50 shprehje nga Beyoncé që mund t’i përdorim për fotot në Instagram
Çdo njeri që ka investiguar të paktën një herë të vetme Inst...
Kompanitë e mëdha udhëhiqen nga vlerat. Një ndër vlerat kryesore të Grupit Balfin është partneriteti. Në këtë grup, partnerët kryesorë janë njerëzit me të cilët kompania punon, qoftë brenda saj, ashtu edhe jashtë.
Për ta dëshmuar qartë këtë, kompania ka ngritur që prej vitit 2016 një Akademi Trajnimesh me synimin që punonjësve të saj t?u sigurohet një zhvillim i vazhdueshëm i njohurive, aftësive dhe vlerave profesionale, në mënyrë që t?u përshtaten ndryshimeve gjatë gjithë jetës së tyre profesionale.
Nora Ilirjani, Menaxhere e Rekrutimeve dhe e Zhvillimit të Karrierës në Grupin Balfin shprehet se ?Ideja e krijimit të një Akademie trajnimesh erdhi natyrshëm, në linjë me qasjen e re dhe moderne që Balfin ka adoptuar në strategjinë e tij të zhvillimit menaxherial të stafit dhe jo vetëm?.
?Ne në Balfin, për shkak edhe të portofolit shumë të larmishëm të bizneseve që janë pjesë e grupit, jemi shumë dinamikë dhe përherë në zhvillim. E sigurisht që biznesi të zhvillohet e të ketë sukses, duhen njerëz të përgatitur, ambiciozë, kërkues dhe të motivuar, që të marrin përgjegjësi dhe të zhvillojnë karrierën e tyre brenda grupit. Nga ana tjetër, çdo menaxher i suksesshëm duhet që të ketë një set aftësish që mundësojnë arritjen e objektivave shpesh here ?agresive? të biznesit dhe të dijë se si të drejtojë skuadra e ekipe pune që janë te orientuara drejt cilësisë dhe rezultatit? ? shtoi Ilirjani.
Mbi 300 punonjës të trajnuar gjatë 2017, 550 të tjerë pritet të trajnohen këtë vit
Me pak fjalë, në Balfin, ajo që ka të bëjë me eksperiencën dhe njohuritë, nuk përfundon pasi kompania e përfshin punonjësin në gjirin e familjes së saj të madhe.
Në fakt, numri i punonjësve që kanë kaluar në ?sitën? e Akademisë së Trajnimeve vetëm gjatë vitit 2017 në grupin më të madh shqiptar të bizneseve është plot 314. Por kjo vlen vetëm për sa i takon Akademisë, sepse secila kompani e grupit kryen edhe mjaft trajnime të tjera ndërkohë.
Vetëm në periudhën Qershor-Korrik 2018, janë trajnuar 186 punonjës, ndërsa në muajt në vijim, deri në fund të programit të Akademisë për vitin 2018, priten që të trajnohen edhe rreth 400 të tjerë. ?Etja? për zhvillim profesional e dije të reja bën që pjesëmarrësit të jenë të të gjitha niveleve, që nga drejtorët ekzekutivë, e deri te specialistët.
Etapat se si zhvillohet një trajnim i suksesshëm në Akademinë e Grupit Balfin
Duke hyrë në brendinë e proceseve të Akademisë së trajnimeve në Balfin, ekspertët e kompanisë rrëfejnë dhe zbardhin skemën e tyre, e cila mund të shërbejë si udhërrëfyes edhe për mjaft kompani të tjera:
Llojet e trajnimeve dhe kompanitë bashkëpunëtore
Por le të shohim se cilat janë trajnimet specifike dhe nga kush zhvillohen ato brenda një kompanie të madhe shqiptare. Duke qenë se nuk përbëjnë sekret, le të mësojmë disa nga detajet.
Gjatë vitit 2017 dhe pjesës së pare të 2018, trajnimet kanë qenë të natyrës ?hard dhe soft skills?, pra ngushtësisht teknike por edhe më të përgjithshme. Sigurisht që vëmendje më të madhe këto kohë kanë marrë trajnimet ?soft skills? të cilat konsiderohen më të rëndësishme nga të dy përfituesit, si nga menaxheri ashtu edhe nga punonjësi. Ndër trajnimet që Balfin ka zhvilluar në 2017 dhe 2018, kanë qenë: ?Rishikimi Analitik i Buxhetit?, ?Anglishtja për Biznes?, ?Kompetencat bazuar tek Analiza e Nevojës për të Mësuar?, ?Zgjidhja e Problemeve dhe Vendim-Marrja Kreative?, ?Financa për Vendim-Marrësit?, ?Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore?, ?Aftësitë Negociuese?, ?Menaxhimi i Projekteve?, ?Përsosmëria në Shërbim?, ?Të menduarit Strategjik dhe Vendim-Marrja?, ?Menaxhimi i Talenteve?, ?Ndërtimi i Skuadrës dhe Menaxhimi Efikas?, ?Funksionet e Exel-it?, ?Strategjia e Marketingut dhe Shitjes?.
