web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DASH paralajmëron tërmet nga SPAK/ Asnjë tolerim për të korruptuarit

31 Korrik 2018, 06:59, Aktualitet CNA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dje sinjale se Reforma në Drejtësi nuk do të ndalet. Për amerikanët ai do e pastrojë drejtësinë nga të gjithë të korruptuarit.

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2018 mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Javën e parë ishte opozita që lëshoi akuza se DASH na ka lënë jashtë për shkak të situatës së rënduar ekonomike, por dje u publikua raporti i plotë për vendin tonë. Aty theksohet se klima e investimeve është jo e favorshme, por nënvizohet se me reformën në drejtësi situata mund të ndryshojë.-raporton gazeta Sot.

Sa i takon reformës në drejtësi, thuhet se vetingu do të zbatohet rigorozisht dhe të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë të korruptuar do të ndëshkohen.

Reforma gjithashtu do të krijojë një Prokurori të Posaçme (SPAK) dhe një njësi të specializuar hetimi (Byroja e Hetimit) për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Nëse zbatohet plotësisht, reforma gjyqësore do të largojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale?, thuhet në raportin e DASH.

Më tej deklarohet se problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni. DASH u referohet disa raporteve, ku thekson se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Evropë.

Përveç korrupsionit, amerikanët rendisin si problem kryesor në Shqipëri që po ndal dhe investitorët, pronën. Sipas tyre, Shqipëria ende nuk ka mundur ta zgjidhë këtë problem.





Lajmet e fundit nga