Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të SHBA-ve për t?u tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.
Sipas tij, ky vendim është i drejtë. Për të arsyetuar mendimin e tij, Nishani ka dhënë edhe arsyet.
?Ky institucion nuk ka reaguar as për çështje të rëndësishme të Shqipërisë, siç ishte platforma e qeverisë së majtë në vitin 2013 për të ndaluar kompensimin e pronave te pronarët e ligjshëm?, ka shkruar Nishani në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.
?Ky organizëm hipokrit që i shërben vetëm vetes, i kthen të drejtat e njeriut në një tallje?, deklaroi e dërguara e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara, Nicky Haley.
SHBA kanë denoncuar në vijimësi burokracinë shterpë, keqpërdorimin e fondeve, spekullimet politike nga lobime korruptive, hipokrizinë dhe double standard-in e këtyre mekanizmave të OKB, të themeluar në fakt, për të ruajtur të pacënuara parimet dhe barazinë e çdo standardi të përcaktuar si një e drejtë e çdo qënie humane pavarsisht gjinisë, nacionalitetit, rracës, ngjyrës, besimit e veçorive të tjera që mund të ketë një human.
Për fat të keq të gjithë pa përjashtim jemi dëshmitar që këto parime e standarde gjatë rrugëtimit të shoqërisë janë cënuar, tjetërsuar e dhunuar, në shumë raste, në shumë vende, në shumë fusha, në forma të ndryshme.
Por, bashkudhëtare me këto dhunime ka qënë edhe hipokrizia e standardet e shumëfishta të këtyre mekanizmave, të ngritura, të paguara dhe pranuara për drejtësi, por të keqpërdorura.
Në çdo shtet të Globit do të gjenden raste dhe shembuj të shumtë dhe të ndryshëm të keqpërdorimit të këtij mekanizmi botëror, por ne shqiptarëve na duhet ti referohemi eksperiencave dhe shembujve tanë.
Për fat të keq ato janë të shumtë por do të rendisja 2-3 prej tyre.
Imazhi dhe besimi i këtij mekanizmi u trondit fort që në ditët e para të daljes së shqiptarëve në dritën e lirisë, kur për herë të parë pas një kalvari terrori diktatorial gjysëm shekullor mundën të krijoheshin edhe në Shqipëri mekanizmat e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Paradoksalisht me mundësimin e krijimit të tyre, kontrolli, drejtimi, përfaqësimi ju dha po të njejtëve persona që për 50 vite kishin qenë zemra, truri, zëri, shpata e kazma e mekanizmit diktatorial.
Qindra miliona financime u sponsorizuan po për këta njerëz, po për të mbajtur gjallë ideologjitë e tyre, trashëgiminë e dhunës dhe mohimit të lirisë dhe aspak vendosjen, edukimin dhe mbrojtjen e një kulture të re të drejtave dhe lirive themelore.
Ky model tashmë është i kalçifikuar mbi sistemin shoqëror në Shqipëri !
Problemi më madhor dhe shembulli ?par excellence? i këtij kontraversi të madh midis parimeve, detyrimeve, përgjegjësive të këtij Këshilli dhe Shqipërisë është çështja e pronave private të sekuestruara, konfiskuara dhe shfrytëzuara për gjysëm shekulli nga rregjimi diktatorial komunist.
Me rikthimin në pushtet të ish-stalinistëve shqiptar në 2013, u hartua dhe implementua një platformë e re e ndalimit të rikthimit dhe kompesimit të pronave private tek pronari legjitim.
Asnjë reagim nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB për këtë politikë marksiste të rikthyer në Shqipëri, ndaj pronës !
Qeveria e ish-stalinistëve shqiptarë i kërkon zyrtarisht Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg të ndalojë dhe bllokojë shqyrtimin e çështjeve të shtetasve shqiptarë mbi të drejtat e pronës.
Mesa duket lobimet e forta korruptive arritën të ndikojnë edhe mbi këtë mekanizëm të shpresës së shqiptarëve për të drejtat fondamentale të tyre.
Gjykata Evropiane ka bllokuar prej dy vitesh të gjitha rastet, madje dhe të shqyrtuara, nga kjo gjykatë !
Kjo i inkurajoj edhe më shumë ish-stalinistët shqiptar në pushtet që hodhën hapin tjetër të madh duke hartuar e miratuar një ligj të ri mbi pronën private i cili e rikonfiskon përsëri pronën e individit.
Tashmë, jo me dhunën e Sigurimit të Shtetit, siç bënë 70 vite më parë por përmes gjygjtarëve të korruptuar dhe shantazhuar të Gjykatës Kushtetuese të cilët arritën deri të fallcifikojnë tekstin e ligjit në komunikimin dhe konsultën me Komisionin e Venecias !!
Tashmë jo në interes të ?Bllokut Komunist?, por në dhurata ndaj oligarkëve që blejnë votat për pushtetin shërbëtor.
Asnjë indikacion, asnjë denoncim, asnjë reagim, asnjë masë e ndërrmarë nga Këshilli i famshëm i të Drejtave të Njeriut të OKB për këtë rast shqiptar, që në fakt është sa unikal aq dhe sinjifikativ në kontekstin e lirive dhe drejtave themelore në aspektin global.
Shqiptarët e kuptojnë fare mirë hipokrizinë e shfaqjeve dhe retorikës boshe por të sjelljes ?double standard? të këtij mekanizmi në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ndaj serioziteti dhe angazhimi për rikthimin e vlerave nga Administrata Trump edhe në këtë rast ka lindur një shpresë tek të gjithë ata njerëz anekënd botës të cilët besojnë tek parimet, vlerat dhe angazhimet reale dhe të vërteta për liritë dhe të drejtave themelore të njeriut.
Tek ata që nuk pranojnë të mashtrohen nga hipokrizia e buzëqeshjeve fallco dhe nuk pajtohen me burokracitë korruptive të ?double standard?.
Sot në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit është zhvillu...
Prishen adoleshentët nëpër ëndërra erotike. Prishen brenda g...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një deklar...
Pushtetarët e pasur nuk iu tremben institucioneve të drejtës...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë gjykuese Xhensil...
Një trup i pajetë është gjendur në Itali, në Valmontone në r...
Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi janë evide...
Procesi i Vettingut nga njëra anë shihet së rreze shprese p...
Më 11 maj, është firmosur në Greqi marrëveshja për njohjen e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas la...
Në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas mund të lëvizet...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm mes dy urba...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm mes dy urba...
Qeveritë e eurozonës kanë ndërmjetësuar një marrëveshje të s...
Ftesa e Administratës Tatimore ndaj bizneseve për të përmirë...
Një aksident është regjistruar pak çaste më parë mes dy urba...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sfer...
Reshjet e shiut të rëna ditët e fundit në qytetin e Korçës k...
Në Universitetin e Tiranës, këtë vit akademik do të hyjnë 55...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...