“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu në një intervistë ekskluzive për CNA.al ka folur rreth vendimit të BE për negociatat.
Bregu ka analizuar në tërësi procesin aktual dhe atë çfarë pritet të ndodhë pas një viti, ne Qershorin e vitit 2019.
Sipas Bregut, vendimi i Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE, konfirmoi: rrugën e hapur të perspektivës europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë, një datë si dhe instrumentat e nevojshëm për të përmbushur detyrat paraprake për hapjen e negociatave në Qershor 2019.
Më tej Bregu ka radhitur edhe përfitimet që qytetarët kanë me hapjen e negociatave.
Ndër të tjera ish-ministrja e Integrimit, është ndalur edhe tek komentet e opozitës, rreth vendimit të BE-së për negociatat.
?Për një opozitë serioze shtimi i kushteve apo detyrimeve ndaj qeverisë duhet të jetë lajmi më i mirë. Nese nuk arrin vetë të kontrollojë Qeverinë, ca se s?dinë e ca se s?duan, le të falënderojnë institucionet europiane dhe vendet anëtare për monitorimin e shtuar ndaj Qeverisë. A nuk ishte ky motivi kryesor i lobimit pro për çeljen e negociatave?!?, ka thënë Bregu.
Intervista e plotë:
CNA:Çfarë nënkupton vendimi i 28 qershorit i BE për Shqipërinë?
Majlinda Bregu: Vendimi i Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE, konfirmoi: rrugën e hapur të perspektivës europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë, një datë si dhe instrumentat e nevojshëm për të përmbushur detyrat paraprake për hapjen e negociatave në Qershor 2019.
Procesi i parë që kryhet pas vendimit për hapjen e nevociatave është procesi ?screening?- ekzaminimi i nivelit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE. Është faza përgatitore e çeljes së negociatave gjatë së cilës përcaktohen edhe fushat problematike për secilin nga 35 kapitujt që do të negociojmë. Pra një kapitull hapet në bazë të ?screening? – ekzaminimit, dhe mbyllet kur janë plotësuar problemet që ?screening? ka evindentuar.
Këte detyrë Shqipëria do ta fillojë menjëherë pa pritur Qershorin 2019. Ky mund të mos jetë element i rendësishëm për artikulim a manipulim politik, por është i rëndësishëm se i siguron administratës shqiptare vazhdimësinë pa ndërprerje të këtij procesi. Vendit i jep ?vettingun? e legjislacionit në fuqi:) Procesi ?screening? zakonisht zgjat 12 muaj, pra korespondon me Qershorin 2019.
CNA:Negociatat u hapën apo jo?
Majlinda Bregu: Nuk kemi hapje të negociatave, por datën për hapjen potenciale të tyre dhe detyrat të cilat teknikisht duhet të fillojnë pas hapjes zyrtare të negociatave, Shqipëria do t?i fillojë menjëherë.
Pra, nuk kemi humbje kohe, as do të jetë një vit pauzë, por përgatitje, shoshitje e detyrave, formalizim i ekipit negociator edhe pse hapja formale pritet të jetë në Qershor 2019.
Dhe të lutem të paktën jini ju të medias të qartë. Nuk e pres këtë nga ata që as e kuptojnë, as shohin dot larg hundës së tyre. Personalisht kam përsëritur në çdo dalje publike, prej këtij fillim viti që Qershori 2018 është i pamundur për çelje negociatash. Duhet të jesh miop e ta marrësh mendjen tënde për kufirin e botës, që të refuzosh të lexosh se në ç?gjendje ankthi është sot Europa dhe sa e vështirë është të flitet për zgjerim të saj, kur në çdo vend themelues të saj po rriten në numër e degjohen më shumë ata që nuk e duan Europën me më shumë vende anëtare. Sikurse, dhe këtë e them prej vitesh. Shqipërisë do të duhej t?i ishin hapur negociatat me kohë si një garanci për monitorim të çdo etape, reforme të kryer apo te pakryer, shkelje të ligjit e probleme madhore që ne kemi me sundimin e ligjit, konfliktin politik, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e plot probleme të tjera.
CNA:Po pas një viti çfarë do të ndodhë?
Majlinda Bregu: Pas 1 viti Shqipëria do të ketë përfunduar procesin screening dhe pas vendimit zyrtar për hapjen e negociatave mund të fillojë direkt hapjen e kapitujve negociues.
CNA:Çfarë përfitojnë shqiptarët nga hapja e negociatave?
Majlinda Bregu: E para negociatat janë fazë e procesit të integrimit dhe jo thesar i gjetur. Të paktën prej momentit të nënshkrimit MSA ka institucionalizuar një kontratë me BE. Prandaj, prej ligjeve më të mira, tek reformat edhe kur politika i ka pranuar me pahir, ku ka rrugë, ujësjellësa, kanalizime, shkolla, port, edhe burg më të mire, e mbi të gjitha levizje të lirë, pa viza, mundësi për biznesin e investimet e huaja, siguri kombëtare dhe bashkëjetesa në një rajon pa lufte, janë përfitime të këtij procesi.
CNA:Opozita thotë se janë shtuar kushtet e BE, si qëndron e vërteta?
Majlinda Bregu: I gjithë procesi i integrimit bazohet në kushtëzim të vazhdueshëm. Detyrat për Shqipërinë ose kushtet po të doni, do të jenë në një progresion rritës dhe madje do të vijojnë edhe pas anëtarësimit me qëllim arritjen dhe mbajtjen e standarteve europiane në çdo fushë. Rumania dhe Bullgaria janë anëtarësuar ne 2007 dhe akoma është në fuqi mekanizmi i kontrollit dhe verifikimit post anëtarësim.
Për një opozitë serioze shtimi i kushteve apo detyrimeve ndaj qeverisë duhet të jetë lajmi më i mirë. Nese nuk arrin vetë të kontrollojë Qeverinë, ca se s?dinë e ca se s?duan, le të falënderojnë institucionet europiane dhe vendet anëtare për monitorimin e shtuar ndaj Qeverisë. A nuk ishte ky motivi kryesor i lobimit pro për çeljen e negociatave?!
Ekskluzive-Hapja e negociatave/ Bregu zbulon se çfarë përfitojnë shqiptarët
Ekskluzive-Vendimi i BE-së, për negociatat/ Majlinda Bregu tregon tre aspektet pozitive
Të gjithë e dimë sa e bujshme ishte ndarja e ish-çiftit Holl...
Duket shokues fakti që reperi XXXTentacion kishte parashikua...
Instagram duket se do të vazhdojë të sjellë risi nga më të n...
Shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjendur...
Pas konferencës për media që ka mbajtur kreu i Kuvendit, Gra...
Shkëlzen Qordja, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xha...
Sot është gjetur i vrarë me plumb në kokë shoferi i Ministri...
Shoferi i Fatmir Xhafajt, Shkëlzen Qordja është gjendur i vr...
Mesditën e sotme është gjetur i vrarë me plumb në kokë, shof...
Një trup i pajetë është gjendur në një nga garazhet e Gardës...
Ka tentuar të shmangë, kontrollin e Policisë Rrugore, por ka...
Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pak më parë ...
Aktivistë të shoqërisë civile janë hedhur sot në një protes...
Pas vendimit të dhënë nga BE me datë 26 Qershor për hapjen...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një konferencë për shtyp ka ...
Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një intervist...
Vendimi i 28 qershorit i BE –së, për Shqipërinë, apo siç nji...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka sulmuar...
Nga Enkel DemiGoni ishte si të gjithë ne, moshatar, por që i...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka irozinu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...