U mor peng nga babai/ Flet 17 vjeçari
Adoleshenti nga Berati, i cili mbahej peng nga babai ka folu...
Ish-presidenti Bujar Nishani, në një postim në rrjetet sociale, ka komentuar ardhjen e 600 mijë refugjatëve sirianë në Shqipëri, ndërsa një rëndësi të veçantë i ka kushtuar dhe lidhjes së qeverisë me krimin.
Nishani shkruan se qëllimi i vetëm i qeverisë Rama është të mbulojë skandalet e ministrave të tij dhe lidhjen me krimin e organizuar.
?Qëllimi i saj i vetëm është të mbulojë, mohojë dhe ti tolerohet lidhja me krimin e organizuar dhe përlyerja e ministrave të brendshëm në trafikun e drogës?,- shkruan Nishani ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Përse nuk duhet të kete kampe refugjatësh nga Siria dhe Iraku në Shqipëri ?
Të dashur miq, media zbuloj para pak kohësh se Shqipëria është ofruar të ndërtoj në territorin e saj kampe pritjeje dhe strehimi për refugjatët që vijojnë të largohen nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të atij rajoni.
Ky lajm ishte befasues dhe i pabesueshëm për çdo njeri normal në Shqipëri dhe Evropë.
Shqipëria një vend që prej pesë vitesh ka humbur mbi 400 mijë qytetarë të saj, të larguar në emigracion nga varfëria dhe mungesa e shpresës, në një valë të paparë që prej atij të fillim viteve ?90 kur shqiptarët dolën nga diktatura gjysëm shekullore.
Shqipëria e kthyer prej tre vitesh në bazën e trafikut të kanabisit në Adriatik dhe trampolina e kokainës në Mesdhe, nga krimi i organizuar.
Shqipëria e shndërruar në shtetin me administratën publike më të korruptuar dhe partiake jashtë çdo kontrolli.
Shqipëria, shteti me policinë e tradhëtuar dhe shkatërruar e cila nuk guxon të godasë krimin e lidhur me pushtetin dhe as të kontrolloj kufirin si domen i trafikantëve që kanë prodhuar vota të blera për pushtetin.
Këto e plot zullume të tjera që ja kanë kërrusur shpinën Shqipërisë tonë të dashur nga këta zullumqarë pushtetmbajtës, janë arsyet pse befasojnë e lënë pa fjalë çdo njeri normal nga aventurizmi pa kufi i kësaj qeverie.
Si në dhjetra skandale të mëparshme edhe këtë rradhë, prej reagimit qytetar, qeveria nxitoj ta përgënjeshtroj lajmin.
Nuk vonoj shumë, përsëri e përsëri si në të gjitha komeditë e mëparshme qeveritare dhe ?përgënjeshtrimit qesharak? të qeverisë i doli boja dhe u demontua.
Personalitete të larta të politikës gjermane konfirmuan zyrtarisht se : ?Qeveria Shqiptare ka propozuar një kamp të tillë në Shqipëri dhe është vetofruar për këtë?.
E vërtet që shqiptarëve nuk ju ka munguar kurrë sensi i solidaritetit.
Zakoni i mikpritjes të kujtdo në nevojë, ka qenë bashkëudhëtar i tyre në tërë historinë e vet.
Kjo ka qenë dhe arsyeja që u pritën, akomoduan dhe mbrohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të opozitës së lirë iraniane të cilët sulmoheshin dhe ekzekutoheshin në mënyrë barbare, gra e fëmijë, në kampet e mëparshme në Irak.
Që prej vendosjes së tyre në Shqipëri jeta e tyre ka qenë e mbrojtur dhe e sigurt.
Pikërisht ndërtimi i një kampi masiv refugjatësh nga Siria dhe Iraku, ku mes tyre shumë të infiltruar me qëllim nga organizatat terroriste të ISIS dhe të tjerë do synojnë pikërisht atë që bënin më parë në Irak.
Duke synuar asgjesimin e pjestarëve të opozitës së lirë iraniane do të ekspozonin dhe qytetarët shqiptarë në rrezikun e krimeve terroriste.
Aventurizmi i qeverisë shqiptare që është e gatshme ta copëtojë e ta shesë territorin e Shqipërisë, apo ta kthej atë në fushën e sulmeve terroriste, nuk e bën dot këtë analizë rrisku.
Qëllimi i saj i vetëm është të mbulojë, mohojë dhe ti tolerohet lidhja me krimin e organizuar dhe përlyerja e ministrave të brendshëm në trafikun e drogës.
Për të është e nevojshme vetëm që bota të mbyllë sytë ndaj shkatërrimit të shtetit ligjor dhe standardeve të demokracisë në Shqipëri.
Por, për fat, miqtë dhe partnerët serioz të shqiptarëve i bëjnë këto analiza dhe vlerësime të rrezikut ndaj veçse shokohen, por dhe i denoncojnë këta aventurjerë që i kemi për hise ende mbi qafë ! /CNA.al
Adoleshenti nga Berati, i cili mbahej peng nga babai ka folu...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi u...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në cere...
Gjendet i pajetë trupi i një burri i cili pej dy ditësh isht...
Luzim Basha, me 11 maj 2018, ka nxjerrë një urdhër për zgje...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka urdhëruar nisj...
Operacioni “Forca e Ligjit” ka goditur një grup të struktur...
Opozita shqiptare po përgatit një skenar për të rrëzuar të g...
Nisi sot në orën 08.00 procesi zgjedhor presidencial dhe par...
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në...
Denoncimet për rastet e keqtrajtimit të fëmijëve sa vijnë dh...
Pas përfundimit të turit të llogaridhënies publike, pritet q...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Udhëti...
Përfitimi i pensioneve nga qytetarët, pasi ata të kenë mbush...
Në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe ...
Ka përfunduar me prangosjen e babait 40 vjeçar dyluftimi mid...
Dy shpërthime kanë sjellë si pasojë plagosjen e qindra vetëv...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Paskuqa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...