web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuri Bardh e Zi/ Ja çfarë do të ndodhë sot

9 Korrik 2018, 08:21, Lifestyle CNA

Rrëmbyesi urdhëron Asllën t?i kërkojë Namikut 5 milionë dollarë. Asllën e lirojnë në mes të një rruge të humbur. Ferhat i kërkon ndihmë Azadit për të gjetur Asllën dhe Ozgyrin. Azad i tregon Jeterit. Asllë telefonon Ferhatin dhe i tregon vendodhjen e saj. Ozgyr miqësohet me rrëmbyesin e tij. Rrëmbyesi kërkon të marrë më shumë para nga rrëmbimi i Ozgyrit. Ferhat nxehet me Jigitin dhe i kujton atij se Ozgyrin e ka nip. Jeter i qëndron pranë Sunës. Jeter vihet në siklet nga telefonatat e Azadit. Abidin i kërkon Handanit të sillet mirë me Gylsymin. Namik i jep familjes lajmin e rrëmbimit të Asllës dhe Ozgyrit. Ferhat dhe Jigit shpëtojnë Asllën. Asllë dhe Ferhat përqafohen. Asllë i tregon Jigitit se rrëmbyesit kërkojnë 5 milionë dollarë për Ozgyrin. Jeter vendos t?i kërkojë ndihmë Namikut për paratë. Azad nuk arrin të gjejë se kush është rrëmbyesi i Ozgyrit.

Ajhan akuzon Azatin që nuk e ka dashur të ëmën sa do Jeterin. Idil nxehet kur shikon kthimin e Jeterit në vilë. Vildan i kthehet kundër Idilit për të mbrojtur Jeterin. Jeter i lutet Namikut që t?i shpëtojë jetën Ozgyrit. Namik pranon duke i vënë kushte Jeterit. Ai nuk e lejon Jeterin t?i afrohet Idilit dhe i kërkon asaj të rikthehet në vilë. Namik nuk pranon t?ia japë paratë Ferhatit, pasi dëshiron që vetë Jigit t?i lutet. Jigit ule krenarinë e tij prej prokurori dhe i puth dorën Namikut. Ferhat nxehet me Namikun për faktin që e ka poshtëruar Jigitin. Ferhat dhe Jigit përqafohen dhe qajnë në krahët e njëri tjetrit. Rrëmbyesi qëllon pas koke Xhunijetin, sepse planifikon që t?i marrë vetë 5 milionë dollarët e Namikut. Jeter i mban dorën Jigitit dhe ai nuk ja largon. Policia bie në gjurmët e vendodhjes së Ozgyrit dhe lajmërojnë Jigitin. Xhem drejton misionin e shpëtimit të Ozgyrit.


Namik shkon me shumën e parave në vendodhje. Namik bëhet dyshues, kur nuk shikon Xhunijetin, Rrëmbyesit i drejtojnë armën Namikut për të marrë paratë. Ozgyr përqafon Namikun dhe ata dalin sëbashku. Jigit dhe Ozgyr përqafohen. Jigit falenderon Namikun. Xhem niset në kërkim të rrëmbyesve dhe Asllë i lutet që të bëjë kujdes. Xhunijet përmendet nga gjendja e të fiktit. Xhem shikon Xhunijetin dhe kupton gjithçka. Xhunijet qëllon Xhemin dhe arratiset. Ferhat shkon të ndihmojë Xhemin. Suna gëzohet për shpëtimin e Ozgyrit dhe falenderon Namikun. Xhem humbet ndjenjat. Asllë dëshpërohet.





Lajmet e fundit nga