web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy tërmete dridhin Shqipërinë/ Ja zonat e prekura

4 Korrik 2018, 10:19, Aktualitet CNA

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë dhe disa zona përreth.

Mësohet se tërmeti ka qenë rreth 5.1 ballë i shkallës Rihter dhe  sipas rrjetit ndërkombëtar sizmiologjik epiqendra ka qenë në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit.

Mësohet se lëkundja e parë ka ndodhur pikërisht në Gjirin e Lalzit e pasuar nga ai në Hamallaj.
Tërmeti është ndjerë edhe në Durrës, Elbasan dhe Lezhë si dhe në disa zona të tjera të vendit, por me intensitet me të ulët. Po ashtu tërmeti është ndier edhe në veri të Shqipërisë, si Kukës apo Shkodër.

Lëkundjet e tërmetit të pazakonta që kanë shkundur sot Shqipërinë kanë shkaktuar panik të madh tek qytetarët, të cilët kanë dalë nga shtëpitë dhe lokalet në rrugë të frikësuar. Si pasojë pati edhe probleme me linjat telefonike.

Ndërkohë, pas tërmetit ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila njofton se deri më tani s?ka raportim për dëme materiale dhe as për njerëz të lënduar.

?Ju informojme se ne oren 11.01, te dates 04.07.2018, eshte rregjistruar termet me epiqender ne Hamallaj/ Durres, me intensitet 6 balle dhe magnitut 5.1 e shkalles Rihter. Deri tani nuk ka asnje raportim per deme materiale dhe as ne njerez. Per cdo rast te mundshem kontaktoni ne nr 112 per t’iu ardhur ne ndihme banoreve.?-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, mësohet se tërmeti i fuqishëm që ka goditur Tiranën, ka terrorizuar edhe deputetët.

Ata kanë lënë komisionet në Kryesinë e Kuvendit dhe kanë dalë jashtë, ndërsa muret në Komisionin e Ekonomisë, janë çarë.

Ndërkohë që raportohet se Emregjencat Civile janë mbledhur nën drejtimin kreut të ri Haki Çako.

Raportohet si kanë rënë dy tërmete njëri pas tjetrit.

I pari ka qenë më i fuqishëm, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit, ndërsa i dyti më i lehtë, me 3.9 ballë, por po aq i frikshëm, me qepiqendër në detin Adriatik.

Në foton e mëposhtme tregohet se deri në cfarë zonash është ndjer lëkundja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga