Politologu: Problemi në Shqipëri, zyrtarët e korruptuar që refuzojnë përballjen me drejtësinë
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se problemi kryesor në S...
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se problemi kryesor në S...
Historiani Uran Butka dhe historiani Marenglen Kasmi kanë debatuar ashpër mbrëmë për atë që ndodhi në Konferencën e Mukjes 75 vjet më parë nga data 1 deri më 3 gusht 1943.
Të ftuar të gazetarit Roland Qafoku në emisionin ?Debati në Channel One?, Uran Butka paraqiti disa dokumente që i ka botuar së fundi në librin ?Marrëveshja e Mukjes, shans i bashkimit, peng i tradhtisë? dhe që sipas tij arsyeja kryesore e prishjes së konferencës ishte Kosova dhe qëllimi i Hoxhës për të marrë pushtetin që gjatë luftës.
Por historiani Kasmi e hodhi poshtë këtë duke nxjerrë një dokument që botohet për herë të parë dhe që ai e bëri publike mbrëmë. Është një raport i detajuar i Legatës gjermane në Tiranë që informonte Berlinin për gjithçka që kishte të bënte me Konferencën e Mukjes, pjesëmarrësit, synimet dhe gjithçka që u arrit.
Sipas Kasmit kjo tregonte jo thjesht bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me gjermanët, por kontrollin që kishin ndaj tyre. Madje historiani shkoi deri atje sa tha që pikat e marrëveshjes I kishin hartuar gjermanët.
Kasmi tha se ekzistonte dhe një informacion tjetër që një nga eksponetët e Ballit, Vehbi Frashëri ka kontaktuar me gjermanët dhe u ka kërkuar atyre që në korrik të vinin në Shqipëri duke u treguar besimin e Ballit ndaj tyre.
Historiani Butka e hodhi poshtë këtë konkluzion duke thënë se është fatkeqësi që edhe sot flitet me gjuhën e historiografisë komuniste. Butka dhe Kasmi debatuan ashpër për pasojat që solli prishja e marrëveshjes së Mukjes.
Sipas Butkës ishte vetëm Enver Hoxha që donte të merrte pushtetin që në luftë ai që e shkatërroi këtë marrëveshje në ndikimin e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës.
Ndërsa për Kasmin kjo nuk ishte e vërtetë sepse fajtor për shkatërrimin e marrëveshjes ishin ballistët që sipas tij edhe atëherë edhe tani bëjnë viktimën por ishin ata që u interesonte prishja e marrëveshjes sepse ata nuk luftonin pushtuesit.
Sipas proçesverbalit të mbledhjes 74/1), të dyja këto organizata u përfaqësuan nga këta. delegatë:
Delegacioni i Ballit Kombëtar
1 .Z Av.Hasan Dosti
Z.Mid?hat Frashëri
3 .Av.Thoma Orollogai
Av.Skënder Muço
Komandant Hysni Lepenica
Prof.Isuf Luzaj
Komandant Kadri Cakrani
Major Rauf Fratari
9 .Prof.Nexhat Peshkëpia
10.Av.Halil Mëniku
11.Kom.Ismahil Petrela
12.Prof.Vasil Andoni
Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm NÇ
Major Abaz Kupi
N/Kolonel Jahja çaçi
Kom.Myslim Peza
4.Dr.Ymer Dishnica
5.Z.Mustafa Gjinishi
6.Dr.Omer Nishani
7.Dr.Sulo Bogdo
8.Z.Stefan Plumbi
9.Z.Shefqet Beja
10.Z.Medar Shtylla
11.Z.Haki Stërmilli
12.Gogo Nushi
DEKLARATA TË BËRA PËR KONFERENCËN E MUKJES
NIKOLLA PANO, historian shqiptaro-amerikan
?Enver Hoxha dhe komiteti qëndror i PKSH ishin të gatshëm të pranonin marrëveshjen por u penguan nga Svetozar Vukmanoviç Tempo, ambasadori shëtitës i Titos në Ballkan i cili kishte rastisur gjatë kësaj periudhe në Shqipëri?.
BERND FISCHER, historian nga SHBA
?Qëndrimi i Enver Hoxhës për marrëveshjen e Mukjes i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe një farë kapitali politik. Fundja Balli Kombëtar nuk mund të mbahej kështu përgjegjës për prishjen e marrëveshjes?.
ENVER HOXHA, sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë
??Mukjen ne e morëm për një gjë formale, ku do të venim më tepër t?i thoshim të katër të vërtetat në fytyrë Ballit dhe të lanim duart para popullit për veprimet që do bënim më vonë?.
HARRY FULTZ, drejtor i Institutit amerikan në Tiranë.
?Balli Kombëtar ndoshta kërkonte ndonjë arsye për të prishur marrëveshjen kur u bë e qartë se mund të kishte një shans për të punuar me gjermanët. Për këtë arsye qëndrimi i Hoxhës i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe njëfarë kapitali politik?.
REGINALD HIBBERT, oficer i shërbimit sekret anglez në Shqipëri.
?Grisja e marrëveshjes së Mukjes nga Hoxha e bëri të pamundur bashkimin dhe ishte kambana e luftës civile. Kjo ishte pika në të cilën lufta civile ndërmjet Frontit NÇL dhe BK u bë e sigurt dhe e pakthyeshme?.
Një i dënuar në burgun e Fushë-Krujës ka rënë pre e dhunës s...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar takimin e kryeministrit ...
Në fshatin Panahor të Mallakastrës, pranë uzinës së përpunim...
Momente të vështira është duke kaluar në këto momente depute...
Në fillim të muajit shtator do të nisë edhe puna për ndërtim...
Ditën e sotme ka filluar zyrtarisht java më e nxehtë e verës...
Për të pestën herë është shtyrë seanca e dhënies së pretencë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar në l...
Dekreti për Teatrin ka kthyer dhe një herë përplasjet mes qe...
Prokuroria do të thellojë shumë shpejt hetimet për të gjitha...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dje sinjale se Re...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ministria e Financave ka përzgjedhur bankat që do të udhëheq...
Stoku i huasë për ekonominë ka shënuar një rënie dramatike n...
Gjatë ditës së sotme, sipas MeteoAlb moti dominohet nga kthj...
DASHI 21. mars – 20. prill Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj...
Merr fund telenovela Inter- Vrsaljko. Skuadra nga Milano, ar...
Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak momente m...
Formula 1 sot është një ndër sportet më të ndjekur në mbarë ...
Policia greke ka arrestuar 66 persona të cilët tentuan të ud...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...