Të shtënat me armë në Shkodër/ Arrestohen 2 persona
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Nga Zef ZEFI
*”Do më kuptoni mbas 50 vjetësh,? tha Niçe, kur shkroi Nihilizmin. Gjithë argumentet e tij konsistonin në tri fjali.-Do mungojë motivimi, pra qëllimi. Do mungojnë përgjigjet e përse-ve. Të gjitha vlerat zhvlerësohen.
Vepra e filozofit i drejtohej gjithë botës, në rend të parë qytetërimit më të avancuar, kurrë i parë më përpara në historinë e njerëzimit, atij Perëndimor, në thelbin e të cilit është optimizmi dhe progresi i pafund.
Ky optimizëm zë fill me premtimin e Palit në Athinë i cili kaloi edhe në Iliri, pastaj në Romë.(Luka. Akti i apostujve kap.14.)
Ai duke argumentuar ringjalljen e Krishtit u tha Athinasve”Ju nuk do të vdisni kurrë….” Një premtim të tillë kultura greke dhe të tjerat parakrishtere nuk mund ta bënin. Shumë athinas qeshen me këtë premtim, të tjerë i thanë se këto përralla na i lë për një herë tjetër.
Sidoqoftë ky premtim i dëshiruar fort prej njeriut u perqafua menjëherë, jo aq si religjion, sa si kulturë dhe inkonshio kolektive.
Ndersa për qytetërimet e para krishtera koha ishte ciklike e ngjashme me stinët bujqësore, krishterimi themeloi një kohë tjetër; E shkuara, negative(mekati origjinal). E tashmja shpagimi. E ardhmja shpëtimi.
Ky koncept influencoi më së pari shkencën e cila sado antikristiane duket me betejat e saj në kohë me religjionin, në thelb është kristiane, ashtu si agnosticistët, marksistët dhe besimet që lindën më vonë me plagjimet e tyre të pjesëshme.
Për shkencën, e kaluara është injoranca, e tashmja kërkimi, e ardhmja (e laikizuar) progresi.
Edhe Teoria e Marksit ateist, ishte e krishterë; E shkuara ishte padrejtësia e pabarazia sociale, e tashmja provokimi i kontradiktave dhe lufta e klasave, e ardhmja drejtësia dhe barazia e mbidheshme.
Hiç më pak i krishterë ishte Frojdi ndonëse shkroi një libër kundër besimit; sipas tij të shkuarën e përbëjnë traumat nervore, e tashmja analiza, e ardhmja shërimi.
E ardhmja përherë pozitive.
Mbi moralin e krishterë (morali i qëllimit) është i ndërtuar e gjithë rregullsia fondamentale e sistemit etik e mbi të gjitha ai juridik Perëndimor. Psh ndryshe gjykohet moralisht po sidomos juridikisht një vepër penale a kundravajtje e qëllimtë, ndryshe ajo e pavetëdijshmja apo aksidentale.
Ky moral (i qëllimit) në hapsirën tashmë mbi dymijë vjeçare, është kerkuar të korigjohet e revizionohet jo rrallë në kohë.
I pari Kanti si iluminist, argumentoi se nuk është i mjaftueshëm morali i krishterë i qëllimit, sepse njeriu nuk mund të jetë objekt i ingranazheve të makinerisë së zhvillimit apo drejtësisë, por subjekt i tyre. Morali i ri duhet te burojë, nga individi arsyeja e kulluar.
I dyti Weber me etikën e përgjegjësisë. Sipas tij nuk mjafton morali i krishterë i qëllimit, as ai i objekt-subjektit të Kantit por duhet ti referohemi Etikës së Pergjegjësisë, që për Weber do të thotë se veprimet tona duhen gjykuar sipas pasojave, dobisë apo anasjelltas(derisa këto konsekuenca janë të parashikueshme, shton filozofi)
Ndersa etikën e Kantit e kundërshton Weber, atë të Weber e rrëzon një ilustrim i thjeshtë.
Mjaft të pyesësh një punëtor të fabrikimit të armëve psh do bombave te dorës, lidhur me proçesin e punës, kushtet, apo pagesen, ai përgjigjet njëlloj si një prodhues petullash pa problem, ndryshimi ndodh në momentin e përgjegjësisë, ose konsekuencave të parashikueshme; kur e pyet për produktin që sjell puna e tij, petullabërësi vazhdon të përgjigjet, ndersa armëpunuesi jo.
Lidhur me konsekuencat e Weber, në mjediset shqiptare po të pyesësh një qytetar se sa e shite votën në zgjedhjet e fundit, ose një media çfarë perfiton nga qeveria e radhës me klientelizmin të pergjigjet. Pa përgjigje mbetesh nëse ata i pyet për pasojat, ose do të gjendesh para një gjykimi të rreptë si shqiptar jo bashkëkohor, ose malok.
Vlerat morale nuk janë entitete metafizike, Por dhe asgjë më shumë se kofiçente (piketa) brenda të cilave një komunitet a shoqëri, vendos për të bashkëjetuar, ndersa etika në kuptimin minimal sjellja e individit brenda këtyre vlerave të pranuara nga shumica.
Nuk u hapen negociatat edhe sivjet me Europën e vlerave, ndonëse retorika popullore, ajo politike dhe mediatike është dashurore me këtë qytetërim më shumë se dymijë vjeçar.
Pertej shkaqeve otomane e komuniste, me këtë qytetar që shet votën, ketë qeveri që Shqipërisë i ka bërë gropën, me këtë kryeministër u dërgon shqiptarve ideograma zgerdhirjesh të pacipa ditën më të zezë me tri familje te vdekura tre brezash, per shkak të mosmbrojtjes nga qeveria e tij, vetëm vlerat nuk dimë se nga bien me shpi.
“Mungon qëllimi, zhvlerësohen vlerat dhe mungon përse-ja, paranjofton Niçe qytetërimin mbi dymijëvjeçar, që do të gjendet para kërcënimit të teknikës. Ndersa ne me eksperimentet e rilindjes tonë i kemi djegur etapat ashtu si me eksperimentimet socialiste të hoxhizmit.
Efektivët e policisë rrugore vijojnë kontrollet intensive pë...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet e ...
Ai është 33-vjeç, por mosha nuk përben aspak problem për të....
Zyrtari i Lartë i Asamblesë Parlamentare të OSBE-s, deputeti...
Gjykata e Apelit të Kosovës, e ka quajtur të bazuar dhe e ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në faqen e tij ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas shembjes së Urës në G...
Kryeministri Edi Rama, të martën në darkë, postoi një foto t...
Italia dje u trondit nga një tragjedi e madhe, siç ishte she...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, për të përshëndet...
Dy shqiptarë kanë humbur jetën në tragjedinë e Genovës, pas ...
Rudina Kishta, 42-vjeçarja që dogji shtëpinë e bashkëjetuesi...
Ish-deputeti i PS, aktualisht kryetar i partisë ZGJIDHJA, Ko...
Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ...
Vjen apo jo Luka Modric, Interi i sezonit të ri duket se do ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet postimeve në rrjete...
Një 49-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Korçës, e ...
Të shtunën, Juventusi do të fillojë rrugën për mbrojtjen e t...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani nëpërmjet ...
Sot në orën 21:00 direkt nga kryqyteti i Estonisë, Talin, do...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...