Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Nga Lutfi Dervishi
48 orë para ende askush nuk mund të thotë me siguri se cili do të jetë vendimi i Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë me Maqedoninë.
Deri më sot janë ravijëzuar së paku 3 qëndrime:: A) Franca që vë në plan të parë, reformën e vetë BE-së dhe nuk ka asgjë ?personale? me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Hollanda mendon se Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk janë gati për të hapur negociatat. C) Gjermania duket se është: po, POR?
Në mes të tre pozicioneve është Komisioni Europian që ka dhënë rekomandim për hapje negociatash pa kushte! Këshilli i ka dhënë autoritetin Komisionit për të qenë ?prifti?, por duket se këtë radhë kërkon ?t?i qethë? mjekrën.
Komisioni ka publikuar këtë pranverë edhe strategjinë e BE për rajonin për 2025. Strategji që rikonfirmon angazhimin e Unionit, 15 vjet më parë (Samiti Selanikut 2003) që e ardhmja e rajonit është në BE.
është shumë e vështirë, të kuptosh në Tiranë apo Shkup se çfarë ?problemi? ka hapja e neogicatave me reformimin e BE-së. Mes hapjes së negociatave dhe marrjes së vendimit (nisur nga përvoja) do të duhet së paku një dekadë. çdo vend anëtar i BE-së ka mundësi të pafundme për të bllokuar/kërkuar vendet kandidate për t?u thelluar 350 herë në secilin prej 35 kapitujve.
Shqipëria ka 1001 probleme po aq ndoshta edhe Maqedonia, por zgjidhja e tyre është në BE. (Dhe vetëm BE ka fuqinë transformuese për rajonin, pavarësisht joshjeve dhe interesave të aktorëve të tjerë global dhe rajonal.)
Vetëm lidhja/connection me 35 kapitujt do të shënojë nisjen e transformimit rrënjësor të Shqipërisë dhe përmirësimit cilësor të jetës për çdo shqiptar.
Historikisht BE në çdo dekadë të jetës së vet, ka ecur dhe është ?rritur? me probleme nga më të pa imagjinueshmet. Brexit dhe problemet e sotme të emigracionit, terrorizmit, ekonomisë nuk janë çështje që zgjidhen për një vit apo për 10. Do të jenë këtu për një kohë të gjatë.
Po ashtu edhe Ballkani nuk do të lëvizë (së paku gjeografikisht). Këtu ka qenë dhe këtu do të jetë. Llotaria gjenetike i ka vendosur popujt e Ballkanit brenda BE-së, jo në kufijtë veriorë të Afrikës apo në Lindjen e Mesme, por në Europë.
Ballkanit i është bërë një premtim- është koha për të mbajtur fjalën.
Një tjetër qëndrim që ka qarkulluar së fundimi është se Maqedonia (e Veriut) duhet të marrë me kushte hapjen e negociatave. Si për çdo vendim nuk mungojnë argumentat: ndërrimi i regjimit, dhe vënia në shinat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes 25 vjeçare me Greqinë.
Në këtë variant, Shqipëria mbetet delja e zezë në rajon. Fqinjët sllavë (Mali Zi, Serbia, Maqedonia) vijojnë me procesin e afrimit me BE-në. Shqipëria? Shqipëria do të marrë një jo, POR formulimi mund të jetë aq i bukur sa po ? ja e Maqedonisë do të duket shumë e varfër.
Shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri do të ndihen të përjashtuar dhe të trajtuar padrejtësisht. Mantra se ?do të bashkohemi në Bruksel? ? e përdorur nga gjithë elita politike në Tiranë do të merrte nota shakaje dhe forcat politike si në Kosovë, por edhe në Shqipëri që e shohin Brukselin më shumë si problem sesa si zgjidhje sigurisht do të marrin më shumë hapësirë. Tirana zyrtare është përgëzuar në vijimësi për rolin konstruktiv në rajon. çfarë roli mund të ketë Tirana tashmë në rajon, kur të vetmit shqiptarët do ta ndjejnë veten të përjashtuar- dhe në Kosovë ? i vetmi popull në rajon pa viza.
Humbja e perspektivës së BE-së do të bëj atë që shqiptarët kanë bërë prej 3 dekadash- të kërkojnë në mënyrë individuale ?anëtarësimin? në BE- Deri më tani e ka bërë ? e popullsisë që jeton sot në vendet anëtare të BE-ë. (Shqipëria është vendi i dytë në botë për numrin më të madh të emigrantëve që prodhuar këto 3 dekada).
Një jo apo shtyrje në kalendat greke të vendimit për hapjen e negociatave do të thotë humbje për shqiptarët. çdo humbje ka përballë fituesit. Fituesit e mëdhenj do të jenë politikanët dhe liderët autoritar- që do të ?shijnë? sipas dëshirës. Problemi në Tiranë, në Shkup, dhe në kryeqytetet e rajonit është se nëse pyet: ku është pushteti?
Përgjigja do të jetë e njjëtë: kryeministri. Mosha e liderëve është më e madhe se mosha e institucioneve të reja, kalimi nga liderët e fortë te institucionet bëhet e mundur vetëm me BE dhe në rrugën drejt BE-së. Shteti ligjor, ekonomia tregut, pavarësia e medias, institucionet e pavarura, konkurrenca do të marrin jo mbështetje por ndoshta goditje- për shkak se reformat aq shumë të dëshiruara? nuk do të udhëhiqen më nga makineria e komplikuar e Brukselit, por nga dëshira e liderëve populistë në rajon.
Një jo- e kancelarive nuk është pa pasoja.. Vizioni, perspektiva e njerëzve, qëllimi dhe fokusi i reformave do të vihen në pikëpyetje. Nuk ka gjë më dramatike se njerëzit pa qëllime, pa vizion dhe pa fokus. Po ashtu edhe për popujt.
Ditën e djeshme miliona euro të padeklaruara janë kapur në P...
Sot ka dalë para vettingut dhe e ka kaluar atë prokurori i S...
Vetëm pak javë më parë, Ledri Vula u përfol se ishte në një ...
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë hyrë në fazën e ka...
Wendi Tibbets 47 vjeçare, është femra e cila për gjashtë vit...
E njohur si sëmundja degjenerative e gjunjëve, shpinës, duar...
Miliona euro janë sekuestruar një ditë më parë në në Portin...
Kur janë bërë 24 orë nga mjeti tip “Toyota Yaris” i cili ësh...
Këngëtarja me famë botërorë Shakira prej vitesh është e mart...
Teksa ishte duke regjistruar veten në një video-selfie rrugë...
Nuk është sekret se nëna e saj aktorja e famshme Katie Holm...
U desh plot një vit që binjakët e çiftit George dhe Amal Clo...
Djali 1-vjeçar i yllit të muzikës nigeriane D’banj është mby...
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar policinë...
Diku në sfond dëgjohet kënga e Jovanotti-t “Baciami ankora -...
Nga Andi BUSHATI*Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën ng...
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ...
Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe kreu i PD –së Lulzim Basha, jan...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se i ka ndarë...
Shiu i 23 qershorit në Tiranë, ka prekur edhe Bibliotekën Ko...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...