Pushtetarët e korruptuar në "ethe"/ Përzgjidhen gjyqtarët e prokurorët që do u "presin kokat"
Ndërkombëtarët kanë filluar të përgatisin terrenin për ngrit...
Nga Shqipëria e Kosova me punë në Gjermani? Vërtet kjo është e mundur, por aplikuesi duhet të mos ngutet. Historia e vizës mund të zgjasë deri sa të dalin thinjat. Kjo megjithëse ambasadat kanë shtuar personelin.
Punë dhe jetesë në Gjermani! Si një ëndërr e bukur që papritur bëhet realitet vendet e Ballkanit Perëndimor: Kështu tingëlloi rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane në nëntor 2015 për punësimin legal të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria. Synimi ishte të ulej vala e azilkërkuesve. E vërtet jo pak vetë e përmbushën këtë ëndërr. Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza.
?Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet?
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfimoi Deutsche Welles ?rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet.? Një shumëfishim me pasoja: Sepse shumë vetë ankohen për kohët e gjata të procedurave për marrjen e vizës së punës në ambasadat gjermane në rajon. Sidomos të bie në sy koha e gjatë e pritjes mes kërkesës për orar deri në datën e aplikimit për vizë. Carola Burkert, eksperte për migrimin tek IAB, Instituti Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit në Nuremberg, rendit për Deutsche Wellen vendet me më shumë kohë pritjeje: ?Ajo që bie në sy më shumë është Prishtina, me më shumë se një vit kohë pritjeje, Sarajeva me më shumë se një vit, Beogradi 7 muaj, Tirana 6 muaj, kjo ka qenë gjendja në shkurt 2018. Por nuk duhet të llogarisni vetëm këtë kohë, por edhe kohën e përpunimit të dokumenteve. Përfytyrojeni, ju keni një ofertë, punëdhënësi ka nevojë për ju tani, e ju nuk shkoni dot, sepse nuk keni vizë, oferta bie, sepse si punëdhënës unë gjej dikur një zgjidhje tjetër.?
Me shpenzime personale në kërkim të kontratës në Gjermani
Pikërisht kjo i ndodhi Bekim Imerit nga Gostivari. Shoferi i kamionëve kishte një ofertë pune nga Paderborni. Por për shkak se viza e punës nuk u dha në kohën e duhur, punëdhënësi u tërhoq. ?Askush nuk të pret kaq gjatë në Gjermani?, thotë ai. 46 vjeçari mori vetë rrugën në kërkim të punës. ?Erdha vetë në Gjermani dhe shpenzova shumë para për një kohë të shkurtër.? Bekim Imeri pati fat. Për shkak se shoferët e kamionëve kërkohen në Gjermani, ai gjeti një punë të re tek Eraslan Logistik GmbH. ?Punëdhënësi i ri më tha të mos humbas asnjë ditë, sa të marr vizën duhet të nisem menjëherë?, thotë Bekimi. Pas më shumë se 7 orë pritjeje në ambasadën e Shkupit ai i dorëzoi dokumentet. Tanimë është në pritje, gjithmonë me frikën, se mos e humbet edhe këtë shans të dytë për punë. Dr. Carola Burkert, eksperte për migracionin në IAB, Instituti për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit
Caku i mbingarkesës
Pse kjo kohëzgjatje? Ministria e Jashtme Gjermane thekson se ?koha e pritjes për një orar për të aplikuar për vizë varet nga kërkesa dhe kapacitetet që janë në dispozicion në sektorin përkatës të vizës. Edhe koha e përpunimit varet nga secili rast individualisht.? Ministria e Jashtme Gjermane i ka përforcuar maksimalisht përfaqësitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, madje edhe ambientet janë shfrytëzuar maksimalisht, thuhet në shpjegimin e saj.
Duket se ambasadat kanë arritur cakun e mbingarkesës. Carola Burkert nga Instituti i Tregut të Punës, IAB e njeh problematikën. U tha se do të zgjerohen rrugët legale me kushte të caktuara për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, por nuk u zgjeruan dhe shtuan strukturat për këtë, kritikon ajo qeverinë gjermane. ?Situata e punonjësve në sektorët e vizave është katastrofale, pra përsa i përket presionit të kohës, kritikave që bëhen, fluksit të madh që kanë. Për këtë fluks ato nuk ishin të përgatitura, si nga ana e personelit, por edhe e kapaciteteve.?
Frika nga humbja e vendit të punës
Ndërkohë tensioni i aplikuesve që presin për vizën e punës shtohet dita-ditës. Vendi i punës në Gjermani pret, por edhe sa? Kleis Hazizi, një djalë i ri nga Tirana që kërkonte një perspektivë të re gjeti një kontratë pune të përhershme si speditor tek firma Wertbau në Gjermani. Ai ia ka dalë të fusë dokumentet e kërkuara. ?Por po kalojnë më shumë se 4 muaj dhe ambasada nuk më ka kthyer përgjigje. Puna në Gjermani vazhdon, dhe jam akoma në Shqipëri?, thotë ai i shqetësuar.
Kleisi ka frikë se mos e humbet punëdhënësin. E kontaktuar nga Deutsche Welle, firma Wertbau konfirmon se do ta merrte atë me dëshirë në punë, nëse ai e merr vizën. Por ndërkohë edhe një pengesë tjetër del përpara. Marrja e miratimit provizor paraprak tanimë nuk bëhet nga punëdhënësi, por në një procedurë të brendshme sektori i vizës e merr atë tek Agjencia e Punës. Nëse miratimi provizor paraprak, dikur me një afat gjashtëmujor, skadon, për Kleisin do të thotë të fillojë procedurën nga e para. Carola Burkert e kritikon këtë ndryshim në procedura. ?Kjo kushton edhe njëherë kohë dhe resurce personeli.?
Bekimi pret. Kleisi pret. Punëdhënësit në Gjermani presin. Të gjithë në pritje që një ditë, dikush në sektorin e vizës të nxjerrë dosjen nga stiva e gjatë e aplikimeve. Por se kur do të ndodhë kjo, këtë nuk e di askush./DW
Ndërkombëtarët kanë filluar të përgatisin terrenin për ngrit...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë kohës që ka u...
Këngëtari i njohur Daddy Yankee performoi mbrëmjen e kaluar ...
Ditën e sotme u kapën 6 klandestinë në fshatin Trestenik, në...
Shfaqja që ofroi eklipsi hënor mbremjen e djeshme dhe sjellj...
Një shtetas është vënë në pranga nga policia e Burrelit nën ...
Agron Shehaj është një nga politikanët më të diskutuar, kjo ...
Menduam se udhëtimi i Lori Hoxhës në ishullin grek Mikonos i...
Qeveria reformatore e Shqipërisë i ka konsoliduar shpresat p...
Mosdekretimi i ligjit për Teatrin Kombëtar që i hapte rrugë ...
Një numër i madh qytetarësh janë duke qëndruar prapa kortezh...
Vetëm para pak ditësh aktorja e njohur Jenna Deëan ishte e p...
Para dy ditësh ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes shqipt...
Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Ba...
Interpol Tirana së bashku me Interpol Athinën kanë bërë të m...
Nga Europa në Japoni, vala e të nxehtit këtë herë ka lënë gj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në një inte...
Ditën e hënë në tri zona të ndryshme të Athinës shpërthyen r...
Një dëshmi e re ka dalë në dritë nga një prej të mbijetuarve...
Prifti italian Paolo Glaentzer i cili dhunoi seksualisht me ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...