web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Dhuratë e Trumpit për Taulant Ballën

5 Gusht 2018, 13:53, Aktualitet CNA

Profesori i njohur dhe analisti Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Sipas tij, baza që NATO do ndërtojë në Kuçovë qenka vepër e tij.

?Sa i përkorë është Taulant Balla. Deli djalë. Ta bësh dhënder ta bësh. Gjithë të mirat i ka. Punon natë- ditë për Shqipërinë e nuk ndihet. Të gjitha meritat ia kalon Edi Ramës.

Baza që NATO do ndërtojë në Kuçovë qenkësh vepër e tij, por ai ja rriti nderen Edi Ramës me një status të latuar taze në Facebook. E shkrojti gjithë zulme e naze ashtu siç di ta qëndisë ai gjuhën shqipe.

Zanoret e bashkëtingëlloret në dorë të tij nuk duken si shat a lopatë si ndo zot dashakeqet mendojnë, por si tinguj organoje në katedralen e rilindjes vërshëllejnë ato. Pasi anashkaloi ministrushen e qashtër të Mbrojtes dhe ministrin e Jashtëm, të cilët duhej të flisnin për këtë sukses, ai tha qe ishte Tramp që e bëri këtë i magjepsur pas Ramës. Gjatë ditëve të qëndrimit në Europë, Tramp i paska kërkuar takim Taulantit?, ka shkruar Gjekmarkaj.

Ky i fundit ka shkuar më tej me ironinë e tij, duke zbardhur  takimin imagjinar Donald Trump-Taulant Balla.

Ky megjithëse mjaft i zënë me pune në Librazhd, pasi mendoi pak nuk ja theu zemrën presidentit amerikan. Veshi kostumin e shtrenjtë që i kanë dhuruar së fundmi, u kreh, futi një çamçakëz në gojë dhe drejt e në Rinas.  Darka në Bruksel e zu menjëherë me Trampin. Ai sapo mori vesh që Balla kishte mbërritur çoi lajmës që të takoheshin menjëherë. U përqafuan menjëherë si të njohur të vjetër. Tramp ju drejtua me ti pa mëdyshje. ?Fjalë të mira kam dëgjuar për ty?- tha.

Më ka informuar Donald Lu. Në të ardhmen do jesh lider jo vetëm i PS, por edhe i Shqipërisë e krejt Ballkanit. Rama është treguar largpamës që të caktoi nr 2 të partisë. Me këtë zgjedhje respektoi atdheun dhe PS e sidomos intelektualët që me ty gjenden të përfaqësuar.

Taulanti ndihej mirë. Menjëherë ju drejtua me emër ? Donald e herë pas here Don.

?Shiko?- i tha, vërtetë Kryeministri ynë dhe Kryetari im e dhjeu me ty në fushatë, por e kishte nga padija e jo me të keq. Ata të Sorosit e gënjyen. Por bëhem unë dorzanë dhe të siguroj se nuk të shan më. Jo vetëm, por ç?të kesh m?i thuaj mua e ai do t?i zbatojë një më një. Trampi u mendua pak.

Qoftë i falur-, i tha. Në dorën tënde është. Tani hajde të pimë një skoç. Taulanti tha ma ndalon feja, hoxhallarët e Librazhdit e pinë fshehurazi, po mua më thonë që është haram?nejse për hatrin tënd po e hedh një kupë?, shkruan më tej Gjekmarkaj./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga