; kur presidenti Thaçi po shfaqet pa frikë si një mbret që nuk njeh parlamentin, partinë nga ka dalë, faktorët e tjerë kombëtar shqiptarë dhe as ata me peshë të rëndë ndërkombëtare si kancelaria Merkel, Kadri Veseli, ka vendosur të merret me zhvarrime e varrime!
Kur Shtatori po afron dhe Thaçi deklaron i palëkundur se do të paraqesë gjatë bisedimeve me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, planin për rishikimin e kufijve mes dy vendeve, kryeparlamentari dhe kryetari i partisë që ka shumicën qeverisëse, PDK, pas disa shfaqjeve duke luajtur futboll lëndinave, del se ka qenë mjaft i angazhuar për të hartuar një letër për qeverinë shqiptare, nëpërmjet së cilës i kërkon që të dorëzojë eshtrat e një prej figurave më të shquara të shqiptarisë, Hasan Prishtinës.
Tani kemi shtet, jo shaka- thotë Veseli- prandaj Hasan Prishtina bën mirë që të prehet në vendlindjen e tij, në Vushtri. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, por ka një dilemë të madhe. A e ka parë hartën e re që ka vizatuar Vuçiç me Thaçin e plakun Soros, Kadri Veseli?!
Nëse jo, patjetër që ndërkohë që bënte pauza gjatë qëndisjes së letrës për Ramën (që hesht, si peshk në akuarium), me idenë dhe dëshirën madhore; transferimin e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Kukësi në Vushtrri, patjetër i ka dëgjuar e parë lajmet, për këtë temë.
Tani jemi në një situatë të bërë tashmë zyrtare, kur miku i Kadri Veselit, bashkëpunëtori në luftë e pushtet të pakufi, Hashim Thaçi, duket se ka gëlltitur lugën e çorbës së prishur dhe me idenë se është duke bërë një pazar për fatin personal në Gjykatën Speciale, kërkon që të lërë jashtë Kosovës edhe varrin e shqiptarit dhe luftëtarit tjetër të madh, Isa Boletini, në Boletin të Mitrovicës Veriore.
Kadri Veseli bën sikur nuk e ka mendjen, që plani Soros- Vuçiç-Thaçi-Rama lë jashtë shtetit ku e mbajnë si ?figurë të madhe?, edhe shtëpinë ku ka lindur vetë në Mitrovicë, edhe rrugët ku u frustrua me të drejtë në rini, sa të vendoste të merrte armët pasi serbët e trajtonin si qenie që gjendet në bisht të zinxhirit natyror të gjallesave.
Kadri Veseli ulet, përpilon plane për zhvarrime e varrime patriotike-krahinore brenda trojeve shqiptare, për të cilat luftoi njësoj Hasan Prishtina dhe harron, se në horizont shokët e tij po ju dorëzojnë serbëve, Isa Boletinin, që nuk kishin shans ta kapnin dot kurrë, në të gjallë.
Është një histori legjendare, sa e dhimbshme aq edhe e turpshme, ajo e eshtrave të Isa Buetinit. I ndjeri presidenti i madh i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rrugova, arriti që nëpërmjet një plani të fshehtë të transferonte eshtrat e tij nga Mali i Zi ku e vranë serbët, në Kosovë. Në atë kohë serbët kryen një operacion policor spektakolarë, për të bastisur trenin me të cilin transportohej Boletini, por nuk mundën dot të shtinin në dorë eshtrat e luftëtarit, që ju kishte treguar vendin me një trimëri që u bë legjendë edhe në kancelaritë evropiane të kohës.
Hashim Thaçi e Kadri Veseli me shokë, pasi e lanë Isën për vite të tëra brenda një thesi në bodrumet e xhamisë së Mitrovicës, vetëm në vitin 2015 u kujtuan që ta varrosnin në vendlindjen e tij, me nderet që i takonin atij shqiptari të madh. Tani pas vetë 3 vitesh, eshtrat e luftëtarit të madh e sigurt, që kanë nisur të kërkëllijnë sërish!
