web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndëshkimi për qeset plastike/ Gjoba deri në 1.5 milion për shkelësit

4 Korrik 2018, 10:32, Aktualitet CNA

Tashmë që ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e qeseve plastike, do të meren masa për shkelësit.

Njoftimin e bëri Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, në takim me kryeinspektorët e rretheve.

Klosi theksoi, se gjobat do të vendosen si për bizneset e mëdha dhe për ato të vogla.

Ministri kërkoi gjithashtu edhe nga qytetarët të refuzojnë përdorimin e qeseve.

Përsa i përket gjobave, Klosi u shpreh se do të variojnë nga 1 milion deri në 1 milion e gjys.

Fjalimi i Klosit

Qeset plastike përbëjnë ndotjen më të madhe. Këto masa janë për importuesit e mëdhenj, po nuk përjashtohen supermarketet. Do ushtrojmë kontrolle të patolerueshme në të gjithë sektorët e prodhimit. Ispektoriati ka detyrë parësore evidentimin dhe zbatimin e këtyre masave. Aleati ynë më i madh janë qytetarët. Ky mekanizëm është reaksion qytetar dhe refuzimi i qytetarëve për përdorimin e qeseve. Gjobat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 150 mijë lekë. Ky aksion ka vlera kombëtare për vendin tonë. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga