Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Artan Fuga
Sot pashë një kronikë të një gazetareje të Top Cannel që në një raportim nga vendi i ngjarjes, tregonte në kamera disa vrima në murin e ndërtesës të teatrit.
Gazetarja që është shumë e talentuar dhe gëzon sot e gjithmonë sqimën time të veçantë, megjithatë supozonte se ato vrima flasin vetë.
Flasin sikurse tregonte ajo që ndërtesa e teatrit është e vjetër dhe prandaj ja vlen të merret mendimi i ekspertëve nëse mban ose nuk mban. Pra të prishet ose mos prishet.
Në kronikë në fakt u lanë pa thënë gjithë ato gjëra duke bërë një trajtesë shumë të njënashme dhe subjektive të fakteve.
Një trajtesë e gabuar që unë do ta përdor për t’u shpjeguar studentëve të gazetarisë sesi një fakt objektiv që tregohet në kamera, në fakt fsheh situatën e vërtetë dhe i shërben manipuilimit subjektiv të audiencave.
E para, sepse ato gropa të shëmtuara në mure paraqiten sikurse janë fakte aktualiteti, fakte që sapo janë zbuluar dhe pra nevoiten të raportohen.
Poqese raportohen në median televizive kombëtare edhe gropa nëpër mure, brima në tavan, a plasaritje nëpër sifone wc atëhere raportimin gazetaresk e ka marë lumi.
Si nuk pyeti gazetarja nëse ato vrima në mure janë të reja apo janë të vjetra? Vallë duhej të hapej ajo rrugica midis ndërtesës të teatrit dhe asaj të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që të zbulohej se ai mur ishte në gjendje të keqe?
Si është e mundur që shteti dhe ministria e kulturës nuk e kishin zbuluar më parë gjendjen e atij muri? Përse nuk e thërret këtë përgjegjësi gazetarja dhe të shkojë të pyesi Lezen mbi buldozer : Perse fle gjumë o shoqe?
Nga ana tjetër, së dyti, gazetarja duhej të na tregonte pikërisht origjinën e atyre gropave në mur. Ato a nuk akuzojnë të gjitha qeveritë dhe ministritë e kulturës që kanë ardhur njera pas tjetrës për gjendjen që e kanë lënë ndërtesën e teatrit si edhe ndërtesat e tjera të kulturës dhe të artit?
Janë harxhuar miliarda lekë per të mirëmbajtur e bërë luksoze zyrash ministrucash e drejtorucash gjithfare nëpër ministri, kurse ndërtesat e artit i kanë lënë mëshirë të fatit? A ka përgjegjësi njeri për këtë?
E treta, ato gropa në mure, e dashur gazetare e Top Channel-it, një media televizive e nderuar, ulurasin për mangësitë e sigurimit teknik që kanë vendosur ndofta në rrezik mijra jetë spektatorësh.
Si nuk trajtton këtë gazetarja por shkon në atë shteg dhish që i sugjerojnë suflerët duke i lidhur ato gropa me pyetjen nëse ndërtesa e teatrit do të duhet ose jo të ekzistojë.
E katërta, gazetarja, më zhgënjen, kur paraqet me gisht ato gropa, nuk shtron çështjen sesi mund të riparohen ato, si të riparohet sa më shpejt, të rinovohet, ajo ndërtesë? Si nuk merr anët e kundërta që të shprehen atje sa duhet investuar për të bërë riparime?
Aty ngjitur ka një ndërtesë ministrie, a institucioni tjetër, që pasi ka qenë cerdhe sigurimsash prej dekadash, u rënua si birucë për vite, tani na është zbukuruar e bërë si nuse nga investime publike.
Si nuk e sheh paradoksin gazetarja kur sheh pas kurrizit të saj një ndërtesë që rinovohet e mirëmbahet sepse është pjesë e ndërtesave të burokracisë të shtetit, dhe para syve ka edhe një ndërtesë kulture me vrima në mure sikur të kishte qenë Bosnja gjatë Luftës me serbët atje?
Së pesti si nuk e sjell ndërmend gazetarja faktin logjik që një ndërtesë sepse është e vjetër ja vlen të ruhet kurse një ose disa gropa në mure as nuk sjellin ndonjë argument këtu?
Se po të ishte për gropa në mure, Akropolin do të duhej ta kishin hedhur në tokë në Athinë, Koloseun duhej ta kishin rrafshuar në Romë, Amfiteatrin në Durrës do të duhej ta kishin mbuluar me beton.
Pse manipulon gazetarja duke rrëfyer në kamera disa brima pa pikë vlere?
Unë jam i bindur se gazetarja e talentuar e Top Channel do të më mirëkuptojë dhe do ta kuptojë që gropat në mure nuk flasin vetë, as nuk flasin vetiu gjuhën e propagandës manipuluese, por faktet kërkojnë interpretim dhe analizë të thellë.
Nderi profesional është më i rëndësishëm sesa karriera, sepse dëmtimi i nderit dhe i reputacionit profesional nuk e ndih fare karrierën.
Policia ka shoqëruar kreun e PD-së në Gramsh, Elmas Harunin....
Ministri italian për Europën, Paolo Savona, është vënë nën h...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë një nga personat që ka...
Astrologjia luan një rol në gjërat që na bëjnë të nxehemi. M...
Mesazheria WhatsApp njoftoi sot limitimin e transfertave të ...
Pak ditë më parë revista prestigjoze “Forbes” publikoi list...
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin ka trazuar ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me aksionin...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër procesin e V...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën në të c...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot se ambasado...
Pasditen e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një ta...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është i pranishëm mbrëmjen e ...
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka reaguar në rrjetet soc...
Një zjarr i madh ka rënë pak më parë në qytetin e Lezhës, af...
Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Dem...
Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot, pas 12 vit...
Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik, mesa duket polic...
Ashtu siç dhe CNA.al e paralajmëroi pak më parë, sot në emis...
“One kiss” ishte hiti më i fundit i këngëtares Dua Lipa në b...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...