Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emëroi të enjten pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nëntë anëtarëshe të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe një gjykatës serb, për të cilin pohohet se ka ikur nga Serbia për të shmangur një dënim me heqje lirie nën akuzat për korrupsion.
Radomir Laban, në muajin maj kishte marrë votat e 71 deputetëve të parlamentit të Kosovës për të shërbyer në Gjykatën Kushtetuese si përfaqësues i komunitetit serb.
Organizatat për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të opozitës reaguan atëbotë ndaj vendimit të parlamentit, duke kërkuar verifikimin e të votuarit.
Atë botë zyra e presidentit Thaçi tha se ?për shkak të dyshimeve të ngritura për të kaluarën e z. Laban, Presidenti i Republikës se Kosovës nuk do ta bëj dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë?.
Nuk pati ndonjë shpjegim nga zyra e presidentit nëse kjo ka ndodhur, por emri i gjyqtarit vazhdon të jetë në listën e të kërkuarve nga Beogradi.
Sipas autoriteteve në Serbi, Radomir Laban, ish zyrtar i doganave, ishte dënuar në vitin 2012 me gjashtë vjet heqje lirie, si pjesë e një grupi prej shtatë doganierësh dhe dhjetë afaristësh të akuzuar për kontrabandë milionëshe.
Të gjithë ata ishin arrestuar në vitin 2006. Pas shpalljes së dënimit, Radomir Laban, i ishte shmangur dërgimit në burg duke ikur në Kosovë, shkruan voa.
Vitin e kaluar një gjykatë në Kralevë në Serbi, kishte lëshuar një urdhër arresti, por zbatimi i tij në Kosovë është pamundësuar për shkak të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
E kaluara e kandidatëve, kontrollohet nga agjencitë e sigurisë, por puna e tyre në raste të tilla është e vështirë për shkak të refuzimit të Serbisë që të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe u është kundërvënë përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Policinë Ndërkombëtare (INTERPOL).
Radomir Laban, ishte propozuar për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Lista Serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës. Zyrtarët e kësaj liste nuk e kanë komentuar situatën e krijuar pas votimit, që nxori në shesh edhe të kaluarën e të propozuarit të tyre.
Emërimi i sotëm nga presidenti Thaçi nxiti reagimin e lëvizjes Vetëvendosje në opozitë e cila tha se ?rehabilitimi i një personi me të kaluar kriminale në institucionin më të lartë kushtetues, përveç që e degradon edhe më tej cilësinë e këtij institucioni, i katandisur si mos më keq për shkak të ndërhyrjeve dhe presioneve, ka për qëllim kryesor legjitimimin e ?Zajednicës? (emri ne gjuhen serbe per asociacionin e komunave me shumicë serbe) dhe projekteve tjera të dëmshme. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe do të shohim gjitha mundësitë për zhbërjen e këtij dëmi?, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj lëvizjeje.
Nën tingujt e serenatave korçare ka startuar nata e dytë e F...
E Ngarkuara me politikën e jashtme të BE, Federica Mogherini...
Kreu i PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto, ka denoncuar abuzim...
Avokati i njohur, Altin Goxhaj ka reaguar sërish në lidhje m...
Në Holandë ka filluar një fushatë për ndërrimin e emrave të ...
Dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në rajonin e Atikës, që i m...
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gjirokastër–S...
Gruaja e presidentit të Sirisë Bashar al Assad, Asma al Assa...
Një vërshim i fuqishëm balte i cili u shkëput nga rrëza e ma...
Historiani i njohur, Kastriot Derivishi ka rikujtuar vështir...
Hyrja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
Ditën e sotme një turist nga Kosova është mbytur në plazhin ...
Dy avionë janë përplasur ditën e sotme në Turqi, në aeroport...
Policia greke ka arrestuar një 37 vjeçar shqiptar, i cili u ...
Një mozaik i panjohur deri më sot është zbuluar nga gërmimet...
Një 21 vjeçari i cili ka qenë duke punuar në një shtyllë ele...
Zjarri i fuqishëm me të cilin u përball Greqia la pas rreth ...
Familja e Blendi Fevziut u bekua pak kohë më parë me ardhjen...
Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka sulmuar Qeverinë në lidh...
Ekipi i kyesuar nga Christophe Snoeck përdori radiokarbonin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...