web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqet e Arta Markut/ Çfarë i lidh me grabitjet Donika Prelën dhe Anita Jellën?

18 Qershor 2018, 09:50, Aktualitet CNA

Me 9 maj 2018, Anita Jella, u emërua në krye të Prokurorisë së Durrësit, ne vend të Donika Prelës, e cila u komandua në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Jella, ndryshe në rrethin e prokurorëve njihet edhe si shoqja e Arta Markut. Madje u tha se detyrën si kryeprokurore  në Durrës, e ka marrë në bazë të kësaj miqësie, njëjtë si Donika Prela tek Krimet e Rënda.

Një ditë para se Jella të emërohej, por edhe më pas  Prokuroria e Durrësit ra pre e grabitjeve. Brenda një kohe të shkurtër u grabit posta sekrete, dhe krimi përparoi më tej, duke u futur në zyrat e Prokurorisë.

Kujtojmë se me 8 maj  2018, në kohën që ende Prokuroria e Durrësit drejtohej nga Donika Prela,  është raportuar  grabitja postës sekrete.

Dy persona kanë sulmuar postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i kanë marrë disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.

?Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Po punohet intensivisht dhe po kryhen  të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rreth dy javë më vonë,  me 24 maj  2018, Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes, ka raportuar CNA.al.

Ironike apo jo, në vend që të shkojë prokurori tek vendi i ngjarjes, shkon vendi i ngjarjes tek prokurori.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ambientet e Prokurorisë së Durrësit ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët sipas saj kanë përdorur mjete të forta për të hapur derën e zyrës së serverit, ku fillimisht kanë dëmtuar pajisjet e kamerave të sigurisë.

Pavarësisht e disa persona janë vënë në pranga, ende nuk ka asgjë të re.

Ajo çfarë i lidh dy prokuroret tashmë kryeprokurore me grabitje, është institucioni i grabitur, Prokuroria e Durrësit dhe pozita që ato mbanin, në kohën kur kanë ndodhur grabitjet.

Jella,  para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Durrësit, është lakuar edhe për përplasje me prokurorin tashmë të pezulluar Dritan Gina.

Risjellim në vëmendje  se në mars të vitit 2018, Prokurori Dritan Gina, i shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, ka hedhur akuza të forta ndaj Jellës.

Ndërsa, Gjykata e Durrësit shqyrtonte ankimimin e bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra, ai ka kërkuar që prokurori i kësaj çështje të mos ishte Anita Jella, pasi sipas tij, ajo është shoqe me Arta Markun.

Ai po ashtu pretendonte se nuk ishte marrë në pyetje nga prokurorja Anita Jella.

Por, kjo e fundit i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.

“Me Arta Markun kam qenë shoqe kursi në magjistraturë, njëkohësisht si edhe me bashkëshorten tuaj. Me ty jam i njëjti brez në fakultet, kemi përfunduar universitetin bashkë. Ky nuk është shkak për të thënë se ndikon në prova. Kërkojmë që të mos fillojë çështja sepse nuk ka shkelje ligjore nga ana e palës së paditur. Procedimin disiplinor ta ndjekë në rrugë tjetër ligjore,” është kundërpërgjigjur prokurorja Jella.

CNA.al sjell deklaratën e pasurinë së kryeprokurores  Anita Jella, e cila rezulton me e varfër se ish-shefja e saj Donika Prela.  Jella burime të ardhurash ka vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit, ndërkaq nuk mungon dhe një kredi që e ka në emër të bashkëshortit-prokuror, Erjon Shqarri.

Deklarata e pasurisë

Kursime nga paga ime dhe e bashkëshortit, në cash, mbajtur në banesë në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vitin 2016, në shumën 1.461.636 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit Erjon Shqarri, si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vitin 2016, në shumën 1.072.672 lekë.

Gjendja në llogarinë rrjedhëse te pagës time me datë 31.12.2017, në shumën -45068,15 lekë.

Kredi bankare për blerje shtëpie marrë në muajin nëntor 2011 për një periudhë 20 vjeçare, për një shumë prej 5,650.000  lekë, në ernër të bashkëshortit Erjon Shqarri.

Shuma e shlyer në vlerën 452,498.35. 4,571,861 (katër milion e pesëqind e shtatëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e një) lekë. (principali i mbetur)

Detyrim kartë krediti (Mastercard) në emrin tim, me limit 180 000 lekë, e vlefshme deri me 10/2019 e nxjerrë në vitin 2016. Shuma e pashlyer është  90 604,66  lekë. Shuma e pashlyer është 174.933,65 lekë.

Detyrim ndaj firmës ndërtuese V-Ndërtim për blerje apartamenti të deklaruar, sipas deklaratës noteriale mr datë 08.10.2016. Shuma a pashlyer është 12 900 euro.

 





Lajmet e fundit nga