Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit i ka kërkuar Komisionerit Publik deri më tani që të ankimojë 5 vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tek Kolegji i Apelimit. ONM i ka kërkuar Komisionerit brenda kuadrit të pak ditëve që të ankimojë vendimin për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja; kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit; gjyqtarit Gentian Medja; prokurorit Gentian Osmani; si dhe gjyqtarit Artur Malaj. Parregullsitë në pasurinë e pesë subjekteve që identifikoi KPK gjatë seancave, dhe pse nuk i mori parasysh, duket se kanë qenë shkaku kryesor që ONM ka kërkuar shkarkimin e këtyre të fundit.
Një gjë e tillë u pa që në seancën që KPK zhvilloi me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Kjo për faktin se KPK, gjatë seancës dëgjimore, që zhvilloi me gjyqtarin Bashkim Dedja, identifikoi disa pasaktësi në lidhje me kriterin e pasurisë. Sipas KPK, burimet e gjyqtarit Dedja janë të dyshimta për faktin se nuk ka mundur të justifikojë një apartament dhe një garazh në Tiranë. KPK ka bërë me dije asokohe se ndaj gjyqtarit Bashkim Dedja ka dyshime në lidhje me 15 mijë euro që i ka marrë vëllait dhe 25 mijë eurot që ia ka marrë kunatit në blerjen e një apartamenti. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar se kunati në datën e huamarrjes sipas deklaratës së aktit noterial, nuk ka qenë fare në Shqipëri. Por pavarësisht këtyre shkeljeve, KPK e konfirmoi në detyrë, Dedjen, gjë që solli menjëherë reagimin e ONM, shkruan gazeta “SOT”.
Por krahas Dedjes, e njëjta gjë ndodhi edhe me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore me kreun e Gjykatës së Lartë, pas hetimit administrativ, arriti në konkludimin se Zaganjori nuk kishte burime të ligjshme pasurie si dhe kishte shmangur taksat në shtet. Por krahas këtyre kontradiktave, gjyqtari Zaganjori, sipas KPK, pati pasaktësi në deklarim edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes dhe shkollimit të fëmijëve. Megjithatë, pavarësisht pasaktësive edhe Zaganjori u konfirmua në detyrë nga ana e KPK, po që nuk u mirëprit nga ana e ONM.
Pas kërkesës për të apeluar vendimin për Zaganjorin dhe Dedjën, ONM dy ditë më parë përmes dy kërkesave të njëpasnjëshme i kërkoi Komisionerit edhe apelimin e vendimit të gjyqtarit Medja dhe prokurorit Osmani. Kjo për faktin se KPK, gjatë seancës që zhvilloi me prokurorin Gentian Osmani, theksoi se ai nuk ka pasur burime financiare për pagesën e 2 kësteve për apartamentin e porositur në vitin 2009, me vlerë respektive 15 mijë euro dhe 32,680 euro, për një total prej 47680 euro. Ai gjithashtu, sipas KPK, nuk justifikoi me të ardhura pagesën e huasë ndaj shtetasit A. Ç në vitin 2011 në vlerë 7000 euro, në vitin 2012 në vlerë 5000 euro, dhe në vitin 2013 me vlerë 8000 euro.
Ndërsa sa i takon gjyqtarit Gentian Medja, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se gjatë hetimit të thelluar administrativ rezultoi se subjekti nuk ka deklaruar të ketë llogari të paluajtshme. Por krahas këtyre, dy subjekteve ONM kërkoi dje dhe largimin nga detyra të gjyqtarit Artur Malaj, i cili u konfirmua në detyrë mes shumë debatesh. Kjo për faktin se ONM gjatë seancës dëgjimore të pak ditëve më parë pretendoi për pasaktësi serioze në deklarimin e pasurisë. Malaj ka deklaruar se ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë 55 mijë euro, por nga hetimi i ONM ka rezultuar me vlerë 61 mijë euro. Por krahas shkeljeve të shumta që u gjetën, ndaj gjyqtarit Malaj edhe vetë, DSIK e cilësoi si të papërshtatshëm për të vijuar detyrën pasi kishte lidhje me persona të papërshtatshëm.
Pas koncertit në Tiranë, reperi Daddy Yankee po vijon turin ...
Mëngjesin e sotëm është bërë arrestimi i autorit krimit maka...
Dëshmi të shumta janë dhënë lidhur me ngjarjen që tronditi p...
Gushti nisi i nxehtë, me temperatura të pazakonta deri në 38...
Autori i masakrës së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Resu...
Kryeministri Edi Rama me publikimin e një videojë që tregon ...
I riu 24-vjeçar Ritvan Zykaj, autor i ngjarjes së Selenicës ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 11 ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ju nuk ndaheni dot nga e kaluara. Ju këshillojmë se është e ...
Ritvan Zykaj ka qëlluar për vdekje tetë persona të fisit të ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrje...
Ngjarja e rëndë që tronditi pasditen e sotme fshatin Resulaj...
Tragjedia e sotme ka bërë që ministri i Brendshëm Fatmir Xha...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shoqëruar nga drejtori i ...
Shqipëria sot ka pësuar shok. Brenda ditës, nëntë persona ja...
Policia ka nisur prej 5 orësh operacionin për kapjen e autor...
Ritvan Zykaj është autori i masakrës së regjistruar pasditen...
Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj nëpërmjet një postimi në rrjet...
Hetuesit po vijojnë marrjen në pyetje të prindërve të Ridvan...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...