Shpërthen tritoli në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Të pasurit e botës tashmë po jetojnë në luks jo vetëm në tokë, por edhe në det. Përdorimi i jahteve luksoze, nga viti në vit ka filluar të shndërrohet në një biznes tepër fitimprurës për pronarët e këtyre të fundit, që i japin ata me qira marramendëse.
Së fundi, mediat e huaja kanë zbuluar një listë me 10 jahtet (yachtet) më luksoze të planetit, të cilët jepen me qira nga pronarët e tyre. Do të shihni anije fantastike, në të cilat mbizotëron luksi dhe shija e lartë në ndërtimin e tyre. Në krye të listës qëndron jahti Maltese Falcon, i konsideruar si jahti më elegant që është ndërtuar ndonjëherë. Çmimi i këtij jahti për 1 javë është 350 mijë euro. Jahtet po rriten gjithnjë e më shumë në përmasa. Dhe sa më të mëdhenj të jenë aq më mirë është.
Jahti më i madh në botë është akoma në ndërtim e sipër. ?Eclipse?, i cili do kushton 300 milionë dollarë ne pronesi te miliarderit rus, Roman Abramovich. Padyshim që të pasurit e tjerë të globit, do të bëjnë të pamundurën që jahtet e tyre të rinj t?ia kalojnë në madhësi këtij gjiganti. Përveç madhësisë super, të pasurit kanë gjithnjë e më shumë për aksesorët që do pajisin jahtet e tyre. Këto përfshijnë fusha basketbolli, studio muzikore dhe nëndetëse.
Vendet
Kush nuk e përfytyron veten mes plazheve të pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët që përplasen në bregun shkëmbor në ditë të nxehta vere. Kjo është një nga ëndrrat më të bukura në dritën e diellit, dhe ja pse ju ofrojmë mundësinë të mos i përfytyroni më, por të keni një ide se cilat janë me të vërtetë ato dhe ta imagjinoni veten brenda fotografive. Nëse doni të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë pranë vendit tonë, atëherë lexoni 10 vendet turistike europiane, ideale për të kaluar pushimet. Për fat të mirë, pjesa më e madhe prej tyre ndodhen pranë nesh, si Spanjë, Francë, Qipro dhe Maltë.
Nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të vizituar Spanjën, atëherë nuk keni si të mos vizitoni plazhin e Ibizës, këtij qyteti shkëmbor të rrethuar nga pisha të gjelbërta. Thonë se Ibiza nuk fle asnjëherë, prandaj nëse ndiheni mjaft energjikë këtë verë, mos u mendoni dy herë për të shkuar. Ndër ishujt e tjerë po kaq të famshëm sa i fundit, por ku të keni rastin të shplodheni janë ishulli më i madh dhe më i vogël në Spanjë, Majorka dhe Minorka.
Ndër ishujt e sugjeruar të Francës janë Villefranche dhe Korsika, të njohura për gjelbërimin me agrume dhe plazhin tropikal me rërë të bardhë dhe shkëmbinj. Aktivitete janë të panumërta kudo që të shkoni. Gati të gjitha mund t?i bëni. Pse të mos provoni peshkimin, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase apo jahtet luksoze. Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër dhe guidat në qytetet antike.
1- Maltese Falcon. Çmimi për 1 javë është 350 mijë euro.
2- Xanadu. Çmimi për një javë është duke filluar nga 250 mijë euro.
3- Sherakhan. Çmimi për një javë është duke filluar nga 360 mijë euro.
4- Candyscape. Çmimi për një javë është 165 mijë euro.
5- Talitha G. Çmimi për një javë është 280 mijë euro.
6- Parsifal III. Çmimi për një javë është duke filluar nga 198 mijë euro.
7- Christina O. Çmimi për një javë është duke filluar nga 455 mijë euro.
8- Hamilton II. Çmimi për një javë është duke filluar nga 53 mijë euro.
9- Senses. Çmimi për një javë është duke filluar nga 260 mijë euro.
10- 40 Signature Series. Çmimi për një javë është duke filluar nga 1 875 mijë euro.
Pozicionin e parë në botë për numrin e jahteve të ankoruara e mban aktualisht Italia, me rreth 199 copë të tilla të shpërndara në portet e vendit. Pas tij ndjek Franca (147), SHBA (143), Greqia (106) dhe Spanja (92).
Ndërkohë, edhe zhvillimi i turizmit në rajon ka bërë që në listë të klasifikohen edhe vende si Kroacia e Mali i Zi, të cilat ankorojnë përkatësisht 35 dhe 21 jahte luksoze ndërkombëtare.
Madje Kroacia me 35 jahte, tejkalon numrin e anijeve lundruese të këtij klasifikimi në Monaco, një prej vendeve më të pasura të botës.
Të ankoruara aktualisht ne Shqiperi, në Portin e Limjonit në Sarandë , ditën e sotme ishin dy jahte që lundrojnë me flamurin e Maltës, ?Ocean?s Four? dhe ?Elisabet?. Të dyja këto jahte mund të akomodojnë deri në 10 persona, krahas ekuipazhit, dhe janë të pajisura dhe nga 5 kabina secila. Ato konsiderohen shumë luksoze dhe kanë pasur dizajnera të veçantë të kujdesen për arredimin e tyre.
?Ocean?s Four? është i prodhuar nga kompania prestigjioze italiane ?Sanlorenzo Yacht?, ndërsa ?Elisabet? prodhuar nga ?Ocea Motor? përfshin edhe një pistë të vogël për uljen e helikopterëve. Të dyja pas qëndrimit në Sarandë janë drejtuar për në ishullin e Korfuzit.
Në Sarandë ndodhet aktualisht ?Sailing Yacht A? në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko, i cila kushton 360 milionë paund. Ky mjet lundrues klasifikohet në kategorinë e superjahteve dhe direkët e tij arrijnë lartësinë e 91 metrave, më të larta se kulla Big Ben në Londër. Gjatësia e shtrirë e këtij jahti arrin në 143 metra dhe akomodon 20 të ftuar dhe një ekuipazh prej 54 vetash.
Aktualisht, ky superjaht lundron me flamurin e Bermudas dhe është një nga më të veçantit në botë për nga dizajni, për të mos u humbur nga ata që ndodhen për momentin në Sarandë.
Duke u ankoruar në portin e Sarandës janë edhe jahti turk ?Seher-1?, ndërtuar më 1993 dhe rinovuar në 2008; si edhe superjahti ?Trinakria?, ndërtuar në vitin 1927 dhe rinovuar në 2015. Qiraja javore e ?Trinakria? 49 metra e gjatë dhe që akomodon 8 të ftuar është 70 mijë euro. Aktualisht, ajo lundron me flamurin e Shën Vinsent dhe Grenadinës.
Për vizitë në Shqipëri prej datës 23 Korrik është edhe jahti me vela ?Graskarpfen?, i cili ka dhe një blog ku mund të gjeni përshtypjet e pronarëve për Sarandën, Butrintin dhe Gjirokastrën
Në drejtim të Shqipërisë duket se është edhe jahti me flamur italian ?Ohana? me gjatësi 50 metra, ndërsa duke lundruar në territorin ujor shqiptar është mjeti lundrues me vela ?Shalan? me flamur maltez, i cili megjithatë nuk klasifikohet si jaht.
Stina e verës dhe temperaturat e larta janë një rrezik i mad...
Katër orë larg në juglindje të Mexico City ndodhet qyteza e ...
Këngëtarja e suksesshme Eli Fara ishte e ftuara e moderatori...
Në shtëpinë ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, në ...
Këngëtarja Eli Fara ka provuar klipet e para në historinë e ...
Pasditen e sotme, kryeministri Rama dhe kreu i PD, Lulzim Ba...
Për disa ditë me radhë Greqia ka qenë nën “terror”, pasi num...
Policia në Pukë ka bërë të mundur arrestimin e autorit që që...
Dalin të dhëna nga vendimi i gjykatës për Krime të Rënda që ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona, përfsh...
Zjarre të mëdha që kanë kapluar veriun e Kalifornisë, kanë l...
Njëri nga kardinalët më të shquar të Kishës Katolike ka dhën...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hed...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, aktualisht k...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ftuar në...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar në lidhje ...
Një sasi prej 36 kg 585 gram marijuanë është sekuestruar nga...
Këshilltari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gaz...
Këshilltari i Partisë Demokratike për Çështjet Ligjore, Gazm...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...