Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Procesi i Vettingut edhe pse diku-diku gjysmak apo dhe i njëanshëm, nuk ka mundur të fsheh të vërtetën e hidhur që ka ?pushtuar? sistemin e drejtësisë.
Prokurorë dhe gjyqtarë bixhozxhinj, që bëjnë horrin dhe garipin nëpër koridoret e institucioneve të drejtësisë, por edhe jashtë saj, janë llumi që duhen spastruar njëherë dhe përgjithmonë.
Gjykata, prokuroria, në tërësi janë shëndërruar në pjesë të kastokracisë së kriminalizuar dhe të korruptuar, së bashku me politikën, e cila i zgjedh dhe i mbron ata.
Nuk janë të paktë prokurorët dhe gjyqtarët që janë bërë pjesë e politikës dhe i ushtrojnë detyrat jo se i meritojnë, por se kanë përkrahje politike dhe ua kthejnë nderin, duke u shërbyer interesave të politikanëve.
Pasi kanë hedhur veten në tregun politik dhe përdoren si ping-pong nga politika, duke humbur dinjitetin integritetin dhe jo vetëm, prokurorë dhe gjyqtarë, sorollaten kazinove, vënë baste dhe skedina vetëm e vetëm për të justifikuar pasurinë e përfituar prej korrupsionit.
Janë të shumtë emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve bixhozxhinj në të gjitha aspektet.
Por, kur mendon se kush ka ngritur akuza dhe se kush ka gjykuar, vëren se çfarë sistemi të kalbur drejtësie ka pasur Shqipëria ndër vite.
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm dhe në këtë udhëkryq atë e ka vendosur korrupsioni dhe krimi i organizuar, mbrojtës i të cilëve janë gjyqtarë dhe prokurorë aktualë.
Raste ka plot, por për korrektësi, CNA.al do t?i sjellë të shoqëruara me fakte ditët në vijim.
Për momentin do të sjellim emra të cilët deri më tani janë lakuar edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por edhe nga mediat ndër vite.
Bëhet fjalë për gjyqtarë dhe prokurorë që tentojnë të justifikojnë pasurinë me skedina dhe lloto.
Disa nga njerëzit e organit të akuzës dhe gjyqësorit deklarojnë kryesisht vetëm pagat dhe kursimet që burojnë nga rroga, ndërsa të tjerë, nuk i dallon dot nga biznesmenët dhe pse kur e kanë marrë detyrën kanë qenë copë-copë.
Pasuri me lloto dhe baste?!
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu i akuzuar për korrupsion e ka justifikuar pasurinë me shumat e përfituara sipas tij në lloto.
Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton, se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë.
Mediat kanë raportuar më herët se ai ka deklaruar, se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej llotove sportive në vitet 2012-2014.
Edhe prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi, ka rezultuar me deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar këtë të martë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është lexuar raporti i ILDKPKI-së, sipas së cilës prokurori Kaloçi ka deklarim të rremë të pasurive dhe fshehje të pasurisë. KPK-ja kreu hetim të thelluar mbi komponentin e pasurisë, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet.
Ndër të tjera, prokurori deklaron gjithashtu se në vitin 2003 djali i tij ka fituar 5.2 mln lekë në skedina, ndërsa në 2017-ën nuk bën të njëjtin deklarim, por thotë se paratë i ka siguruar nga shitja e një dyqani në Elbasan.
Në vitin 2003 deklarohet si burim, fitimet në baste dhe dy hua. Ndërsa në 2017-ën deklarohet si burim, shitja e banesës në Elbasan. Në vitin 2003, prokurori thotë se i ka fituar paratë në një kompani bastesh, “Xhoi Lloto”.
Ndërsa në deklaratën e dorëzuar për efekt të Vettingut nuk e përmend këtë. Shuma e fituar në baste është 5.2 mln lekë.
Sigurisht që nuk janë vetëm ky prokuror dhe gjyqtarë që e shohin shpëtimin tek bastet dhe llotot, ka edhe të tjerë, të cilët pritet të ?shpërthejnë? ditët në vijim./CNA.al
Policia Rrugore e Beratit gjatë 24 orëve të fundit, ka arres...
Deputeti i LSI, Luan Rama, ka reaguar për procesin e vetingu...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një i ri u përplas paraditen e sotme nga dy makina, njëra p...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, një nga mbështetësit ...
Projektligji për teatrin, pasi ka marrë ‘okej-n’ e qeverisë,...
Ish kandidati për deputet i LSI, Ralf Gjoni, ka reaguar në l...
Sot kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen. Mes personave ...
Llogari bankare, me vlerën rreth 1.5 milion euro janë sekues...
Një tjetër tërmet është regjistruar minutat e fundit në terr...
Nga Andi Bushati*Një fortunë e vërtetë në gotë është ngritur...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku u riko...
Llogaria bankare, me vlerën rreth 1.5 milion euro është seku...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur detaje të tjera mb...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas tërmetit që tronditi so...
Në ditën e fundit të fushatës 1 mujore të Ministrisë së Shën...
Kanë kaluar katër ditë prej së shtunës kur shoferi i ministr...
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar nëpërmjet një komunikate në ...
Një tërmet i fortë, me magnitudë 5 ballë ka goditur sot Shqi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...