Çfarë po ndodh me ekonominë?!/ Rënie dramatike rekord e kredisë
Stoku i huasë për ekonominë ka shënuar një rënie dramatike n...
Ministria e Financave ka përzgjedhur bankat që do të udhëheqin procesin e emetimit të eurobondit në tregjet e kapitalit. Komisioni i posaçëm i ngritur për këtë proces ka përzgjedhur Citi, Banka IMI dhe Societe Generale si skuadrën rregulluese të përbashkët të transaksionit. Për herë të fundit Shqipëria doli në tregjet e kapitalit në vitin 2015 kur emetoi 450 milionë eurove për 5 vjet me një kupton prej 5.75%, ndërkohë që në 2010 emetoi eurobondin e parë me vlerë 300 milionë euro.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se nga data 10 Korrik-26 Korrik 2018, Komisioni Përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të institucionit, shqyrtoi të gjitha propozimet me shkrim të marra në kontekstin e Kërkesës për Propozime nga bankat. Këto të fundit erdhën pas shpalljes që bëri vetë Ministria në 22 qershor për kërkesë propozime në kontekstin e emetimit të Eurobondit dhe të ri-blerjes së detyrimeve ekzistuese të Shqipërisë në lidhje me përzgjedhjen e rregulluesit kryesor.
Tre bankat
Citi Grup është një nga grupet më të mëdha në fushën e shërbimeve financiare në botë me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky grup ka udhëhequr gjatë këtij viti edhe daljen e Nigerisë në tregjet ndërkombëtare për një eurobond.
Banka IMI është banka e investimeve e Intesa Sanpaolo, grupi kryesor bankar italian me prezencë në shumë vende të botës përfshirë Shqipërinë.
Societe Generale është një nga grupet më të mëdha bankarë në Europë me qendër në Francë me prezencë edhe në Shqipëri.
Kriteret e përzgjedhjes
Përzgjedhja e tre bankave si rregullues të transaksionit u bë në bazë të disa kritereve. Së pari përvoja në transaksione të ngjashme, përvoja në treg dhe kapaciteti për të siguruar fondet e kërkuara: Komisioni i Përzgjedhjes i kushtoi vëmendje përvojës së ekipit të propozuar, kredencialeve të bankave në transaksione të ngjashme me fokus në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, në aftësitë tregtare të bankës si dhe në angazhimin e saj ndaj vendit.
Së dyti risqet e ndryshme të secilit propozim: Komisioni i Përzgjedhjes vlerësoi, ndër të tjera, përshkrimin e dinamikës bazë të tregjeve të obligacioneve të tregjeve në zhvillim, cilësinë e rekomandimeve në lidhje me emetimin e obligacioneve të parashikuara dhe menaxhimin e detyrimeve, rekomandimet në lidhje me strategjinë e marketingut.
Së treti komisionet, interesat dhe çdo faktor tjetër që mund të ndikojë në koston e përgjithshme.
Referuar ftesës që qeveria u dërgoi bankave u bë me dije se synohet që shuma e Eurobondit që do të emetohet do të jetë 500 milionë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizonte se synon ?i) emetimin e një Eurobondi në 2018 në tregjet ndërkombëtare të kapitalit; dhe (ii) blerjen e një pjese të Eurobondit ekzistues që maturohet deri në vitin 2020?./ Monitor
Stoku i huasë për ekonominë ka shënuar një rënie dramatike n...
Gjatë ditës së sotme, sipas MeteoAlb moti dominohet nga kthj...
DASHI 21. mars – 20. prill Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj...
Merr fund telenovela Inter- Vrsaljko. Skuadra nga Milano, ar...
Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak momente m...
Formula 1 sot është një ndër sportet më të ndjekur në mbarë ...
Policia greke ka arrestuar 66 persona të cilët tentuan të ud...
Pas ndarjes nga jeta t ëish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajd...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme teksa një a...
Fotografia është një passion për shumë persona.Por kësaj her...
Dekada me radhë asgjë nuk po lëviz në konfliktin e Kosovës. ...
Reth 700 alpinistë kanë mbetur të bllokuar në një mal vullka...
Me 26 korrik 2018, televizioni Top Channel ka publikuar një...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka ironizuar takimin mes Krye...
Mediat italiane kanë zbuluar të dhëna të reja në lidhje me a...
Ditën e djeshme në darën e trojkës së vetingut, të përbërë n...
Ndërsa muzgu bie mbi Berlin, shumë gra dhe vajza të veshura ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku në mënyrë...
Arkitekti i njohur, Maks Velo ka folur për Teatrin në studio...
Ky është parashikimi i motit sipas Meteoalb për ditët e para...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...