Tani imagjinojeni, se në çfarë situate jemi; ?Gjeneral? Hashim Thaçi që po pëlcet nga të mirat e pushtetit vetëm se morri pjesë në luftën që e përmbylli me sukses SHBA dhe NATO, në tavolina të fshehta e të hapura me Vuçiçin e Daçiçin e Sllobodan Milosheviçit, përball një gjenerali të vërtetë si Isa Boletinit që shkriu pasurinë dhe jetën, por është ende i ?shpallur në kërkim? edhe pas vdekjes nga serbët.
?Gjeneral? Kadri Veselin, që bën sikur nuk dëgjon nga veshi ku i thonë se po copëtohen trojet shqiptare, përballë gjeneralit tjetër të shqiptarisë Hasan Prishtina, i cili shkriu edhe ky jetën e pasurinë, për lirinë e trojeve shqiptare, kreu i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Parisit në vitin 1918, për të mbrojtur ato toka që sot po ju dhurohen serbëve.
?Gjeneral? Veseli në vend që të merret me transferime eshtrash të gjeneralëve të vërtetë nga Shqipëria në Shqipëri, bën mirë që të bëjë detyrën e tij si politikan dhe shqiptarë nëse ende e ndjen dhe të bëjë atë që ka në dorë, për të ndalur turravrapin e Thaçit drejt prehrit të Vuçiç.
Të mbledhë urgjentisht parlamentin dhe të thërrasë presidentin që të shpjegojë përpara deputetëve të popullit, se çfarë kuptimi kanë gjëegjëzat që shqipton, me korrigjim kufijsh, e ?mos ndarje? territoresh!
Nëse Thaçi nuk e dëgjon dhe se llogarit fare, sepse është aty ku është thjesht si një kukull, atëherë le të ulet dhe të shkruaj ato që di për kohën e luftës dhe veçanërisht pas saj dhe le ti thotë ?Gjarprit? president, që na qenka bërë ?Kone? për serbët; ndal se…
Një ditë këto ?kujtime? është e sigurt, që do t`ja kërkojë edhe Gjykata Speciale, por bën mirë që t`ja kujtoj që tani mikut të tij, nëse vërtet i dhimbset Mitrovica e tij me gjithë Isa Boletinin, Hasan Prishtinën e mijëra gjeneral të tjerë të vërtetë që dhanë gjithçka në luftë me pushtuesit serbë e të tjerë, për atë Kosovë e këtë shqiptari!
Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka n...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur ditën e djesh...
Ka shkuar në 39 bilanci i të vdekurve pas shembjes së urës n...
Është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg‘ për 42-vjeça...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të ...
Andres Iniesta vazhdon të dhurojë show në Japoni me golat e ...
Do të gënjenim nëse do të thonim se pamja e jashtme nuk ësht...
Smoothie është mënyra më e shpejtë për të marrë lëndet ushqy...
Mjaftoi vetëm një problem teknik në sistemin e alarmit që au...
Vetëm pak ditë më parë Kanye West i ftuar në emisionin “Jimm...
Sunnyhill festival sic dihet tashmë, bëri bashkë shumë këngë...
Na është kthyer në zakon, që ndonëse kemi disa orë që jemi j...
Nga Zef ZEFI*”Do më kuptoni mbas 50 vjetësh,” tha Niçe, kur ...
Efektivët e policisë rrugore vijojnë kontrollet intensive pë...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet e ...
Ai është 33-vjeç, por mosha nuk përben aspak problem për të....
Zyrtari i Lartë i Asamblesë Parlamentare të OSBE-s, deputeti...
Gjykata e Apelit të Kosovës, e ka quajtur të bazuar dhe e ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në faqen e tij ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas shembjes së Urës në G...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...