web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi dhëndrin dhe kanosi gruan/ Arrestohet 51 vjeçari

29 Korrik 2018, 10:23, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 51 vjeçar ka goditur me thikë dhëndrin dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, Behar K. me banim në Zhitom të Poliçanit ka goditur me thikë dhëndrin në shtëpinë e vet, O.XH 30 vjeç. Ky i fundit mori mjekimin në spital dhe më pas u largua për në banesë.

Më pas autori  ka kanosur me thikë dhe shtetasen M.K, 51 vjeçe.

Policia ka arrestuar 51 vjeçarin dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ?Dhunë në familje?./CNA.al





Lajmet e fundit nga