web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ka fund tragjedia në Greqi/ Ndërron jetë një nga të plagosurit, ja bilanci i viktimave

13 Gusht 2018, 12:28, Aktualitet CNA

Nuk ka fund tragjedia nga zjarri apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës në Greqi mbrëmjen e 24 korriku. Një tjetër i plagosur ka ndërruar jetë duke e cuar në 95 numrin e viktimave.

I plagosuri rreth 63 vjec ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi nuk mundi ti bëjë dot ballë plagëve të shkaktuara në trup si pasojë e djegieve. Mediat greke raportojnë se ky është numri zyrtar i publikuar nga autoritetet shtetërore.-raporton BW.

Zjarri masiv që përfshiu Greqinë shkaktoi jo vetëm viktima, por edhe dëme materiale. Sakaq, mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më e riu në moshë ishte një foshnjë 6-muajshe.





Lajmet e fundit nga