Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Anëtarët e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci, përveçse kolegë në të njëjtën godinë, së fundmi kanë pasur disa të përbashkëta. Ata dolën në të njëjtën ditë para Komisionit të Vetingut, ndërkohë që janë caktuar në të njëjtën trupë gjykuese, e cila po shqyrton padinë e Vjollca Hoxhës kundër dy aksionerëve të tjerë, të cilët kanë shumicën e aksioneve të Top Channel.
Por, trajtimi që ky televizion i ka bërë dy gjyqtarëve të Lartë është tërësisht i ndryshëm. Le të shohim më në detaje: Në 7 qershor, në kronikën kryesore të lajmeve, Top Channel deklaron se ?ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi?.
Në momentin e parë, kjo dukej një nismë e mirë, pasi televizioni kryesor në vend i bashkohet shqetësimit qytetar, duke shfrytëzuar kapacitetet e tij profesionale për të identifikuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, shkruan Boldnews.al.
Por, nisma shumë shpejt u kuptua se ishte fallso dhe delirimi i Top Channel-it për të realizuar ?vetingun? e gjyqtarëve nuk ishte gjë tjetër veçse fushatë shantazhuese dhe abuzive kundër një gjyqtari të vetëm-Shkëlzen Selimi. Në periudhën qershor-korrik 2018, Top Channel ka transmetuar plot 12 kronika, të gjitha të shoqëruara me sulm të hapur kundër anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Në kronikën e parë, transmetuar ditën që TCH ?shpalli vetingun e tij?, Shkëlzen Selimi prezantohet si gjyqtari që ka gjykuar ?21 Janarin? dhe ?Gërdecin?, e këtu nuk ka asgjë të re dhe si një prej gjyqtarëve që iu është refuzuar viza amerikane. Kjo e fundit ishte një mashtrim i paskrupullt, pasi, siç deklaroi vetë gjyqtari për ?Boldneës.al?, ai as nuk ka patur dhe as nuk ka aplikuar për vizë amerikane.
Një ditë më pas, TCH tregon në kronikat e tij se si Shkëlzen Selimi ka fituar një çështje për procedurë shpronësimi publik në Gjykatën e Apelit Administrativ të Vlorës. Përtej gjuhës së përdorur nga televizioni, nuk u prezantua asnjë fakt i dyshimtë mbi atë vendimmarrje.
Tre ditë më pas, sërish ?vetingu Top Channel? merret me emrin Shkëlzen Selimi, por, kësaj radhe duke përmendur një proces civil të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ka paditur një kompani ajrore për vonesat në udhëtim, nga e cila, sipas legjislacionit në fuqi, ka marrë dëmshpërblimin përkatës. Sërish Top Channel gjen rastin të sulmojë, pavarësisht se gjykata i ka dhënë të drejtë bashkëshortes së Selimit. Aq më tepër që këto padi janë shumë të aplikuara në çdo vend perëndimor-dëmi duhet paguar nga shkaktari i dëmit. Por, për TCH, kjo padi fare normale, konsiderohet e çuditshme dhe arsye për të goditur Shkëlzen Selimin.
Me kalimin e ditëve, Top Channel fillon e bëhet më agresiv me Shkëlzen Selimin, ndërkohë që premtimin për ?vetingun? për gjyqtarët e tjerë e ka harruar prej kohësh. Në 13 qershor 2018, Top Channel merr në analizë të dhënat e deklaruara nga vetë gjyqtari në formularët e pasurisë dhe i prezanton si zbulime të televizionit. Në ato formularë gjenden shifra, lëvizje financiare, të ardhura e kredi të gjyqtarit dhe familjarëve të tij, të cilat janë shënuar dhe nënshkruar prej vetë atij. Por, Top Channel, pa asnjë lloj ?investigimi?, lë të kuptohet mes rreshtash se Selimi është i korruptuar.
Pasi kuptohet që Shkëlzen Selimi nuk ka ndërmend t?i bindet ?urdhërave? të çiftit drejtues të Top Channel, Vjollca Hoxha-Ben Blushi, këta të fundit nisin fushatën me artilierinë e rëndë. Fillimisht i kujtojnë publikuar detajet nga procesi i Gërdecit dhe ?21 Janarit?. Më pas sajojnë një protestë idiote, me familjarë të Vjollca Hoxhës dhe punonjës të Top Channel-it, të cilët u prezantuan si ?shoqëri civile? që kërkojnë shkarkimin e ?gjyqtarit kriminel? Shkëlzen Selimi.
Përdorimi i hapësirës publike për qëllime private të Vjollca Hoxhës arrin kulmin kur, televizioni shndërron dhimbjen e vajzës së një prej viktimave të 21 Janarit për të goditur gjyqtarin Selimi.
Epilogu i kësaj fushate sulmesh dhe abuzimesh mbyllet me një situatë, e cila nxori bllof edhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Një ditë para seancës dëgjimore të gjyqtarin Shkëlzen Selimi, Top Channel publikon një informacion, i cili gjendej në mënyrë ekskluzive vetëm në dosjen e Komisionit të Vetingut. Pra, u pa qartë se edhe Komisioni i Vetingut ishte vënë nën shërbimin e televizionit të administruar momentalisht nga Vjollca Hoxha, për të sulmuar anëtarin e Gjykatës së Lartë.
Të premten, ditën e seancës dëgjimore, Shkëlzen Selimi dhe kolegu i tij i të njëjtës trupë gjykuese për dosjen e pronësisë së Top Channel, Artan Broci, u paraqitën para Komisionit të Vetingut.
Në edicionin e lajmeve, TCH bëri një kronikë të zgjeruar mbi shkeljet e konstatuara nga Komisioni i Vetingut për figurën e Selimit, të lexuara në mungesë të gjyqtarit, i cili e konsideroi procesin të paragjykuar.
Në antitezë, TCH raportoi shumë shkurt për gjyqtarin Artan Broci, duke u mjaftuar me titullin dhe pak radhë, të cilat referonin se ai ?ishte i përshtatshëm? për të qenë në sistem. Kronika e Top Channel-it nuk raportoi për një seri shkeljesh të gjetura për Brocin. Televizioni duket se i dha kushtrimin Komisionit të Vetingut-Artan Broci duhet të vijojë detyrën, ndërsa Shkëlzen Selimi duhet të shkarkohet.
Në këtë mënyrë, edhe procesi gjyqësor për pronësinë e Top Channel, me shumë mundësi, shkon sipas kërkesave të çiftit drejtues Vjollca Hoxha-Ben Blushi.
Hotelet dhe tur-operatorët raportojnë për një rënie të rezer...
Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka bër...
Policia Rrugore e Tiranës në vijim të aksionit për parandali...
Qepa dhe hudhra janë përbërës të zakonshëm në kuzhinë dhe i ...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi në një intervistë për gazetën ...
Amerikanët vendosën të bashkëpunojnë me britanikët me qëllim...
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona si të dyshuari...
Tensionet mes forcave politike në vendin tonë po shtohen çdo...
Një aksident është regjistruar në Lezhë pasi një makinë ka p...
Vetingu i nisur në drejtësi po jep sinjale se është në rrugë...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 29 k...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve, jeta juaj ne çift ...
Sot ka qenë dita e nderimeve për heronjtë e kupës së botës. ...
Media shtetërore në Egjip njoftoi se një gjykatë ka dënuar 7...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytezën e Kuçovës, ku i l...
Reshjet e mëdha gjatë sezonit të verës, që kanë përfshirë ve...
Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se një ...
Të pasurit e botës tashmë po jetojnë në luks jo vetëm në tok...
Stina e verës dhe temperaturat e larta janë një rrezik i mad...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...