Trajnimet janë kryer nga kompani prestigjoze si Academy of Design Thinking, London, UPGRADE Training & Consulting GmbH & Co KG, Egnatium, Abraham Linkoln Center, EPPC Albania, AIMS International etj.
Duke qenë se është një grup i madh, Balfin-i ka brenda tij shumë punonjës të talentuar të cilët janë ekspertë të fushave përkatëse, kështu që në mjaft raste janë edhe vetë ata trajnuesit.
Departamenti i BNJ në Balfin është i fokusuar që të identifikojë menaxherë të nivelit të lartë apo ekspertë të fushave të caktuara në mënyrë që të ofrojnë trajnime në kuadër të Akademisë. Kryesisht trajnuesit janë të brendshëm në fushat e BNJ, Marketing, Financë, IT, Sisteme Financiare, Arkiva etj.
Por si vërtetohet që njohuritë e marra në trajnim zbatohen në pratikë?
?Të vërtetosh nivelin e nxënies së njohurive apo të aplikimit të tyre në praktikë është një sfidë e të gjithë menaxhereve, qofshin të BNJ apo menaxherët e linjës. Mënyra jonë për ta vërtetuar këtë është duke marrë feedback nga menaxherët, duke vlerësuar përmirësimin e proceseve të punës dhe të rendimentit në punë dhe më kryesorja, duke vlerësuar ndikimin e trajnimeve në rritjen e biznesit të shoqërive ku punojnë? ? thekson më tej Nora Ilirjani.
Balfin Training Academy ka si partner të saj kryesor një prej universiteteve më serioze për sa i përket cilësisë akademike. Çdo trajnim zhvillohet në mjediset e Tirana Business University, stafi i të cilit jep një kontribut shumë të rëndësishëm në organizimin logjistik të trajnimeve.
Pjesëmarrësve u kërkohet të fokusohen në aktivitetet që zhvillohen dhe sigurisht në fund, të dalin me një plan veprimi personal sesi dhe ku duhet t?i aplikojnë njohuritë e marra. Feedback-u për trajnimet mblidhet nga pjesëmarrësit direkt në përfundim të trajnimeve dhe është totalisht anonim. Kjo e ka bërë edhe më të lehtë dhe me të vërtetë vlerësimin që Grupi Balfin ka marrë nga trajnuesit kombëtarë apo ndërkombëtarë.
Gjatë vjeshtës, Grupi Balfin ka në kalendar mjaft trajnime të tjera, si ?Delegimi i suksesshëm?, ?Planifikimi dhe Modelimi Financiar?, ?Komunikimi dhe zgjidhja e konflikteve? ?Arti i Intervistimit? etj.
Dija nuk është privilegj vetëm i disave, kështu që në trajnime përfshihen edhe mjaft praktikantë të Grupit, pra studentë që janë duke kryer stazhin në kompani të ndryshme të Balfin, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë sa më shumë nga njohuritë shtesë.
Grupi Balfin, është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në sektorin bankar me Tirana Bank, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.
Çdo njeri që ka investiguar të paktën një herë të vetme Inst...
Për gjoks më të ngritur dhe bust më të bukur nuk është nevoj...
Nënkryetari i Kuvendi, njëkohësisht deputet i Partisë Demokr...
Akademiku Artan Fuga me anë të një postimi në rrjetet social...
Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës, pasi është hedhur nga k...
Vajza e ish-ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, i cili...
Ritvan Zykaj, i cili vrau me armë tetë anëtarë të një familj...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa gjatë një dalje p...
250 vetë janë plagosur në një festival muzikor në Spanjë, në...
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka është gjobit...
Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës, i cili ekzekut...
Ditën e djeshme pasqyra javore e medias së kryeministrit Ram...
Ditën e djeshme pas një thashethemi të publikuar nga faqja “...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ka p...
Avokati Spartak Ngjela ka rikthyer sulmet ndaj klasës politi...
Shtatori pritet të jetë i “nxehtë” si për njerëzit e politik...
Një shtetas ka rënë në pranga, nën akuzën se ka ushtruar dhu...
Pas tragjedisë së Selenicës, ku mbetën të vrarë tetë persona...
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbas...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...