web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INTERVISTË EKSKLUZIVE - U dhunua barbarisht nga policia/ Artisti tregon ngjarjen

5 Korrik 2018, 17:27, Aktualitet CNA

Policia e cila paguhet nga taksat tona për të na mbrojtur, është përfshirë në një ngjarje të paprecedentë, duke dhunuar barbarisht, artistin Everest Imeraj, njëherë nxënës i kryeministrit Rama dhe mësues në Liceun Artistik, i djalit të këtij të fundit Grigor Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë profesori Everest Imeraj, i cili jep mësim në “Liceun Artistik” dhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

I ngashëryer, me ngërçet e dhimbjes dhe tepër i prekur e i fyer në sedrën e tij si qytetar e intelektual, duke treguar shenja dhune në gjymtyrë, gjunjë e krahë, rrëfen atë që ka ndodhur në komisariatin nr. 2 të Tiranës.

Piktori Imeraj shprehet se e gjitha ka ndodhur me 3 korrik, rreth orës 7:00 të mëngjesit, ku po bënte disa rregullime tek biznesi i tij privat, LAVAZH, kur policia vjen dhe i vë prangat pa asnjë shpjegim dhe e shoqëron në polici, ku edhe është dhunuar. Sipas Imerajt, e gjitha ka ndodhur për shkak se ai kishte denoncuar në SHKB, policinë pasi sipas tij, kishin larë furgonin e policisë tek lavazhi në pronësi të tij, por nuk kishin paguar shërbimin e marrë, me pretekstin se është furgoni i policisë.

Gjatë shoqërimit, Imeraj shprehet se ka njohur shoferin e furgonit (polic) Sami Kullolli, dhe pretendon se e gjitha ka ndodhur për shkak të denoncimit të bërë në SHKB, për mos pagesën e shërbimit të ofruar. Ai më tej shprehet i ngashëryer dhe i lënduar se Sami Kullolli i ka 2500 lekë të rinj borxh, pasi nuk ka paguar shërbimin e marrë në lavazh.

CNA.al, ka zhvilluar një intervistë me artistin Everest Imeraj, i cili tregon të gjithë ngjarjen, dhe fillesat e saj.

Intervistë me artistin Everst Imeraj:

Kur dhe si ndodhi ky incident?

Para dy ditësh, më datë 3 korrik, rreth orës 07:00 të mëngjesit kisha zbritur poshtë shtëpisë për të bërë disa rregullime në lavazhin që është pronë e imja, duke prerë me thikë një zorrë uji. Befas para derës së lavazhit ndaloi një makinë policie dhe pa asnjë shpjegim më vunë prangat dhe më nisën drejt komisariatit nr. 2. U kërkova arsyen e këtij ndalimi në pikë të mëngjesit brenda pronës time dhe në punën time. Por nuk më dhanë asnjë shpjegim.

Ndërkohë njoha shoferin (polic) të furgonit që më shoqëroi në komisariat. Ishte Sami Kullolli, i cili disa herë kishte ardhur të lante furgonin e policisë në lavazhin që është pronë e imja dhe nuk kishte paguar për shërbimin e kryer, duke thënë se “është furgoni i policisë”. Për këtë arsye, unë kisha bërë denoncimin përkatës për të në SHKB.

Duke qenë se nuk më dhanë arsye për prangosjen dhe shoqërimin për në komisariat, ku më dhunuan barbarisht, unë gjykoj se është një hakmarrje personale e tij dhe e shokëve të tij, për denoncimin e bërë nga unë.

Po në komisariat si e argumentuan ndalimin që të bënë?

Kur më çuan në komisariat, unë kërkova përsëri shpjegim për arsyen e ndalimit. Edhe atje nuk mu dha asnjë arsye, ndaj unë reagova duke iu thënë se ky është një ndalim flagrant, i padrejtë ndaj një qytetari, për më tepër një qytetari intelektual, se unë jam piktor dhe mësues i respektuar në dy shkolla si, “Liceu Artistik” dhe gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, duke shtuar se kam qenë edhe student i kryeministrit Edi Rama dhe mësues në Lice i të birit Grigor Rama. Sapo dëgjoi emrin e kryeministrit, për befasinë time, një polic shërbimi me nr. Identivikimi 11941, si i tërbuar dhe duke folur nëpër dhëmb, por nuk e mora vesh po shante kryeministrin apo mua, filloi të më godasë egërsisht në pjesë të buta të trupit për të mos lënë shenja, por edhe ndër këmbë e krahë ku edhe kam këto vraga plagësh.

Gati u asfiksova nga dhimbjet, por edhe nga fyerja që po pësoja, pa e ditur se përse. Apo mos vallë sepse kisha qenë student i pedagogut Edi Rama dhe ai polic ndjente urrjejte ndaj Kryeministrit?! Këtë nuk arrij ta shpjegoj dot, por di se do do të kishte shkuar edhe më keq po të mos ndërhynin policët e tjerë ta ndalonin. Pas kësaj, pa asnjë shërbim as mjekësor e as tjetër, më futën në dhomën e izolimit ku më mbajtën për rreth 10 orë.

E njihnit policin që ju goditi?

Jo. Prandaj po jap numrin e identifikimit të tij. Dhe nuk e di se përse gjithë ai tërbim ndaj meje, pa arsye dhe pa më njohur, apo e përsëris edhe njëherë, pse unë përmenda emrin e kryeministrit që ndoshta ai nuk e duron dot. Unë nuk isha ndaluar asnë në ndonjë veprim kriminal flagrance e as në ndonjë ngjarje që më penalizonte, por “isha rrëmbyer” brenda pronës sime duke u marrë me punën time.

Çfarë bëtë pasi ju liruan nga komisariati?

Së pari, mendoj se është kryer një shkelje flagrante e ligjit, pasi nuk m’u komunikua asnjë arsye për ndalimin dhe shoqërimin.

E dyta, dhuna e egër që pësova brenda mjediseve të komisariatit më kujtoi policinë e dikurshme të diktaturës apo të juntave ushtarake në Kolumbi e Kili.

E treta, egërsimi i pakuptueshëm dhe tërbimi inatçor i një polici kur dëgjon emrin e Kryeministrit, më la përshtypjen se në strukturat e policisë punojnë njerëz që kanë urrjetje për kryeministrin dhe i shërbejnë dikujt tjetër e jo qytetarit.

E katërta, ndalimi pa asnjë motivim me shkrim dhe lirimi pas 10 orësh izolim pa u shoqëruar me asnjë shkresë apo procesverbal, përbën përsëri një shkelje ligjore dhe dhunim të të drejtave të qytetarit prej një shërbimi që duhet të jetë në dispozicion të tij.

Së pesti, asnjë respekt nga strukturat e shërbimit policor ndaj një intelektuali, ndanjë një mësuesi, ndaj një artisti, që pa shkelur ndonjë ligj apo pa kryer ndonjë kundravajtje, dhunohet egërsisht në mjediset e një institucioni shtetëror.

Për të gjitha këto arsye, unë ndjehem tepër i indinjuar dhe i fyer, si qytetar dhe intelektual, prandaj iu drejtova përsëri SHKB-së për të denoncuar ndalimin dhe dhunën e pamëshirshme që u ushtrua ndaj meje nga punonjës shërbimi me uniformë të shtetit.

Ndërkohë, dëshiroj që kjo ngjarje e shëmtuar të bëhet publike dhe në media, pasi, ashtu si unë mund ta kenë pësuar apo mund ta pësojnë edhe qytetarë të tjerë, prej individësh hakmarrës e inatçorë, (ndaj emrit të Kryeministrit?!) që mbajnë padrejtëssht uniformën e policisë. /CNA.al

Dhunohet barbarisht nga policia artisti dhe profesori i djalit të Kryeministrit

FOTO EKSKLUZIVE/ Si u dhunua artisti dhe mësuesi i djalit të Kryeministrit nga policia





Lajmet e fundit nga