web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryegjyqtari me mandat të skaduar/ Si i shpëtoi Prokurorisë Artan Çupi

4 Korrik 2018, 10:01, Aktualitet CNA

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri i është nënshtruar reformës, përkatësisht procesit të Vettingut.

Gjatë zbardhjes së deklaratave të pasurisë, sipas të dhënave që CNA.al ka marrë nga ILDKPKI-ja, kemi gjyqtarë dhe prokurorë që ua kalojnë edhe biznesmenëve për pasuri si dhe anën tjetër të medaljes gjyqtarë dhe prokurorë në pikë të hallit.

Gati-gati sa të detyrojnë të apelosh publik dhe të kërkosh ndihma financiare për mos t?i lënë të zhytur në varëfëri.

Për një vend si Shqipëria, ku milionerët janë ulur këmbëkryq në gjykata e prokurori, është e rëndë që të shikosh një kryetar gjykate, që jeton vetëm me pagën.

Pyetja shtrohet, se a duhet t?u besohet deklarimeve të tilla. Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japin institucionet kompetente, gjë që deri tani se kanë bërë ose  e kanë bërë sa për të thënë.

Ky është fakt jo perceptim, pasi deri më tani nuk kemi ndonjë gjyqtar apo prokuror të dënuar për fshehje të pasurisë.

Edhe logjika se të korruptuarit e drejtësisë nuk do të hetojnë dhe dënojnë njëri-tjetrin qëndron, por, kjo nuk do të thotë se mungojnë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm që mund ta bëjnë një gjë e tillë.

Opinioni publik shpreson që ende të jenë ?gjallë? gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm.

CNA.al do të sjellë një rezume nga aspekti profesion i kryegjyqtarit  të Matit me mandat të skaduar, Artan Çupi si dhe deklaratën e tij të pasurisë.

Në vitin 2013, pesë ditë pasi gjyqtari Artan Çupi u emërua nga KLD si kryetar i Gjykatës së Rrethit të Matit, Ministria e Drejtësisë urdhëroi nisjen e një inspektimi ndaj punës dhe vendimeve të tij.

Shkak ishtë bërë një ankesë e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për moszbatim të ligjit nga ana e gjyqtarit Çupi.

Me anë të një shkrese zyrtare, Prokuroria e Matit kishte njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për disa vendimmarrje të gjyqtarit Çupi gjatë vitit 2013.

Në ato vendime pretendohej se gjyqtari ka caktuar masa më të lehta se ajo e ?arrestit me burg? e  kërkuar nga Prokuroria.

“Në datën 10.10.2013, në adresë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka mbërritur një shkresë- ankesë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat. Shkresa me numër protokolli 2019, e datës 07.10.2013, i referohet disa shqetësimeve të kësaj Prokurorie në lidhje me vendimarrjen e gjyqtarit Artan Çupi në gjykimin e disa kërkesave për caktim dhe vleftësim të masave të sigurimit personal.

Rastet e përmendura në ankesë i referohen moszbatimit të ligjit nga ana e gjyqtarit Artan Çupi, në gjykimin e kërkesave për caktim dhe vleftësim të masave të sigurimit personal gjatë vitit 2013. Ndërkohë, në mbledhjen e datës 11.10.2013, KLD vendosi promovimin e këtij gjyqtari në pozicionin e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. Sa më sipër, Ministri i Drejtësisë vendosi të dërgojë një grup inspektimi në Gjykatën e Rrethit Mat, për verifikimin e kësaj ankese”, thuhej në njoftimin e KLD-së.

Nuk dihet se çfarë ka vendosur KLD për këtë ankesë apo se ka marrë parasysh fare, por ajo që dihet, por ajo që dihet është se gjyqtari Artan Çupi shpëtoi pa u ?lagur? nga ankesat e Prokurorisë.

I erdhi mbështetja nga politika apo nga KLD nuk mund të aludojmë, por një gjë e themi me siguri, se rasti ?Çupi?, është preçendent edhe për të tjerë.

Sa i përket pasurisë kryegjyqtari Çupi radhitet tek të varfërit e gjyqësorit.

Deklarata e pasurisë së kryegjyqtarit Artan Çupit

Llogari rrjedhëse e pagës  me gjendje 3.580 lekë.

Depozitë e shtuar nga interesat në shumën 196.235 lekë, gjendja në datë 31.12.2017 eshte 5.282.977 leke.

Të ardhura për vitin 2017 në shumën 1.710.752 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës, së djalit në shumën 829.94 lekë.

 

 

 





Lajmet e fundit nga