web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të gjithë VIP-at në Sardenjë/Rita Ora fotografohet në momente relaksi me të dashurin

12 Gusht 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Mesa duket destinacioni i preferuar për VIP-at këtë verë paska qenë Sardenja. Kësaj radhe është Rita Ora ajo që është fotografuar duke u relaksuar në ishullin italian.

Ajo u shfaq gjithë stil duke ekspozuar trupin e saj në super formë teksa pushonte me të dashurin dhe disa miq në Porto Cervo, Sardenjë, Itali.

27-vjeçarja që njihet për stilin e saj që tërheq gjithmonë vëmendje, i mahniti të gjithë me një kostum banjoje shumëngjyrësh.

Këngëtarja shqiptare dukej kompletësisht e relaksuar pa grim teksa i kthente fytyrën diellit.

Ajo është fotografuar duke u argëtuar bashkë me të dashurin e saj ku nuk kanë munguar edhe lojërat e ndryshme mes tyre.





Lajmet e fundit nga