web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthim tritoli në automjetin e një polici

19 Qershor 2018, 07:11, Kronika CNA

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në automjetin e një punonjësi të policisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se automjeti, i cili është në pronësi të punonjësit të policisë, Agim Bushgjoka, ka qënë i parkuar poshtë banesës.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimet. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndërsa nuk ka pasur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

Agim Bushgjoka është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.





Lajmet e fundit nga